LIVE UPDATES
Bota

Aktpadia federale ndaj ish-Presidentit Trump, çfarë duhet ditur?

Akuzat e njoftuara më 8 qershor dolën nga një hetim ndaj ish-presidentit Trump për mbatje të paautorizuar të një sërë dokumentesh sekrete qeveritare pas largimit nga Shtëpia e Bardhë në janar të vitit 2021, të cilat ai i dërgoi në shtëpinë e tij në Mar-a-Lago.

17 June 2023, 07:53 Nga A.B

Aktpadia federale ndaj ish-Presidentit Trump, çfarë duhet ditur?

Në kushtet kur ish-Presidentin Donald Trump paraqitet si kandidati kryesor për të marrë emërimin zyrtar të partisë së tij për president, për zgjedhjet e vitit 2024, shpallja e akuzave për mbajtjen në mënyrë të paligjshme të dokumenteve sekrete pritet të dominojë debatet politike amerikane në muajt e ardhshëm.

Ndërsa demokratët dhe republikanët shprehin pozicionet e tyre të kundërta mbi atë që ka bërë ish-presidenti Trump, çfarë kanë bërë politikanët e tjerë dhe çfarë kërkon ligji, faktet e kësaj çështje ka të ngjarë të bëhen gjithnjë e më të ndërlikuara.

Më poshtë mund të gjeni një përmbledhje të asaj që dihen mbi këtë çështjen, bazuar në dosjen gjyqësore dhe deklaratat zyrtare.

Akuzat e njoftuara më 8 qershor dolën nga një hetim ndaj ish-presidentit Trump për mbatje të paautorizuar të një sërë dokumentesh sekrete qeveritare pas largimit nga Shtëpia e Bardhë në janar të vitit 2021, të cilat ai i dërgoi në shtëpinë e tij në Mar-a-Lago.

Presidenti Trump e bëri këtë pavarësisht nga detyrimi bazuar në Ligjin për të Dhënat Presidenciale, i cili kërkon që presidentët në largim t’i dorëzojnë të gjitha të dhënat tek Administrata Kombëtare e Arkivave.

Duke filluar nga maji 2021, zyrtarët Administratës Kombëtare të Arkivave i kërkuan vazhdimisht ish-presidentit Trump që t’i kthente dokumentet, duke paralajmëruar se ata do ta referonin çështjen në Departamentin e Drejtësisë nëse ai nuk do të përmbushte kërkesat e tyre, thuhet në aktakuzë.

Pas disa muajsh zvarritjeje nga ish-presidenti, përfaqësuesit e tij më në fund kthyen 15 kuti me dokumente në janar të vitit 2022, gati një vit pasi ai ishte larguar nga Shtëpia e Bardhë.

Zyrtarët e Administratës Kombëtare të Arkivave u alarmuan kur zbuluan se kutitë përmbanin 197 dokumente sekrete.

Në shkurt të vitit 2022, Administrata e Kombëtare e Arkivave ia referoi çështjen Departamentit të Drejtësisë.

Më 30 mars 2022, FBI hapi një hetim penal për këtë çështje. Muajin pasues, një juri e madhe federale u mblodh për të analizuar dëshmitë dhe prova të tjera lidhur me këtë çështje.

Kjo çoi në një hetim dhe përpjekje disa mujore nga Departamenti i Drejtësisë për të rimarrë dokumentet që ende i posedonte ish-presidenti Trump.

Në maj të vitit 2022, juria e madhe i dërgoi një kërkesë ligjori ish-presidentit Trump që ai t’ia dorëzonte të gjitha dokumentet sekrete Departamentit të Drejtësisë.

Trump në vend të kësaj kërkoi të “pengojë” hetimin dhe “të fshehë” posedimin e tij të dokumenteve të klasifikuara, sipas padisë.

Më 3 qershor 2022, avokatët e ish-presidentit Trump dorëzuan 38 dokumente të tjera sekreta, por fshehja e supozuar i bëri avokatët t’i tregonin Departamentit të Drejtësisë se ishte kryer një “kërkim i kujdesshëm” në Mar-a-Lago dhe nuk kishte mbetur asnjë dokument shtesë brenda shtëpisë.

Ky vërtetim ishte i rremë, thonë prokurorët. Sipas aktakuzës, ish-presidenti Trump e dinte se jo të gjitha dokumentet i ishin kthyer Departamentit të Drejtësisë.

Situata u acarua kur FBI-ja me urdhër gjykate ushtroi një kontroll në Mar-a-Lago më 8 gusht, duke sekuestruar 102 dokumente të tjera sekrete nga zyra e ish-presidentit Trump dhe një dhomë magazinimi në shtëpinë e tij në Florida.

Kontrolli i paprecedentë i shtëpisë së një ish-presidenti bëri që ish-Presidenti Trump dhe aleatët e tij të akuzonin administratën Biden për “shfrytëzimin” e Departamentit të Drejtësisë dhe FBI-së për të ndjekur kundrështarët politikë. Zyrtarët e administratës e mohuan akuzën.

Në total, prokurorët kanë marrë më shumë se 300 dokumente qeveritare sekrete nga shtëpia e ish-presidentit Trump.

Aktakuza rendit 37 dokumente që  Trump “i mbajti me dashje” dhe nuk ia ktheu qeverisë. Ato ishin përpiluar nga agjenci të ndryshme amerikane të zbulimit dhe sigurisë, duke përfshirë CIA-n, Agjencinë e Sigurisë Kombëtare dhe FBI-në.

Mosmarrëveshjet mbi çështjen e klasifikimit të dokumenteve

Si president, Donald Trump kishte qasje në të gjitha dokumentet e sekrete të qeverisë. Por pas përfundimit të mandatit të tij, ai nuk ishte i autorizuar t’i zotëronte apo t’i mbante ato, thonë prokurorët.

Për të parë dokumentet e sigurisë kombëtare, ish-presidentët mund të bëjnë një kërkesë, të quajtur “nevoja për të ditur” përmbajtjen e një dokumenti të caktuar sekret. Ish-presidenti Trump nuk e kishte bërë këtë pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, thuhet në aktakuzë.

Ish-presidenti Trump ka pretenduar se kishte një “urdhër të përhershëm” për të deklasifikuar të gjitha dokumentet e marra nga Zyra Ovale në Shtëpinë e Bardhë, duke sugjeruar se dokumentet që ai i zotëronte ishin deklasifikuar.

Ndonëse  Trump kishte autoritetin të deklasifikonte çdo dokument qeveritar si president, disa ekspertë ligjorë kanë vënë në dyshim pohimin e tij për një urdhër gjithpërfshirës për këtë çështje.

Për më tepër, prokurorët thonë se ish-presidenti e dinte se dokumentet që kishte çuar në Mar-a-Lago ishin sekrete.

Aktakuza citon dy raste gjatë të cilave Trump u tregoi dokumente sekrete individëve të paautorizuar, ndërsa pranoi se ato ishin të klasifikuara.

Sipas akpatdisë, ish presidenti Trump ka shkelur shtatë ligje të ndryshme, përfshirë 31 akuza për “mbajtje të qëllimtë” të informacioneve mbi mbrojtjen kombëtare, bazuar në Aktin e Spiunazhit.

Shkelja e çdo parashikimi ligjor të Aktit të Spiunazhit ndëshkohet deri në dhjetë vjet burg.

Akuzat e tjera janë: komplot për pengim të drejtësisë, mos dorëzim dhe fshehje për qëllime korruptuese të një dokumenti ose regjistrimi, fshehje të dokumentave gjatë një hetimi federal dhe mos kallëzim tek FBI-ja dhe juria e madhe të zotërimit të dokumenteve të klasifikuara.

Akuzat për komplot për të penguar drejtësinë dhe fshehje të një dokumenti gjatë nje hetimi federal mund të çojnë në dënim me burg deri në 20 vjet.

Trump ka deklaruar pafajësinë për të gjitha akuzat.

Për të zbehur legjitimitetin e hetimit, Trump dhe aleatët e tij kanë kritikuar Departamentin e Drejtësisë duket thënë se ky organ ka lejuar zyrtarë të tjerë, si Presidentin Joe Biden dhe ish-nënpresidentin Mike Pence, që të largohen duke mbajtur në mënyrë të paligjshme dokumente të klasifikuara.

Por ekspertët ligjor thonë se rasti i Trump ndryshon nga rastet e tjera. Avokatët e Biden kanë thënë se kanë kthyer menjëherë 16 dokumente të klasifikuara, pasi i gjenën ato në ish zyrën e  Biden në Uashington dhe në shtëpinë e tij në Delauer.

Rreth 12 dokumenta të klasifikuara u gjetën në shtëpinë e  Pence në Indiana dhe u kthyen në Arkivën Kombëtare.

As Biden dhe as Pence nuk janë akuzuar për mbajtje të qëllimtë të dokumentave apo sepse kanë kundërshtuar kthimin e tyre.

Prokurori i posaçëm, Rober Hur po heton mënyrën e mbajtjes së dokumentave nga Biden.

Por edhe nëse rezulton se Biden ka mbajtur në mënyrë jo të ligjshme dokumentat e klasifikuara, ai me gjasë nuk do të përballet me akuza sepse Departamenti i Drejtësisë prej një kohë të gjatë mban qëndirmin se ndaj një presidenti në detyrë nuk mund të ngrihen akuza, thotë Jordan Strauss, një ish zyrtar i Departamentit të Drejtësisë.

Departamenti i Drejtësisë i tha Pence këtë muaj se hetimet ndaj tij ishin mbyllur dhe se ndaj tij nuk do të ngriheshin akuza.

John Malcolm, një ish-prokuror federal, tha se asnjë ligj nuk e ndalon  Trump të kandidojë për president, edhe nëse ai shpallet fajtor. “Ka pasur njerëz që kanë kandiduar për poste nga qelitë e burgut,” tha Malcolm.

Në vitin 2002, ish-përfaqësuesi Jim Traficant kandidoi për t’u rikthyer në Kongres ndërsa ndodhej në burg i dënuar për korrupsion./MARRE NGA VOA

donald trump

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin