LIVE UPDATES
Bota

Analiza: 20 vite në pushtet! Erdogan ndodhet përballë “zgjedhjeve më të vështira”

Erdogan, 69 vjeç, ka udhëhequr Turqinë nga viti 2003, fillimisht si kryeministër, ndërsa nga viti 2014 si president. Pasi i ka mbijetuar një përpjekjeje për grushtshtet në vitin 2016, ai i ka rritur në mënyrë dramatike kompetencat e tij. Partia e tij për Drejtësi dhe Zhvillim është në pushtet nga nëntori i vitit 2002. Ajo i ka rrënjët në Islamin politik, por ka krijuar aleancë edhe me Partinë Lëvizja Nacionaliste, e ekstremit të djathtë.

30 April 2023, 17:32 Nga DOSJA
Analiza: 20 vite në pushtet! Erdogan ndodhet përballë
Recep Tayyip Erdogan

Udhëheqësi turk me stazhin më të gjatë, Recep Tayyip Erdogan, i cili zotëron pushtet gati absolut, do të kërkojë një mandat tjetër në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të 14 majit. Do të jetë një sprovë e madhe për Erdoganin, i cili ka udhëhequr Turqinë për 20 vjet. Fillimisht, do të përballet me sfidën më të ashpër nga gjashtë parti opozitare që i kanë bashkuar forcat, pastaj me zemërimin e publikut për koston e lartë të jetesës dhe pasojat katastrofike që kanë shkaktuar dy tërmete në muajin shkurt.

“Presim që ky regjim të largohet dhe ne do të luftojmë që kjo të ndodhë. Kemi shpresa të mëdha në zgjedhje. Shpresojmë në një proces, në të cilin të gjithë njerëzit mund të ekzistojnë me ngjyrat e tyre. Do të luftojmë që edhe kjo të ndodhë. Ky regjim diktature nuk ka alternativë tjetër, pos të largohet”, thotë për agjencinë e lajmeve Reuters Zeynep Diyar, banore e qytetit Diarbakir në Turqi.

Erdogan, 69 vjeç, ka udhëhequr Turqinë nga viti 2003, fillimisht si kryeministër, ndërsa nga viti 2014 si president. Pasi i ka mbijetuar një përpjekjeje për grushtshtet në vitin 2016, ai i ka rritur në mënyrë dramatike kompetencat e tij. Partia e tij për Drejtësi dhe Zhvillim është në pushtet nga nëntori i vitit 2002. Ajo i ka rrënjët në Islamin politik, por ka krijuar aleancë edhe me Partinë Lëvizja Nacionaliste, e ekstremit të djathtë.

Një numër në rritje turqish, sipas sondazheve, e fajëson Erdoganin për rritjen e inflacionit, për shkak të refuzimit të tij për të rritur normat e interesit. Norma zyrtare e inflacionit në Turqi është mbi 50 për qind, por ekonomistët e pavarur thonë se ajo është edhe më e lartë se 100 për qind. Për pasojë, shtrenjtimi i ushqimit, energjisë, barnave dhe gjërave të tjera thelbësore ka ulur standardin e jetesës për shumicën e 85 milionë banorëve të Turqisë, në vitet e fundit.

Erdogan dhe partia e tij përballen me kritika edhe për mosrritjen e standardeve të ndërtimit përpara tërmeteve shkatërruese të 6 shkurtit, si dhe për keqmenaxhimin e operacioneve të kërkim-shpëtimit pas katastrofës. Mbi 50.000 njerëz kanë vdekur në 11 provincat e prekura nga tërmetet, ndërsa miliona të tjerë kanë mbetur pa shtëpi.

Meqenëse shumë prej këtyre provincave shihen si bastione të partisë së Erdoganit, zgjedhjet edhe mund të fitohen, edhe mund të humben në lindje, thotë për programin Expose të Radios Evropa e Lirë, Sinan Ciddi, ekspert i politikave të brendshme turke pranë Universitetit të Trupave Detare në Uashington. Sipas tij, Erdogan përballet me zgjedhjet më të vështira ndonjëherë, për shkak të gjendjes së dobët politike në të cilën ndodhet.

“Erdogan ka qenë në detyrë për më shumë se 20 vjet dhe duket se shumica e dëmeve të tërmetit - që ka rezultuar me humbje aq të mëdha jetësh dhe pronash - janë shkaktuar nga politikat e këqija dhe strukturat e këqija të ndërtimit. Pra, mund të jetë një problem i madh elektoral për Erdoganin, sepse, siç e dini, qytetarët janë të zemëruar nga kjo tragjedi. Mbetet për t’u parë se si votuesit e besueshëm do ta shohin këtë, sepse sondazhet, në këtë pikë, sugjerojnë një garë të ngushtë”, thotë Ciddi.

Sfidues kryesor i Erdoganit në zgjedhje do të jetë Kemal Kilicdaroglu, 74 vjeç. Kilicdaroglu do të luftojë si kandidat i unitetit për gjashtë parti opozitare, të cilat përfshijnë parti të qendrës së majtë, nacionaliste, por edhe ish-aleatë të Erdoganit.

Gonul Tol, drejtore e programit për Turqinë pranë Institutit për Lindjen e Mesme, shpjegon për Exposenë se si do të mund ta ndryshonte opozita Turqinë, në rast se do t’i fitonte zgjedhjet:

“Erdogan dëshiron ta centralizojë pushtetin. Opozita do që ta decentralizojë atë. Opozita do që ta kthejë demokracinë e Turqisë në rrugë të duhur. Erdogan ka krijuar autokraci. Ai kontrollon gjithçka, ai i minon institucionet”.

“Opozita premton se do të rindërtojë një version të reformuar të sistemit parlamentar, ku pushteti do të jetë i shpërndarë. Ajo premton se do t’i rindërtojë institucionet e vendit dhe se do t’i mbushë ato me njerëz të aftë, që kanë formimin e nevojshëm. Kjo vetvetiu do të kishte një ndikim dramatik në gjithçka, nga ekonomia, në sistemin e drejtësisë e deri te politika e jashtme e vendit”, thotë Tol.

Vota e opozitës, megjithatë, do të ndahet, sepse Muharrem Ince, nga Partia laike Atdheu, ka vendosur t’i bashkohet garës presidenciale. Një kandidat tjetër, që shihet me më pak shanse për sukses të konsiderueshëm, është ultra-nacionalisti Sinan Ogan.

Sinan Ciddi, nga Universiteti i Trupave Detare, shfaq drojën se zgjedhjet do të manipulohen. Sipas tij, ato do të jenë larg nga të qenët të lira dhe të drejta.

“Nëntëdhjetë për qind e mediave kryesore janë pro Erdoganit. Mundësia e turqve për të pasur qasje në informacione të lira dhe të drejta është shumë e kufizuar, si në mediat elektronike, ashtu edhe në ato të shkruara. Fatkeqësisht, shumica e turqve u drejtohen mediave sociale nëse duan të marrin informacione që nuk bazohen në propagandën qeveritare”.

“Problem tjetër janë institucionet. Këshilli i Lartë i Zgjedhjeve, i cili shpall fituesit dhe humbësit e zgjedhjeve dhe i cili do të vendosë se kush do të jetë president i ardhshëm i vendit, është i mbushur me besnikë të Erdoganit”, thotë Ciddi.

Kandidati që do të sigurojë më shumë se gjysmën e votave presidenciale më 14 maj, do të jetë direkt fitues. Nëse nuk e arrin këtë, gara do të shkojë në rreth të dytë, dy javë më vonë. Ndërkaq, për të hyrë në Parlamentin prej 600 vendesh të Turqisë, partia duhet të ketë së paku 7 për qind të votave. Dhe, sipas reformave të Erdoganit, është presidenti ai që e zgjedh qeverinë, kështu që nuk ka kryeministër.

E pyetur nëse pret ndryshme në skenën politike turke pas 14 majit, Gonul Tul, nga Instituti për Lindjen e Mesme, përgjigjet:

“Po, sepse nuk kam parë kurrë një opozitë kaq të fuqishme shoqërore kundër Erdoganit. Po kalojmë një kohë shumë të trishtë në Turqi, sidomos pas tërmeteve. Por, ajo që më jep shpresë dhe është mbresëlënëse, është fakti që njerëzit në Turqi kanë ende besim te procesi zgjedhor”.

“[Marrë parasysh] përbërjen autoritare, me të cilën Turqia futet në këto zgjedhje, unë pres që presidenti Erdogan ta marrë mandatin e tretë”.

Sipas analistëve, kurdët, që prej kohësh ndihen të margjinalizuar në politikën turke, mund të kenë rol vendimtar në zgjedhjet e majit. Meqë gara pritet të jetë e ngushtë, ata mund t’i rrisin numrat e nevojshëm, për t’i siguruar epërsi njërës palë. Kandidatët e Partisë Demokratike të Popullit, që është pro-kurde, do të konkurrojnë në maj nën ombrellën e Partisë së Majtë të Gjelbër. Partia nuk është pjesë e aleancës kryesore të opozitës, por e kundërshton fuqishëm Erdoganin.

Këtë javë, policia turke ka arrestuar 110 persona për lidhje të dyshuara me militantët kurdë, por një ligjvënës pro-kurd ka thënë se anëtarë të partisë së tij, gazetarë dhe artistë janë në mesin e të arrestuarve. “Në prag të zgjedhjeve, nga frika e humbjes së pushtetit, ata u janë kthyer operacioneve të paraburgimit”, ka shkruar Tayp Temel në Twitter.

Nën Erdoganin, Turqia i ka treguar muskujt si fuqi rajonale, ka inatosur aleatët, ka shtypur opozitën, ka mbrojtur kauzat islamike. Kritikët shpesh e kanë akuzuar atë për shembjen e shtyllave laike të shtetit, të ngritura nga Mustafa Kemal Ataturku, themeluesi i Republikës moderne turke.

Gazeta amerikane, Washington Post, në një artikull të publikuar në muajin janar, ka shkruar se “zgjedhjet më të rëndësishme në botë, në vitin 2023, do të mbahen në Turqi.

“Ajo që ndodh në Turqi, nuk mbetet vetëm në Turqi. Turqia mund të jetë një fuqi e mesme, por fuqitë e mëdha kanë interesa në zgjedhjet e saj”, ka shkruar Washington Post.

E shtrirë mes Evropës dhe Azisë dhe me kontroll të hyrjes në Detin e Zi, Turqia ka pozitë të rëndësishme strategjike. Pas Shteteve të Bashkuara, ajo ka ushtrinë më të madhe në NATO. Nën Erdoganin, Turqia ka minuar sigurinë e NATO-s duke blerë sisteme të mbrojtjes raketore nga Rusia, ka zemëruar aleancën duke bllokuar anëtarësimin e Suedisë, dhe ka kërcënuar vazhdimisht se do ta vërshojë Evropën me refugjatë. Udhëheqësit perëndimorë do të jenë të lumtur nëse shohin shpinën e Erdoganit, ka shkruar Washington Post.

Marrë nga REL

recep tayip erdogan zgjedhjet ne turqi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin