LIVE UPDATES
Bota

AfD kritikon Bauhaus-in e hap debat mbi historinë gjermane

Në Gjermani, partia AfD ka nisur prej kohësh kritika të ashpra kundër Bauhaus-it, njërës nga shkollat më me ndikim në arkitekturën moderne. Bauhaus-i, pjesë e Trashëgimisë Kulturore Botërore të UNESCO-s, po kthehet në provë të asaj që do të thotë kulturë nën një qeveri të AfD-së.

27 June 2026, 13:55 Nga I.A

AfD kritikon Bauhaus-in e hap debat mbi historinë gjermane

GJERMANI- Në Saksoni-Anhalt kultura kthehet në debat të nxehtë. Bauhaus, shkollë e famshme e arkitekturës e shpërbërë dikur nga nazistët, sot, një shekull më vonë përballet me kritika të AfD-së, shkruan Auron Dodi.

AfD e zhvendos debatin politik në kulturë

Në Gjermani, partia AfD ka nisur prej kohësh kritika të ashpra kundër Bauhaus-it, njërës nga shkollat më me ndikim në arkitekturën moderne. Bauhaus-i, pjesë e Trashëgimisë Kulturore Botërore të UNESCO-s, po kthehet në provë të asaj që do të thotë kulturë nën një qeveri të AfD-së.

AfD-ja e ka bërë kulturën  temë qendrore, sepse përmes kulturës mund të riinterpretohet historia. Kjo parti dëshiron të krijojë një imazh tjetër të Gjermanisë, të përqendruar te "identiteti gjerman”.

Si mjet ka zgjedhur "politikën kulturore patriotike”, siç e quan në programin elektoral. Zëdhënësi i AfD-së për kulturën në Saksoni-Anhalt, Hans-Thomas Tillschneider, kërkon që Saksoni-Anhalt të bëhet "vendi i ëndërruar për të gjithë patriotët gjermanë”. Ai kërkon një "rilindje të kulturës gjermane”.

Njëkohësisht, të gjithë ata që për AfD-në janë tepër "të larmishëm”, AfD-ja i vë nën presion. P.sh., thotë se teatrot nxisin "ideologji të larmisë liberale-të majtë”. Përfaqësuesi i AfD-së i kërcënoi se do t'ua presë subvencionet.

Prandaj artistët në Saksoni-Anhalt i shohin me njëfarë shqetësimi zgjedhjet e landit në shtator (2026). AfD-ja prin në sondazhe me mbi 40 për qind dhe mund të fitojë shumicën absolute — pikërisht në landin ku Bauhaus-i ka selinë.

Kritika ndaj Bauhaus-it dhe ideologjia e para 100 viteve

Fondacioni Bauhaus në Dessau e sheh veten prej disa vitesh përballë akuzave të AfD-së. Drejtues të Fondacionit paralajmëruan se AfD-ja po rikthen retorikën naziste. Kjo thuhet megjithëse AfD-ja nuk e pranon akuzën. Përfaqësuesi i AfD-së, vitin e kaluar, e cilësoi shkollën Bauhaus, para parlamentit të landit, si një "rrugë të gabuar të modernitetit”. Ky është, sipas ekspertëve të ARD-së, citat nga Paul Schultze-Naumburg, ideolog nazist, libri i të cilit "Kunst und Rasse” (Arti dhe Raca) formësoi politikën kulturore naziste.

Ky ideolog, dikur e kishte quajtur "antigjermane” çatinë e sheshtë, një tipar karakteristik i ndërtesave Bauhaus. Ideologët e nazizmit e kishin quajtur Bauhaus-in "antigjerman”, edhe sepse, sipas tyre, ka "stil anonim, ndërkombëtar e bolshevik”.

Përfaqësuesi i AfD-së, Tillschneider, duket se argumenton tërthorazi ngjashëm. Bauhaus-i, i tha ai gazetës Frankfurter Allgemeine Zeitung, mishëron "çrrënjosjen”, "zhvendosjen e ndërtimit”. Bauhaus-i ndërtoi për ‘Anywheres' (ata që ndihen kudo si në shtëpi); kurse AfD-ja angazhohet për ‚Somewheres‘ (të rrënjosurit), ata të lidhur me një vend.

Bauhaus-i ndryshoi arkitekturën dhe mënyrën e të jetuarit

Bauhaus-i nuk ishte thjesht një stil ndërtimi; ishte një konceptim i ri, një premtim shoqëror. Shkolla u themelua më 1919 në Weimar, pak pas kryengritjes së republikanëve kundër Perandorisë gjermane të Vilhelmit. Fillimet e saj u frymëzuan nga ideja e çlirimit të individit. Brenda vetëm katërmbëdhjetë vitesh (1919–1933), Bauhaus-i përmbysi artin dhe arkitekturën. Objektivi i madh ishte të pajtonte estetikën me industrinë e kohës moderne. Deri atëherë, ishte artizanati që i kishte dhënë vulën mënyrës së ndërtimit.

Për katërmbëdhjetë vjet, shkolla Bauhaus strehoi ide shumë të ndryshme mbi formën moderne dhe rolin e artit dhe të artistit në epokën industriale. Bauhaus-i fillestar u nda më vonë në periudha të ndryshme, me qasje të ndryshme.

Zakonisht dallohen tre faza: ekspresionizmi i viteve të hershme (1919–1923), funksionalizmi (1923–1930), përpara se të mbizotëronin çështjet formale dhe konstruktiviste (1930–1933). Ajo që sot e kuptojmë si Bauhaus është kryesisht faza e mesme: dizajnimi i produkteve për botën moderne.

Ndërtesa më e famshme në Dessau, qyteti ku Bauhaus-i qe shpërngulur më 1925, e dëshmon këtë edhe sot nga jashtë: me vëllime kubike, çati të sheshtë dhe fasada xhami. Kjo ndërtesë, simbol i shkollës, që përfundoi më 1926, përbëhet nga linja të pastra, me shumë dritë dhe pa asnjë ornament.

Historianë gjermanë të kulturës kujtojnë se shumë arkitektë të viteve 1920 kërkonin rrugë se si të ndërtonin banesa masive, dhe t'i ndërtonin lirë, për shumë njerëz me të ardhura të pakta.

Ishte shkolla Bauhaus që, me inovacionin e konceptit, krijoi për herë të parë banesa të përballueshme, me kuzhinë dhe banjë brenda — gjë e pazakontë atëherë. Pikërisht këto banesa për shumicën, ky modernitet, ishte i urryer për nazistët.

Një ide e vjetër që u bë model modern arti

Emri Bauhaus e ka burimin në Mesjetë: Themeluesi Walter Gropius ia vuri shkollës emrin sipas Bauhütte-ve — punishteve ku, brez pas brezi, ngriheshin katedralet e mëdha. Atje sundonte një rregull i pazakontë: gurgdhendësi, piktori dhe skulptori punonin si të barabartë në një vepër të vetme. Atje nuk ishte i rëndësishëm një artist i veçantë, por krijimi i përbashkët. Pikërisht këtë donte të rikthente Gropius-i.

Në shkollën e tij Bauhaus, nxënësit, mjeshtrit e rinj dhe mjeshtrit e kualifikuar duhej të formonin një komunitet jete, mendimi dhe pune.

Gjurmë të kësaj shihen edhe sot në Dessau, te Shtëpitë e Mjeshtrave (Meisterhäuser), ku banonin arkitektët. Ato u bënë mishërimi i kolonisë së artistëve të shekullit të 20-të.

Idetë e Bauhaus-it pushtojnë botën

Nazistët e mbyllën shkollën, që qe zhvendosur  nga Weimari në Dessau, sapo erdhën në pushtet më 1933. Por shkolla Bauhaus mbijetoi, sepse shumë mësues e studentë emigruan, p.sh. në SHBA. Ngaqë numri i tyre në universitetet amerikane ishte shumë i madh, ata lanë gjurmë te një brez i tërë.

Kështu, në vitet 1950, stili Bauhaus — një stil modern, funksional, i thjeshtë — u përhap gjerësisht. Forma e reduktuar dhe seriale e ndërtimit, që mund të përshtatej thuajse kudo, e bëri kaq me ndikim shkollën.

Megjithatë, Bauhaus-i nuk ishte kurrë stil i ngurtë, por më shumë një rezervuar idesh: në nivel lokal idetë përvetësoheshin, riinterpretoheshin, ndonjëherë refuzoheshin. Gjurmët e Bauhaus-it shtrihen sot që nga Çikago, në Moskë, e deri në Tel Aviv. Në SHBA u përqafua më tepër elementi funksional; në Rusi u theksuan në ndërtesa më tepër elementët socialë.

Sot shkolla Bauhaus bën pjesë në Trashëgiminë Botërore të UNESCO-s. UNESCO e ka cilësuar "simbol të modernitetit dhe të arritjes pioniere njerëzore”.

Institucionet kulturore përgatiten për ndryshim politik

Në landin lindor të Saksoni-Anhalt-it, institucionet kulturore, teatrot e muzetë po përgatiten si të reagojnë: ndaj pushimeve eventuale nga puna, shkurtimeve të buxhetit apo ndërhyrjes politike. Të tërheq vëmendjen që po marrin përvoja nga artistët në Hungari, Poloni dhe Sllovaki, ku qeveritë e djathta e kanë vënë kulturën nën kontroll.

 Në një deklaratë të përbashkët, institucionet kulturore, mes tyre Fondacioni Bauhaus Dessau, i janë kundërvënë hapur "kthesës patriotike" të paralajmëruar.

 Edhe politika po vepron: qeveria e landit (CDU, SPD, FDP) paraqiti një ligj që çdo ndryshim në financimin e kulturës të miratohet vetëm me shumicë parlamentare./DW

bauhaus afd

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin