11 July 2024, 15:16
Nga r.ll
foto ilustruese
SREBRENICË- Masakra në Srebrenicë është momenti më i përgjakshëm i luftës në Bosnjë e Hercegovinë. Shpërbërja e ish Jugosllavisë i hapi rrugën pasioneve nacionaliste dhe ambicieve territoriale të serbëve të Bosnjës, duke u kthyer kundër dy grupeve tjera kryesore etnike, kroatëve dhe boshnjakëve myslimanë.
Më 11 korrik të vitit 1995, serbët e Bosnjës sulmuan Srebrenicën, duke detyruar paqeruajtësit ndërkombëtarë të tërhiqeshin nga zona e shpallur si e sigurt. Ata ndanë të paktën 8,000 burra dhe djem nga bashkëshortet, nënat dhe motrat e tyre dhe i vranë.
Ata që u përpoqën të ikin u ndoqën nëpër pyjet dhe malet që rrethojnë qytetin. Më pas, autorët e vrasjeve hodhën trupat e viktimave në varre masive, të hapura me shpejtësi, të cilat më vonë i rihapën me buldozerë dhe i shpërndanë mbetjet mortore nëpër varreza të tjera për të fshehur gjurmët e krimeve të tyre të luftës.
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, gjykata më e lartë e Kombeve të Bashkuara, në vitin 2007 shpalli vendimin që aktet e kryera në Srebrenicë nga forcat serbe në Bosnjë përbënin gjenocid.
Serbia dhe serbët e Bosnjës e mohojnë se ngjarjet në Srebrenicë janë gjenocid, përkundër faktit që një përfundim i tillë është përcaktuar në dy gjykata të Kombeve të Bashkuara.
Udhëheqësi politik i serbëve të Bosnjës gjatë luftës Radovan Karaxhiç dhe komandanti i tij ushtarak Ratko Mladiç u dënuan për gjenocid në Srebrenicë nga Gjykata e posaçme e OKB-së për krime lufte në Hagë.
Gjatë këtij viti, Kombet e Bashkuara miratuan një rezolutë që caktoi një datë për të përkujtuar gjenocidin e vitit 1995.
Masakra në Srebrenicë është rasti i parë i gjenocidit në Evropë pas Holokaustit, vrasjes së 6 milionë hebrenjve dhe pjesëtarëve të tjerë të pakicave nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore./VOA
gjenocidi ne srebrenice
Bota
11 July 2024, 15:12
N.F
KINË- Kina akuzoi NATO-n të enjten se kërkon siguri në kurriz të të tjerëve dhe i bëri thirrje aleancës që t...
Bota
11 July 2024, 15:05
N.F
Foto ilusruese
KOSOVË- Zyrtarë të lartë të Kosovës paralajmërojnë se Serbia po përgatitet për sulm apo pr...
Bota
11 July 2024, 14:46
M.B
Foto ilustruese
BOSNJE-HERCEGOVINA- Në Srebrenicë më 11 korrik është shënuar 29-vjetori i gjenocidit, që u krye nga forc...
Bota
11 July 2024, 14:36
M.B
Foto ilustruese
FRANKFURT- Gjurmuesi i faqes së internetit Indeed ka arritur në vlerën 4.2%, nga 3.5%. Rritja e pagave në Eurozonë...
Bota
11 July 2024, 13:04
I.A
Ramush Haradinaj
KOSOVË- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka quajtur kriminel kryeministrin Al...
Bota
11 July 2024, 13:00
S.B
pamje nga ngjarja
FRANCË- Katedralja e qytetit të Rouen në Francë është përfshirë ditën e sotme nga flak&...
Bota
11 July 2024, 12:45
S.B
pamje nga ngjarja
SHBA- Një pasagjere në një fluturim të United Airlines nga Miami në Newark humbi kontrollin ...
Bota
11 July 2024, 12:37
I.A
Seanca
KOSOVË- Autori i vrasjes së Marigona Osmanit, Dardan Krivaqa ka deklaruar se ai dhe tani e ndjera kanë qenë përdorues t&eum...
Bota
11 July 2024, 12:28
M.B
Marshimi i Paqes
BOSNJE-HERCEGOVINA- "Marshi i paqes është diçka që ne, fëmijët e luftëtarëve të Srebre...
Bota
11 July 2024, 12:24
S.B
Yazmeen Williams.
SHBA- Një person u akuzua për vrasje pasi hodhi trupin e pajetë të një gruaje në një trotuar n&eu...