Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Para takimit të ministrave të Mbrojtjes së aleancës ushtarake perëndimore, Smith tha për gazetarët se pas rritjes së dhunës në veri të Kosovës, në selinë e NATO-s ishin monitoruar nga afër zhvillimet në terren.
BRUKSEL- Ambasadorja amerikane në NATO, Julianne Smith, tha se misioni paqeruajtës i aleancës në Kosovë, KFOR, do të ketë në dispozicion të gjitha kapacitetet e nevojshme për t’u përballur me sfidat.
Para takimit të ministrave të Mbrojtjes së aleancës ushtarake perëndimore, Smith tha për gazetarët se pas rritjes së dhunës në veri të Kosovës, në selinë e NATO-s ishin monitoruar nga afër zhvillimet në terren.
“Të gjithë ne këtu në selinë e NATO-s, të gjithë aleatët e kemi monitoruar situatën në terren në Ballkanin Perëndimor. Kemi qenë të shqetësuar për rritjen e shenjave për paqëndrueshmëri dhe disa pika shpërthyese ku si pasojë pamë rritje të dhunës. Për këtë arsye, KFOR-i ka marrë disa vendime në ditët e kaluara për përdorimin e forcave strategjike rezervë”, tha ajo, duke shtuar se në Kosovë është rritur prania e ushtarëve nga Mbretëria e Bashkuar, Rumania dhe shtetet e tjera.
Pasi më 24 shtator, Policia e Kosovës u sulmua nga një grup i armatosur i serbëve, NATO njoftoi për dërgimin e ushtarëve shtesë në kuadër të misionit të KFOR-it.
Si pasojë e sulmit në Banjskë të Zveçanit u vra rreshteri Afrim Bunjaku. Gjatë përleshjeve mes policisë dhe grupit të armatosur u vranë tre sulmues.
Kosova ka fajësuar Serbinë për sulmin, por Beogradi ka mohuar se ka gisht në të.
Ambasadorja Smith tha se aleatët e NATO-s do të vazhdojnë të konsultohen me komandantin e forcave të NATO-s, gjeneralin Christopher Cavoli, për të parë nëse ka nevojë për ndihmë shtesë në mënyrë që KFOR-i të ketë mundësi të kryejë mandatin në Kosovë dhe të përballet me të gjitha sfidat eventuale.
Ajo përsëriti thirrjet drejtuar gjithë partnerëve në rajon që të ndjekin rrugën e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, duke thënë se dialogu për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë është rruga e vetme. Ndryshe, ministrat e Mbrojtjes së 31 shteteve të NATO-s do të takohen të mërkurën dhe të enjten në Bruksel./REL
Vladimir Putin, Ramzan Kadyrov RUSI- Kremlini ka reaguar pasi udhëheqësi çeçen Ramzan Kadyrov shprehu mbështetje për pale...
Vjosa Osmani KROACI- Presidentja Vjosa Osmani në konferencën e përbashkët për mediat me homologun e saj kroat Zoran Milanovi&...
foto ilustruese GAZA- Izraeli i ka goditur ndërtesat e banimit, përfshirë blloqet e ndërtesave të larta, si dhe shkollat gjatë...
foto ilustruese IZRAEL- Pavarësisht ndërmjetësve, të cilët tentuan të negociojnë lirinë e grave dhe f&eum...
Albin Kurti BRITANI E MADHE- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në Konferencën Vjetore të Partisë ...
Zoran Milanoviç KROACI-Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç tha se Serbia duhet të japë disa përgjigje për sulmin ...
foto ilustruese KOSOVË- Gjeneralmajor Ozkan Ulutash e ka marrë të martën detyrën e komandantit të misionit paqeruajt&eum...
Aleksandër Vuçiç SERBI- Pesëshja e madhe, e cila përfshin të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun n...
Stuart B. Munsch KOSOVË- Pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë, Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashk&e...
foto ilustruese PALESTINË -Të paktën 770 palestinezë janë vrarë nga bombardimet hakmarrëse izraelite, që pasi grupi...