2 October 2022, 20:15
Nga k.m.
Bruce Willis
SHBA- Agjenti i Bruce Willis ka mohuar raportimet se ylli i kinematografisë ka shitur të drejtat për fytyrën e tij. Javën e kaluar, u raportua gjerësisht se Willis, në marrëveshjen e parë të këtij lloji, ia kishte "shitur fytyrën" një kompanie të quajtur Deepcake. Megjithatë, një zëdhënës i aktorit i tha BBC-së se ai nuk kishte “asnjë partneritet apo marrëveshje” me kompaninë.
Willis njoftoi tërheqjen e tij nga aktrimi në mars pasi u diagnostikua me afazi, një çrregullim që ndikon në të folur. Deepfakes përdorin inteligjencën artificiale (AI) dhe teknologjinë për të krijuar video realiste - shpesh të të famshëmve ose politikanëve. Për aktorët që nuk mund të aktrojnë më, teknologjia ka potencialin të ndryshojë 'lojën'.
Më 27 shtator, Daily Mail raportoi se një marrëveshje ishte arritur midis Willis dhe Deepcake.
“Dy herë fituesi i Emmy-t Bruce Willis mund të shfaqet ende në filma pasi ka shitur të drejtat e tij të imazhit për Deepcake”, thuhet në lajm.
Por nuk duket se është kështu.
Ajo që është e vërtetë është se një “deepfake” e Bruce Willis u përdor për të krijuar një reklamë për Megafon, një kompani ruse e telekomunikacionit, vitin e kaluar. Deepcake i tha BBC-së se kishte punuar ngushtë me ekipin e Willis për reklamën. Megjithatë BBC e pyeti agjentin e Willis nëse aktori kishte punuar ndonjëherë me Deepcake, por ende nuk ka përgjigje.
bruce willis
Bota
2 October 2022, 20:04
k.m.
Foto ilustruese
LIBI- 42 trupa u gjetën në një varr masiv në Sirte, një ish-bastion i Shtetit Islamik ISIS në Libi, rreth 450...
Bota
2 October 2022, 19:54
k.m.
Nikos Dendias
ATHINË- Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias u shpreh se Greqia ka zgjedhur të mos e ndjekë Turqinë...
Bota
2 October 2022, 19:26
k.m.
RIO DE JANEIRO- Brazilianët do votojnë duke u vwnw para një zgjedhje që mund të çojw vendin nga një lider i ekstremit t&e...
Bota
2 October 2022, 19:06
k.m.
Bojko Borisov
SOFJE- Partia 'Gerb' e ish-kryeministrit Bojko Borisov është fituesja e zgjedhjeve bullgare duke siguruar 25% të vot...
Bota
2 October 2022, 19:01
k.m.
Foto ilustruese
Irani ndodhet në kulmin e një revolte popullore, të shkaktuar nga vdekja e një vajze 22 vjeçe në paraburgim...
Bota
2 October 2022, 18:19
k.m.
Viktima dhe autori
GREQI- Detaje të reja janë mësuar lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi pak ditë më parë n&e...
Bota
2 October 2022, 18:10
k.m.
Foto ilustruese
Nëntë shtete të Evropës Qendrore dhe Lindore kanë ofruar mbështetjen e tyre që Ukraina të bëh...
Bota
2 October 2022, 18:09
k.m.
Shenjat e torturave
Muajt e pushtimit rus kanë qenë shumë të vështira për banorët në qytetin ukrainas Izium, i cili...
Bota
2 October 2022, 17:43
k.m.
Lonnie Willison
SHBA- Historia e Lonnie Willison është dëshmi se sa shumë mund të ndryshojë jeta. Lonnie Willison konsiderohe...
Bota
2 October 2022, 17:27
k.m.
Pamje nga qendra e votimit
BOSNJE- Një qendër votimi në Grabavicë të Sarajevës është mbyllur përkohësisht...