27 September 2022, 12:24
Nga d.a
Kovacevski
MAQEDONIA E VERIUT- Partitë në pushtet në Maqedoninë e Veriut pretendojnë se mazhoranca parlamentare është e qëndrueshme, dhe qeveria është plotësisht e fokusuar në menaxhimin e krizës, si dhe në shqyrtimin e procesit të BE-së.
Këto debate janë nxitur pasi që BDI së fundi po përballet me një përçarje të brendshme, ku një grup, kryesisht i përbërë nga themelues të saj kanë shprehur pakënaqësi ndaj ministrave, ku në fokus është zv/kryeministri Artan Grubi.
Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska deklaroi se shumica parlamentare është stabile, ndërsa Qeveria është tërësisht e fokusuar në menaxhimin e krizës.
“Ato janë punë të brendshme partiake, deklaroi dje kryetari i partisë, unë nuk do ta komentoja. Shumica parlamentare është stabile, ndërsa Qeveria është tërësisht e fokusuar në menaxhimin e krizës ekonomike dhe energjetike, si dhe në procesin e skriningut i cili tani më është duke vijuar”, thotë Kuzeska, duke e përsëritur qëndrimin e partisë pas informacioneve për ngjarjet në partnerin e tyre të koalicionit BDI.
Ministri i Jashtëm dhe njëherit zëdhënës i BDI-së, Bujar Osmani po ashtu dje theksoi se Qeveria është stabile dhe se është i rremë informacioni për shkarkimin e tij. Osmani tha se ka një nivel të lartë të demokracisë në parti dhe secili mund të shprehë mendimin e tij, por fjalën e fundit e kanë liderët.
Se shumica e qeverisë është stabile, këtë e ka përsëritur edhe nënkryetari i LSDM-së, Pero Kostadinov. “Shumica e Qeverisë është stabile dhe koalicioni nuk ka probleme”, tha Kostadinov. Ai shtoi se tani për tani ka informacione se vetëm Goran Milevski nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale do të zëvendësohet nga ekipi qeveritar, i cili ka dhënë dorëheqje dhe nuk ka paralajmëruar ndryshime të mëtejshme.
Nga opozita kanë theksuar se qeverisja aktuale nuk është stabile. Kreu i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski ka përsëritur se vendit i duhen zgjedhje urgjente të parakohshme parlamentare.
Edhe ushtruesi i detyrës si kryetar i ASH-së, Arben Taravari theksoi mbrëmë në Klan Debat se momentalisht kjo qeveri nuk është e sigurtë dhe është jostabile.
“Në momentin që po flasim kjo qeveri nuk e di se a mund të ketë 61 deputetë, nuk është stabile dhe nuk do zgjasë edhe shum, ne u munduam si çdo opozitë ta rëzoj qeverinë dhe kjo një ditë do të ndodhë sepse ndryshimi që e duan shqiptarët po vjen” – tha Taravari. (INA)
dimitar kovaçevski qeveria e rmv artan grubi bogdanka kuzeska
Bota
27 September 2022, 12:10
d.a.
Vujotiç
MAL I ZI- Milan Vujotiç, anëtar i lartë i grupit kriminal 'Kavaça' nga Podgorica, është arrestuar me ...
Bota
27 September 2022, 11:55
d.a.
Medvedev
RUSI- Ish-presidenti i Rusisë dhe nënkryetari aktual i Këshillit të Sigurimit të vendit, Dmitry Medvedev, ...
Bota
27 September 2022, 11:42
d.a.
KOSOVË- Shefi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Petar Petkoviç i është ndaluar hyrja në Mitrovicë...
Bota
27 September 2022, 11:30
d.a.
Albin Kurti
Nga Republik.ch
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tani është aty ku ka dashur të jetë gjithmonë. Pas nj&e...
Bota
27 September 2022, 11:16
d.a.
Foto ilustruese
SHBA- Guvernatori i Floridës ka paralajmëruar shtetin që të përgatitet për një "katastrofë të ...
Bota
27 September 2022, 10:55
d.a.
referendumi ne ukraine
UKRAINË- E marta është dita e fundit e një votimi për rajonet e kontrolluara nga Rusia të Ukrainë...
Bota
27 September 2022, 10:38
d.a.
Kassym-Jomart Tokayev
KAZAKISTAN- Kazakistani konsiderohet një nga aleatët e përhershëm të Rusisë, por është d...
Bota
27 September 2022, 10:09
d.a.
Putin
BRITANI- Presidenti Vladimir Putin është planifikuar t'i drejtohet të dy dhomave të parlamentit rus të premte...
Bota
27 September 2022, 09:42
d.a.
Abazovic, Rama, Vucic
MAL I ZI- Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka deklaruar se raportet e tij me Edi Ramë...
Bota
27 September 2022, 09:31
F.M
Foto Ilustruese
ZVICËR- Një familje shqiptare është vënë nën hetim nga policia e Zvicrës, pasi akuzohen se shisnin ...