LIVE UPDATES
Bota

A do të ikin turqit pas fitores së AfD në Saksoni-Anhalt?

Fitorja e AfD-së në Saksoni-Anhalt po shkakton ankth tek njerëzit me origjinë turke në rajon. Në të njëjtën kohë, shumica janë të bindur se nevoja për punëtorë të huaj do të vazhdojë - pavarësisht zhvendosjes djathtas.

12 September 2026, 10:07 Nga I.A

A do të ikin turqit pas fitores së AfD në Saksoni-Anhalt?

GJERMANI- Suksesi i Alternativës për Gjermaninë (AfD), e cila fitoi pothuajse gjysmën e votave në zgjedhjet e landit të Saksonisë-Anhaltit, ka shkaktuar shqetësim në të gjithë vendin. Njerëzit me origjinë turke në Gjermani janë veçanërisht të shqetësuar. Bashkëkryetari i Komunitetit Turk në Gjermani (TGD), raporton për takimet e tij personale me pronarët e dyqaneve në Saksoni-Anhalt. "Pas suksesit të AfD-së, disa menduan të mbyllnin bizneset e tyre dhe të largoheshin fillimisht nga Saksoni-Anhalti, dhe pastaj nga Gjermania", tha ai për DW.

Këto janë reagimet e para emocionale. Në fund të fundit, është e vështirë për njerëzit të heqin dorë nga jeta e tyre në një vend dhe të gjitha që kanë krijuar dhe të largohen brenda natës.

"Kemi pasur mundësi tjetër të flasim me disa prej tyre. Ata po presin - domethënë, po presin derisa të formohet një qeveri", shpjegon ai.

"Një problem për të gjithë Gjermaninë"

Njerëzit me origjinë turke në këtë land e shohin ngritjen e AfD-së "si një problem për Gjermaninënë tërësi". Duhet të merret në konsideratë zhvillimi jo vetëm nga perspektiva e migrantëve, por edhe në lidhje me demokracinë gjermane, thotë Sofuoğlu. Në fund të fundit, stabiliteti i ardhshëm i Gjermanisë është në rrezik.

Sipas Sofuoğlu, ndërsa AfD përdor migracionin si një mjet politik, qëllimi i saj i vërtetë është kushtetuta gjermane dhe demokracia. Shumë njerëz me origjinë turke e shohin zhvillimin më shumë nga perspektiva e tyre, beson ai.

"Pavarësisht se ngritja e AfD-së do të na ndikojë - në përgjithësi është një zhvillim antidemokratik që duhet të kundërshtohet së bashku me të gjitha forcat demokratike."

Kësaj i shtohet edhe frika e një rritjeje të mëtejshme të dhunës së krahut të djathtë. "Ekziston frika se sulme si ato të NSU mund të shtohen në ditët në vijim, dhe se shkaqet themelore nuk do të hetohen më pas", thotë Sofuoğlu.

"Vetëm shqetësimi nuk arrin asgjë"

Megjithatë, shqetësimi për një rritje të mëtejshme të dhunës së krahut të djathtë është vetëm një pjesë e debatit. Alaz Sümer, një avokat dhe ekspert i migracionit, paralajmëron kundër shprehjes së thjeshtë të shqetësimit. "Nuk besoj se vetëm shqetësimi i thjeshtë arrin diçka. Duhet të merren në konsideratë shkaqet themelore", i tha ai DW.

"Mendoj se partitë e konsoliduara nuk i kanë adresuar si duhet problemet që i mundësuan AfD-së të fitonte në nivel të tillë." Sümer erdhi në Gjermaninëntë vjet më parë për të studiuar. Sot, ai po ndjek studimet për një doktoraturë mbi partitë ekstremiste të krahut të djathtë dhe këshillon njerëzit nga komuniteti i emigrantëve për njohjen e kualifikimeve të fituara jashtë vendit.

Duke parë në retrospektivë zhvillimet e viteve të fundit, ai shton: "Të thuash 'AfD është e keqe, AfD është e rrezikshme' është e lehtë. Ne tashmë e dimë këtë."

"Suksesi ishte i parashikueshëm"

Edhe Irmak Boztürk - një emër që ne e ndryshuam me kërkesën e saj - gjithashtu jetoi në GjermaninëLindore për shumë vite. Dymbëdhjetë vjet më parë ajo erdhi në Leipzig për të studiuar. Ajo e konsideron fitoren e AfD-së shqetësuese, por jo befasuese.

"Ishte e parashikueshme që ekstremistët e djathtë të arrinin një rezultat të lartë dhe të dilnin si partia më e fortë në zgjedhje – por politikat e qeverisë, të cilat janë të largëta nga qytetarët, i hapën edhe rrugën këtij rezultati. Megjithatë, ngritja e AfD-së nuk i ndryshon problemet strukturore të Gjermanisë", tha Boztürk.

"Edhe me ndryshimin e qeverisë, nevoja për punëtorë dhe të rinj nuk do të ndryshojë - veçanërisht jo në një land me një popullsi aq të moshuar sa Saksonia-Anhalt".

Mundësia e ndalimit të AfD?

Ndërkohë, avokati Sümer kërkon kujdes kur kemi të bëjmë me AfD. Partia është në pjesë të saj radikale e krahut të djathtë dhe tani është "një realitet në Gjermani". Sipas tij, një ndalim i partisë do t'i forconte ekstrtemistët e djathtë.

Nëse AfD do të ndalohej, një parti e re do të themelohej, ndërsa forcat ekstremiste të krahut të djathtë mund të bashkoheshin me organizatat e fshehta. Sümer beson se kjo do ta bënte Gjermaninë "edhe më të pabanueshme” për emigrantët.

Në vend të kësaj, ai i kushton rëndësi të bisedohet me votuesit e AfD dhe të kuptohen motivet e tyre. Problemi i racizmit në Gjermani është më i madh se vetë AfD. Problemet me të cilat përballen emigrantët nuk kufizohen vetëm në parti.

Sa turq jetojnë në Saksoni-Anhalt?

Sipas Zyrës Federale të Statistikave, në vitin 2025 kishte rreth 249,000 njerëz me prejardhje migrante që jetonin në Saksoni-Anhalt, i cili ka rreth dy milionë banorë, përfshirë 6,120 njerëz me origjinë turke.

Burime të shumta vlerësojnë se numri i njerëzve me origjinë turke në mbarë vendin është tre deri në katër milionë./DW

afd tgd

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin