LIVE UPDATES
Bota

A mund të bëjë për vete votuesit ruralë kandidati demokrat për nënpresident, Tim Walz?

Kandidati demokrat për nënpresident, Tim Walz e kaloi gjysmën e parë të jetës së tij në një pjesë rurale të Nebraskës… rreth pesë orë me makinë nga aeroporti kryesor më i afërt.

25 October 2024, 17:18 Nga E. D
A mund të bëjë për vete votuesit ruralë kandidati
Tim Walz

SHBA- Tim Walz shërbeu për dy mandate si guvernator i Minesotës përpara se të përzgjidhej si kandidati demokrat për nënpresident. Në aktivitetet elektorale, ai përmend fillimet e tij në Nebraska dhe se si kjo ndikoi tek formimi i tij si person, si kandidat në zgjedhje dhe si guvernator. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Natasha Mozgovaya, vizitoi shtetin Nebraska për të parë nga afër se çfarë mendojnë banorët e tij për zotin Walz.

Kandidati demokrat për nënpresident, Tim Walz e kaloi gjysmën e parë të jetës së tij në një pjesë rurale të Nebraskës… rreth pesë orë me makinë nga aeroporti kryesor më i afërt. Këtu, tiparet më të spikatura të peizazhit janë shpesh depot e grurit. Disa njerëz këtu shohin një pjesë të vetes tek kandidati për nënpresident.

“Kur e shoh në televizion, nuk duket si një politikan. Më ngjason me mësuesin tim të preferuar në shkollë, sepse ai i është përkushtuar vërtet komunitetit të tij dhe nxënësve të tij. Dhe ai me të vërtetë ka vlera të larta morale”, thotë fermerja Becky Potmesil.

Zoti Walz lindi në West Point, Nebraska dhe e kaloi fëmijërinë e tij në Valentine, me një popullsi prej 2,600 banorësh... një qytet jo i njohur për personalitete politike.

"E kemi ndjekur karrierën e Timit, ndoshta disi në distancë. Këtë hap (kandidimi për nënpresident)... nuk e mendonim se do të ndodhte!”, thotë Tom Elliot, banor në Valentine.

Kur zoti Walz ishte adoleshent, diagnostikimi i babait të tij me kancer në mushkëri e shtyu familjen të lëvizte 160 kilometra më në veri, ku kishin të afërm të tjerë.

“Unë u rrita në Butte, Nebraska, një qytezë me 400 banorë. Në shkollën e mesme, ishim në klasë 24 nxënës”, thotë zoti Walz.

Të afërmit e zotit Walz ende jetojnë në këtë zonë. Daja i tij, fermeri në pension Jerome Reiman thotë se ka në plan të votojë për nipin e tij, por shton se është pak i shqetësuar se djali i qytetit të vogël që ai mban mend, mund të jetë tepër i sjellshëm për t'u përballur me sfidat e botës së madhe.

“Ai ishte thjesht një djalosh i zakonshëm. Dua të them që ishte një djalë i mirë. I pëlqenin sportet. Timi nuk do të jetë i ashpër mjaftueshëm për Putinin; kjo më shqetëson”, thotë zoti Reiman.

I rritur në zona rurale, zoti Walz u apasionua pas peshkimit dhe gjuetisë, dhe nuk fsheh dashurinë e tij për armët. Simbolika e kapeles së tij me kamuflazh u përqafua nga një grup aktivistësh për demokratët e zonave rurale.

"Mendoj se rrobat e kamuflazhit, gjuetia, përfaqësojnë Nebraskën", thotë aktivistja demokrate Barbara Critchett.

Në gjurmët e babait të tij, një veteran i Luftës së Koresë, zoti Walz hyri në Gardën Kombëtare në moshën 17-vjeçare dhe e vazhdoi shërbimin për 24 vite.

Por për disa votues ruralë, shërbimi ushtarak dhe historiku i pronësisë së armëve nuk do të thotë se zoti Walz ndan të njëjtat vlera me ta.

“Jo, as nuk i afrohet. Gënjen haptazi // Kjo është një e drejtë e garantuar me amendamentin e dytë të kushtetutës -- unë nuk kërkoj t'ia heq atij armën, sikurse po përpiqen të veprojnë me ne!", thotë Stephen Hale, banor në Valentine.

Zoti Walz gjithashtu mbështet të drejtën e abortit, gjë që e vë atë në kundërshti me shumë banorë në Nebraskën konservatore, ku disa kisha kanë përmendore për foshnjet e abortuara dhe peizazhi është i mbushur me shenja kundër abortit.

"Çështja më e rëndësishme për mua ka qenë gjithmonë mbrojtja e jetës. Kushdo që është pro jetës do të marrë votën time. Ai nuk do ta marrë votën time", thotë Michael Wartmen, banor në West Point.

Zoti Walz u diplomua në Kolegjin Shtetëror Chadron, në një qytet ku ish-Presidenti Donald Trump duket se është popullor. Administratës së kolegjit kohët e fundit iu desh të hiqte flamurin e tij të fushatës pasi dikush e ngriti atë pranë flamurit amerikan në kampus.

Miles Bannan nga Chadron thotë se rrënjët lokale të Tim Walzit nuk përkthehen domosdoshmërisht në mbështetje.

“Ka shumë familje që nuk flasin shumë për politikën, sepse ka shumë mosmarrëveshje. Dhe mendoj se ka shumë njerëz që inkurajohen prej tij, por kjo mund të mos ndryshojë mënyrën se si ata votojnë”, thotë Miles Bannan, banor në Chadron.

Disa këtu thonë se zoti Walz po i jep kështu një moment njohjeje kombëtare Nebraskës rurale. Por në këtë shtet konservator amerikan, rrënjët e përbashkëta nuk janë garanci për vota./VOA

tim walz

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin