LIVE UPDATES
Bota

Amerika Latine, rrjeti i ri i narkotikëve/ Si shtetet dikur të sigurta janë “mbërthyer” nga krimi. Lidhja e bandave me mafien shqiptare

Një ngjarje e tillë, gjatë së cilës vajtuesit shpesh qëllojnë me plumba në ajër, më parë do të kishte qenë krejt e papërfytyrueshme në Kili, që është konsideruar prej kohësh si një nga vendet më të sigurta në Amerikën Latine.

6 January 2024, 08:39 Nga I.A
Amerika Latine, rrjeti i ri i narkotikëve/ Si shtetet dikur të sigurta
foto ilustruese

KILI- Më 27 tetor, 90 policë, 22 automjete dhe një kamion, qëndruan në gatishmëri në një fushë në periferi të Santiagos, kryeqytetit të Kilit. Nuk ndodheshin aty për të shuar ndonjë protestë të zhurmshme, por për të vëzhguar një narkofuneral: varrimin e një gruaje të re, që dyshohej se kishte lidhje me trafikantët e drogës.

Një ngjarje e tillë, gjatë së cilës vajtuesit shpesh qëllojnë me plumba në ajër, më parë do të kishte qenë krejt e papërfytyrueshme në Kili, që është konsideruar prej kohësh si një nga vendet më të sigurta në Amerikën Latine. Por midis majit 2019 dhe shtatorit 2023, bandat mbajtën gati 2,000 funerale të tilla, sipas presidentit Gabriel Boric. Në shtator, zoti Boric paraqiti një projektligj në Kongres me synimin për t’i kufizuar ato.

Harta e vrasjeve në Amerikën Latine po ndryshon. Shkalla e vrasjeve në rajon ka rënë që nga viti 2017, megjithëse shtete si Meksika dhe Brazili kanë ende disa nga qytetet me shkallën më të lartë të vrasjeve në botë.

Por në shtete që më parë ishin të sigurta, shkalla e vrasjeve po arrin nivele rekord, duke përfshirë Ekuadorin, Kosta Rikën dhe Kilin. Këtë dukuri mund ta përmbledhim si “rrjetin e ri të narkotikëve”, ku ndërthurja e drogës, armëve dhe emigrimit, po nxit dhunën e bandave në të gjithë rajonin.

Marrim së pari Ekuadorin. Zhytja e tij në kaos ka qenë e shpejtë. Në vitin 2018, vendi ishte një zonë e përgjumur e Andeve, me një popullsi prej 17 milionë banorësh.

Ai eksportonte kryesisht vaj dhe peshk. Kishte shkallën e katërt më të ulët të vrasjeve në Amerikën Latine, me 5.8 për 100,000 njerëz. Këtë vit, kjo normë pritet të arrijë në 35 për 100,000 njerëz.

Tashmë është më e lartë se ajo e Meksikës dhe e Brazilit (shih grafikun). Grupet kriminale vrasin pa u ndëshkuar, duke vendosur bomba dhe duke varur trupa të pajetë nga urat.

Në gusht, një kandidat për president që premtoi të luftonte korrupsionin, u vra. Gjashtë vrasësit e akuzuar kolumbianë u gjetën të varur në qelitë e burgut në tetor.

Kokaina është shkaku kryesor i problemeve të Ekuadorit. Për dekada, vendi është shpërfillur nga trafikantët ndërkombëtarë të drogës. Kjo ndryshoi në fund të viteve 2000, kur bandat kuptuan se mund të merrnin përfitime edhe më të mëdha duke depërtuar më larg, në Europë dhe në Australi.

Për rrjedhojë, bandat më pas ndryshuan metodat e transportit: në vend që ta paketonin kokainën në avionë ose në varka për në Shtetet e Bashkuara, e futën brenda anijeve me kontejnerë, duke e fshehur midis mallrave të ndryshëm.

Pasi portet kolumbiane forcuan sigurinë, kriminelët kërkuan rrugë alternative transporti. Portet e Ekuadorit me një mbikëqyrje të dobët, u bënë edhe më tërheqëse pas vitit 2009, kur presidenti i majtë Rafael Correa dëmtoi mbrojtjen e vendit, duke mbyllur një bazë detare amerikane dhe i dha fund bashkëpunimit me Administratën Amerikane të Zbulimit të Drogës.

Bandat e Ekuadorit, si Los Choneros, u regjistruan si transportues, duke transportuar kokainën për bandat meksikane dhe mafien shqiptare. Deri në vitin 2019, Ekuadori u kthye në një pikë të njohur të kalimit të drogës.

Burgosja e gangsterëve thjesht ndihmoi në forcimin e rrjeteve kriminale. Banda Los Choneros lulëzoi nëpër burgjet e mbushura, duke rekrutuar edhe më shumë veta dhe duke nisur sulme ndaj armiqve. Vrasjet u përshkallëzuan në masakra, me dhjetëra të burgosur që u copëtuan dhe u dogjën.

Në vitin 2021, rreth 330 të burgosur u vranë në Ekuador, numri më i lartë në botë. Në të njëjtin vit, kokaina u rendit si eksporti i gjashtë më i madh i Ekuadorit, me një vlerë prej gati 1 miliard dollarësh, ose sa 0.9% e PBB-së, sipas gazetës hetimore InSight Crime.

Në mënyrë të ngjashme, këtë vit, në Kosta Rika, vrasjet parashikohet të arrijnë një rekord prej 17 për 100,000 njerëz, krahasuar me 11 për 100,000 njerëz, tre vite më parë.

Kokaina është gjithashtu një problem i madh në këtë vend. Rritja e prodhimit në Kolumbi, ku janë mbledhur sasi rekord gjethesh të kokainës në vitet e fundit, ka nxitur rritjen e dërgesave të drogës në Kosta Rika, thotë Álvaro Ramos, ish-ministër i Sigurisë.

Megjithatë, kokaina nuk është e vetmja arsye për rritjen e dhunës. Në vitet e fundit, shumë vrasje janë kryer në lidhje me tregun vendas të marijuanës.

Kanabisi i paligjshëm është një biznes i madh në Kosta Rika: 3% e banorëve thonë se e përdorin çdo muaj, një nga normat më të larta të konsumit në Amerikën Qendrore.

Shumë banda parapëlqejnë hashashin në vend të kokainës. Transporti i kokainës është i vështirë: kërkon lidhje dhe zyrtarë të korruptuar (nga të cilët në Kosta Rika ka relativisht pak). Në të kundërt, hashashi ka pak pengesa për hyrjen dhe mund të shitet kudo.

Shteti nuk zotëron mjetet e duhura për të ndalur lulëzimin e këtyre bandave të reja. Kosta Rika shfuqizoi ushtrinë në vitin 1949.

Presidenti Rodrigo Chaves fajëson administratat e kaluara dhe sistemin gjyqësor për gjendjen e krijuar. Ai thotë se vendi nuk ka polici të mjaftueshme, ligjet janë të vjetruara dhe sistemi gjyqësor është shumë i butë ndaj kriminelëve.

Vendi i tretë në këtë rrjet të ri narkotikësh, Kili, nuk është një pikë e nxehtë vrasjesh. Vitin e kaluar, shkalla e vrasjeve arriti një rekord prej 6.7 për 100,000 njerëz.

Kjo është shumë më pak se fqinjët dhe afër normës prej 6.3 në Shtetet e Bashkuara. Por siç dëshmojnë narkofuneralet e vendit, krimi po përkeqësohet shumë.

Kokaina dhe kanabisi po spikaten nëpër porte më shumë se kurrë dhe konfiskimet e kanabisit janë trefishuar midis viteve 2018 dhe 2021. Portet e vendit janë bërë shënjestra për kriminelët. Trafikimi i lëndës drusore është gjithashtu një problem.

Industria e bakrit, e cila përbën gati 11% të PBB-së së vendit, është goditur nga rrëmbimet e armatosura.

Kili është një nga vendet më të pasura të rajonit. Ai gjithashtu ka pritur gjysmë milion emigrantë venezuelas që arratisen nga regjimi i Nicolás Maduros.

Vendi ka tërhequr grupe mafioze si Tren de Aragua, banda më e madhe e Venezuelës. Ajo do të kontrollojë botën e krimit të Kilit, duke ndërtuar një perandori të trafikimit të njerëzve, në të gjithë Amerikën e Jugut.

Të shtënat me armë zjarri dëgjohen rregullisht në qytetin port Iquique. Qelitë e Tren de Aragua drejtojnë rrjete prostitucioni në disa qytete. Rreth 40 anëtarë të dyshuar, u burgosën në një provincë vitin e kaluar. Dhjetëra janë arrestuar gjatë bastisjeve të policisë këtë vit.

Për rrjedhojë, pjesa e kilianëve që thonë se emigrimi është i keq, është rritur nga 31% në dhjetor 2018, në 77% në prill 2023, sipas anketuesit Cadem.

Një tjetër sondazh zbuloi se shumica fajësojnë emigracionin e paligjshëm për rritjen e krimit. Duke u përballur me zgjedhje rajonale vitin e ardhshëm, qeveria është përqendruar më shumë te siguria.

asi tre policë u vranë në mars, zoti Boric premtoi një rritje vjetore prej 40% në buxhetin e sigurisë dhe miratoi dënime më të rrepta për krimet kundër policisë. Megjithatë, shumë e konsiderojnë atë si një politikan tepër të butë ndaj krimit.

Çfarë do të thotë ky rrjet i ri narkotik për shtetet që dikur përfaqësonin historitë e suksesit të Amerikës Latine? Shumë qytetarë e kanë treguar zemërimin me emigracion. Vitin e kaluar, ekuadorianët ishin kombësia e dytë më e madhe që kaluan kufirin Darien Gap të Panamasë, për të ndjekur rrugën drejt veriut.

Ata që qëndrojnë në atdhe, mund t’u drejtohen zgjidhjeve më të skajshme. Sipas sondazhit rajonal Latinobarómetro, 48% e qytetarëve të Ekuadorit, 31% e qytetarëve të Kilit dhe 22% e qytetarëve të Kosta Rikës, e renditin sigurinë si problemin më të madh të vendeve të tyre, mbi mesataren rajonale prej 13%.

Shumë latino-amerikanë e admirojnë presidentin autoritar të El Salvadorit, Nayib Bukele, i cili gjatë vitit të kaluar, ka mbyllur në burg 1.6% të popullsisë, në një përpjekje gjithëpërfshirëse për të goditur bandat dhe popullariteti i tij është 88%, më i larti në rajon.

Politikanët në të gjithë Amerikën Latine po marrin shënim sjelljen e tij. Më 15 tetor, Daniel Noboa, një 35-vjeçar i krahut të djathtë, fitoi zgjedhjet presidenciale në Ekuador.

Ai ka premtuar se do të ndjekë qasjen e zotit Bukele dhe do të ndërtojë burgje lundruese në Paqësor. Disa janë skeptikë se do të arrijë të frenojë problemin e bandave.

Por zgjidhje të tilla të çuditshme po bëhen gjithnjë e më popullore. Përballë bandave gjithnjë e më të fuqishme, shumë amerikano-latinë, po binden se sakrifikimi i të drejtave civile është një çmim që ia vlen të paguhet për sigurinë.

Marrë nga Monitor.al

amerika latine nicolás maduros

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin