LIVE UPDATES
Bota

Analisti britanik, Ker-Lindsay: Alternativë e Asociacionit në Kosovë ndryshimi i kufijve etnikë

Alternativa, sipas tij, do të ishte ndryshimi i kufijve etnik.

15 February 2023, 09:36 Nga DOSJA
Analisti britanik, Ker-Lindsay: Alternativë e Asociacionit në
Analisti britanik James Ker-Lindsay

TIRANË- Analisti britanik James Ker-Lindsay, profesor në London School of Economics, tha se mënyra më pak e dhimbshme për Kosovën që të arrijë një marrëveshje me Serbinë, është themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Alternativa, sipas tij, do të ishte ndryshimi i kufijve etnik.

Në një intervistë për Zërin e Amerikqës, Ker-Lindsay hodhi ndërkaq dyshimet që propozimi evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi, është rruga e duhur për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve.

Fuqitë perëndimore janë duke ushtruar trysni mbi Prishtinën dhe Beogradin për të arritur një marrëveshje në bazë të një propozimi evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre. Si e shihni ju propozimin?

James Ker-Lindsay: Shiko, të gjithë e dimë se duhet të arrijmë një marrëveshje ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Kjo është e qartë. Por, nga sa kuptoj për planin që është paraqitur, nuk mendoj se është një plan veçanërisht i mirë. Nuk mendoj se është mjaftueshëm ambicioz. Mendoj se thjesht mbulon problemin dhe ne nuk po e zgjidhim atë. Do të hasim në probleme të reja shumë shpejt sepse të dyja palët thjesht do të argumentojnë se pala tjetër nuk po bën atë që pritet dhe nuk do t’i japë Kosovës njohje të plotë ndërkombëtare. Dhe unë jam shumë skeptik që do të shohim zbatimin e shpejtë të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Pra, pikëpamja ime është se ne duhet të shkojmë drejt marrëveshjes së plotë përfundimtare dhe kjo do të thotë që Serbia të njohë Kosovën, Kosova të krijojë një asociacion kuptimplotë të komunave dhe Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara t’u ofrojnë Serbisë dhe Kosovës shumë stimuj të tjerë për të tejkaluar problemin. Unë mendoj se duhet të bëjmë diçka shumë më krijuese, shumë më ambicioze për të provuar dhe zgjidhur këtë problem. Thjesht mendoj se kjo, e ashtuquajtura marrëveshje është vetëm një leukoplast. Nuk po zgjidh asgjë dhe pas 15 vitesh na duhet një zgjidhje e duhur tani.

Por tani në tryezë është vetëm ky propozim dhe Bashkimi Evropian e cilësoi si një mundësi historike për të dyja palët. Çfarë mund të bëjnë tani Kosova dhe Serbia?

James Ker-Lindsay: Kushdo që e përshkruan këtë si një mundësi historike, dua të them që nuk është. Është fare qartë një leukoplast. Nuk po e zgjidh problemin themelor dhe është shumë, shumë zhgënjyes. E di që Bashkimi Evropian i ka duart e zëna me Ukrainën dhe e di se kjo është arsyeja pse dëshiron të përpiqet të bëjë disa ose të japë përshtypjen e një lëvizjeje për Serbinë dhe Kosovën. Por, a është me të vërtetë kjo më e mira që mund të arrijmë pas 15 vitesh? Dhjetë vjet më parë, Marrëveshja e Brukselit ishte shumë më e avancuar. Kjo nuk është duke ofruar asgjë me sa mund të shoh. Dhe mendoj se për të arritur një marrëveshje do të duhet trysni, pa dyshim.

Por, në vend që të ushtrohet trysni mbi palët për të pranuar një marrëveshje shumë të dobët, që nuk do t’i pëlqejë askujt, atëherë me siguri do të kishte qenë më mirë të përdorej ajo trysni për të bindur kryeministrin (Albin) Kurti, për të bindur presidentin (Aleksandar) Vuçiç të shkojnë deri në fund dhe t’i thuhet Serbisë shiko, e kuptojmë pse jeni të zemëruar për atë që ndodhi në Kosovë, por kuptojeni çfarë ndodhi dhe ka arsye të mira për të argumentuar se Kosova, sinqerisht duhet të ishte bërë e pavarur si republikat tjera (të ish Jugosllavisë). Ndërsa Kosovës t’i thuhet, ju dëshironi të jeni anëtar i Kombeve të Bashkuara. Ju udhëhiqeni nga një parti që flet për vetëvendosje; dhënia e së drejtës për vetëvendosje për pakicat, duke përfshirë autonominë e duhur, është një parim themelor i Kombeve të Bashkuara. Pra, nëse jeni vërtet për vetëvendosje, provojeni atë, bëni atë që duhet bërë. Jo për shkak të Serbisë, por sepse është gjëja e duhur që ta bëjë Kosova. Pra, mendoj se të dyja palëve duhet t’u thuhej shumë qartë se duhet të bëjnë lëshime për të zgjidhur këtë problem. Serbia të njohë Kosovën, ndërsa Kosova, t’u jap serbëve autonomi kuptimplotë. Dhe atëherë, të dyja vendet mund të ecin përpara dhe kjo nuk është ajo që ne po e shohim me këtë marrëveshje.

Kosova është nën trysni posaçërisht nga Shtetet e Bashkuara për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Si duhet të veprojë Kosova?

James Ker-Lindsay: Mendoj se është gjëja e duhur për të bërë. Ne duhet të pranojmë që Kosova, pas 15 vjet përpjekjesh, ende nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara. Dhe realiteti është se ajo duhet të marrë njohje të plotë ndërkombëtare, duhet të bëjë diçka për të arritur marrëveshjen me Serbinë për këtë dhe asociacioni është ndoshta mënyra më pak e dhimbshme për ta arritur këtë. Alternativa, dhe do të jem vërtet i sinqertë, është ndryshimi i kufijve etnik, për të cilin është folur. Nëse Kosova nuk dëshiron ta pranojë këtë, atëherë gjëja më e mirë që mund të bëjë është të thotë se ne do t’i ruajmë kufijtë, natyrisht, por ne do t’u japim serbëve autonomi kuptimplotë. Dhe në këtë pikë më duhet të them se gjithnjë flitet se do të krijohet një tjetër Republikë Serbe. Kjo është e pakuptimtë.

Republika Serbe është një model shumë i veçantë i autonomisë që u krijua në një situatë shumë të ndryshme, ku serbët ishin një përqindje mjaft e madhe e popullsisë në Bosnje dhe u bë për të ndaluar një luftë shumë brutale. Askush, askush nuk flet për Republikë Serbe në Kosovë. Sinqerisht, mendoj se disa nga njerëzit në Kosovë po e kundërshtojnë atë, sepse nuk e kuptojnë që nuk është Republika Serbe. Mendoj se ka edhe shumë njerëz të tjerë, veçanërisht nga jashtë, të cilët po flasin për këtë sepse duan të shkaktojnë telashe. Milorad Dodik po e bën këtë sepse dëshiron të shkaktojë telashe. Dhe ai e di se nuk ka gjë nga kjo. Askush nuk po flet për krijimin e Republikës Serbe në Kosovë dhe nuk është e dobishme ta paraqesësh atë si të tillë.

Të dyja palët thanë se janë të gatshme të bisedojnë në bazë të propozimit evropian, por kryeministri Kurti vuri kushte për Asociacionin, ndërsa pati diskutime në Serbi për mundësinë që presidenti serb Vuçiç mund të organizojë zgjedhje të reja për të blerë kohë. Sa mund të pengojnë këto çështje procesin?

James Ker-Lindsay: Shikoni, diskutimet për zgjedhjet në Kosovë dhe Serbi janë gjithmonë aty, duket se ne gjithmonë flasim për zgjedhjet kështu që nuk e di nëse jam i bindur për këtë. Por, sigurisht që me zotin Kurti kjo është vendosje e kushteve zvarritëse. Dua të them se realiteti është të zbresim në problemin themelor. Në mënyrë që Kosova të ketë njohje të plotë ndërkombëtare, duhet ta bindë Serbinë të nënshkruajë.

Kjo nënkupton që Kosova të thotë, në rregull kjo është ajo që ne jemi të gatshëm të bëjmë. Por nëse ai thotë ne nuk do ta bëjmë Asociacionin, atëherë Serbia nuk do të nënshkruajë. Dhe sinqerisht, Serbia është anëtare e OKB-së, do të jetë e dhimbshme nëse nuk do yë përparojë por nga ana tjetër zoti Kurti është ai që do të duket më keq dhe komuniteti ndërkombëtar është i ngopur me këtë. Kështu mendoj se zoti Kurti do të jetë ai që do të fajësohet nëse kjo nuk funksionon. Nëse ai fillon të vendosë kushte shtesë. Bëjeni Asociacionin se sepse është gjëja e duhur për ta bërë. Në fund të fundit, siç kam thënë, mendoj se ky është një propozim shumë i keq, sepse ne duhej t’i kishim lidhur të gjitha këto. Ne duhet ta kishim bërë lidhjen e asociacionit me njohjen dhe mendoj se diplomatët mund të kishin bërë trysni mbi Serbinë dhe mbi Kosovën për të arritur marrëveshjen përfundimtare.

Marrë nga VOA

james ker-lindsay dialogu kosove-serbi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin