LIVE UPDATES
Bota

Analistët: Ka një mungesë gatishmërie për zhbllokimin e procesit të bisedimeve Kosovë - Serbi

Dy takimet e fundit në Bruksel ndërmjet udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë dhe në nivel kryenegociatorësh të të dyja palëve që synonin zhbllokimin e zbatimit të marrëveshjes, përfunduan pa ndonjë rezultat.

6 July 2024, 22:04 Nga I.A
Analistët: Ka një mungesë gatishmërie për zhbllokimin e
Vucic-Kurti

KOSOVË- Përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë pritet që deri më 18 korrik t’u dërgojnë ndërmjetësuesve të Bashkimit Evropian komentet e tyre rreth rrugës së zbatimit të marrëveshjes për normalizmin e marrëdhnëieve për të cilën palët ranë dakord vitin e kaluar në Bruksel dhe në Ohër.

Dy takimet e fundit në Bruksel ndërmjet udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë dhe në nivel kryenegociatorësh të të dyja palëve që synonin zhbllokimin e zbatimit të marrëveshjes, përfunduan pa ndonjë rezultat.

Bashkimi Evropian pret komentet e palëve për të hartuar një propozim të ri mbi këtë proces.

Por analistë shqiptarë e serbë me të cilët bisedoi Zëri i Amerikës, nuk kanë pritshmëri se brenda një periudhe të shkurtër mund të shënohet përparim në tejkalimin e dallimeve ndërmjet palëve.

“Nuk duhet të jemi shumë optimist dhe të presim ndryshime të mëdha pasi që edhe në verën e kaluar kishte diskutime pikërisht për planin e sekuencimit dhe zbatimit të marrëveshjes por se nuk prodhuan shumë rezultat sepse palët kanë dallime fundamentale. Serbia kërkon që Kosova fillimisht të zbatojë në plotni dakordimin e saj për themelimin e Asociacionit, ndërsa Kosova kërkon që të shkohet hap pas hapi ashtu që Kosova të bëj një hap për Asociacionin dhe Serbia një hap për njohjen de facto”, thotë Besar Gërgi nga Grupi për Studime Juridike e Politike.

“Në këtë moment fatkeqësisht asnjëra palë nuk është e gatshme që të investojë energjinë në mënyrë përmbajtjesore për të arritur të paktën minimumin e konsensusit që kërkohet për zhbllokimin e procesit të dialogut. Të paktën të hidhen disa hapa më të vegjël dhe pastaj hap pas hapi të diskutohet për hapat e tjerë të rëndësishëm. Mendoj që kjo është pasojë jo vetëm e çështjeve të pazgjidhura dypalëshe por edhe e një dëshire nga të dyja anët që të qëndrojnë në dialog por pa ndonjë përparim”, thotë Miodrag Miliçeviç nga organizata joqeveritare AKTIV me seli në veri të Mitrovicës.

Zoti Gërgi thotë se ndryshimet në udhëheqjen e Bashkimit Evropian mund të sjellin një riformatim të procesit të bisedimeve.

“Unë nuk kam shumë shpresë se sa të vazhdojë mandati i Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak mund të ketë përparim. Dialogu siç është tani duhet të ketë një riformatim me emra të rinj dhe në këtë pikë jemi shumë me fat se tashmë zgjedhjet evropiane kanë përfunduar dhe Komisioni i ri është në formim e sipër. Ne tashmë e dimë se zonja Kaja Kallas kryeministre estoneze do të bëhet përfaqësuese e lartë dhe është lajm shumë i mirë sepse ajo vjen nga Estonia një shtet njohës, madje njohës entuziast i Kosovës”, thotë ai.

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, në vjeshtë duhet t’i lërë postin pasardhësit të tij, ndërkaq në fund të mandatit është edhe i dërguari i posaçëm për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak i cili është emëruar ambasador i bllokut në Zvicër, por gjatë vizitës së fundit në rajon tha se do të qëndrojë në postin aktual deri në muajin janar.

Zoti Miliçeviç thotë se në këtë periudhë është e rëndësishme që të paktën të krijohet një mjedis pune i përshtatshëm për pasardhësit e zyrtarëve evropian.

“Duhet të ketë një mjedis të qëndrueshëm për pasardhësit e zotit Borrell dhe zotit Lajçak për të vazhduar detyrat dhe që të paktën të kenë mundësinë të jenë më proaktiv në vend që të presin vetëm nga të dy palët që në njëfarë forme të luajnë me durimin e komunitetit ndërkombëtar, Bashkimit Evropian në veçanti. Kur të kemi emrat e zyrtarëve të rinj evropian mund të ketë kërkesa që dialogu të ketë afate të qarta për procese zbatuese”, thotë ai.

Zoti Borrell ka theksuar së fundmi se përkundër ndryshimeve brenda strukturave të BE-së, detyrimet e Kosovës dhe Serbisë nuk do të largohen duke nënvizuar se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është në qendër të angazhimit evropian rreth Ballkanit Perëndimor.

Ndonëse nuk është nënshkruar, Bashkimi Evropian e konsideron marrëveshjen e Ohrit ligjërisht të detyrueshme dhe në disa raste ka theksuar se përparimi në zbatimin e saj është i lidhur ngushtë me përparimin e të dyja palëve në proceset integruese. /VOA

dialogu kosove-serbi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin