LIVE UPDATES
Bota

Analiza: A e tradhtoi Orbani pakicën hungareze?

Ai vdiq në spital në rrethana ende të pashpjegueshme pasi dezertoi nga një kamp stërvitjeje ushtarake. Orban, qeveria e tij dhe partia Fidesz, deklaruan se kjo ishte një vrasje nga shteti ukrainas.

2 September 2025, 16:46 Nga E. D
Analiza: A e tradhtoi Orbani pakicën hungareze?
foo ilustruese

HUNGARI- Vetëm pak javë më parë, Viktor Orbán tha se një vdekje të vetme e një hungarezi në Ukrainë paraqet një sulm ndaj të gjithë kombit hungarez. Bëhej fjalë për një rekrut me origjinë hungareze në rajonin perëndimor ukrainas të Transkarpatisë, ku jeton edhe pakica hungareze.

Ai vdiq në spital në rrethana ende të pashpjegueshme pasi dezertoi nga një kamp stërvitjeje ushtarake. Orban, qeveria e tij dhe partia Fidesz, deklaruan se kjo ishte një vrasje nga shteti ukrainas.

Më pas ndodhi diçka në Transkarpati që në fakt i përshtatet shumë më tepër kategorisë së sulmeve ndaj kombit hungarez. Por këtë herë udhëheqja hungareze reagon me përmbajtje.

Bëhet fjalë për një sulm të madh ajror rus ndaj Ukrainës të enjten e kaluar (21 gusht). Dy raketa ruse goditën qytetin perëndimor ukrainas të Mukachevo (Munkács), ku jetojnë shumë hungarezë etnikë. Për më tepër, qyteti luan një rol të rëndësishëm në vetëdijen kombëtare hungareze: Transkarpatia i përkiste pjesës hungareze të Monarkisë Habsburge deri në vitin 1918.

Megjithatë udhëheqja shtetërore hungareze nuk e dënoi fare sulmin. Raketat goditën fabrikën e kompanisë amerikane Flex, ku montohen pajisje shtëpiake, dhe e shkatërruan pjesërisht atë. Sipas informacionit zyrtar ukrainas, fabrika prodhon vetëm për sektorin privat dhe punëson rreth 2,800 persona. Më shumë se 20 persona u plagosën rëndë në këtë sulm. Munkacs ka afërsisht 85,000 banorë, nga të cilët rreth nëntë përqind janë hungarezë.

Ku humbi emërtimi "rus"?

Presidenti hungarez Tamas Sulyok shprehu "ngushëllimet e tij të thella për të plagosurit në sulmin me raketa ruse" në një postim në Facebook në mëngjesin e 21 gushtit. Por menjëherë pas kësaj, u zhduk emërtimi "rus" nga postimi. Vetëm disa orë më vonë foli vetë Viktor Orban. Ai shkroi në Facebook se "pasojat e sulmit me raketa ruse mbi Munkacs" u diskutuan gjatë mbledhjes së kabinetit. Përpjekjet për paqe duhet të vazhdojnë, shtoi Orban.

Fakti që kryeministri hungarez dhe stafi i tij e kanë akuzuar rrejshëm Ukrainën për përpjekje për të shkatërruar identitetin dhe kulturën e pakicës hungareze për vite me radhë dhe nuk e kanë dënuar me asnjë fjalë sulmin rus, e tronditi thellësisht publikun hungarez, i cili është kritik ndaj qeverisë në Budapest. Reagime të shumta shpërthyen në rrjetet sociale në lidhje me "presidentin frikacak" dhe "standardet e dyfishta të qeverisë besnike ndaj Kremlinit".

Lideri i opozitës hungareze Peter Magyar e quajti presidentin një "kukull". Shkencëtari politik Zoltan Lakner shkroi në Facebook se reagimet e qeverisë hungareze tregojnë "sa larg ka arritur sovraniteti në raport me Putinin: aspak".

Reagimi "jo i habitshëm"

Shkencëtari politik ukrainas, studiuesi i fashizmit dhe eksperti i ekstremizmit të krahut të djathtë evropian Anton Shekhovtsov i tha DW se mënyra se si reagoi qeveria hungareze ndaj sulmit nuk ishte e habitshme. "Pavarësisht se është anëtare e BE-së, Hungaria nën Orban është një regjim pro-rus dhe ka zhvilluar fushata anti-ukrainase për një kohë të gjatë", tha Shekhovtsov.

Episodi i fundit pro-rus dhe anti-ukrainas në Hungarinë e Orbanit është një tjetër dëshmi për qëndrimet e Orbanit. Në muajt e fundit, Orbani ka zhvilluar një fushatë publike jashtëzakonisht të ashpër në Hungari kundër Ukrainës dhe anëtarësimit të saj në BE. Në të, vendi fqinj dhe populli ukrainas përshkruhen hapur si një shtet mafioz dhe kriminelë brutalë.

Marrëdhëniet midis Hungarisë dhe Ukrainës janë aktualisht në një nivel shumë të ulët për shkak të sulmit të ushtrisë ukrainase ndaj tubacionit rus të naftës Druzhba. Hungaria i përshkruan sulmet si një shpallje lufte ndaj Budapestit dhe Bashkimit Evropian, pasi shkatërrimi i tubacionit dyshohet se do të kërcënojë sigurinë energjetike evropiane.

Mbrojtësi i pakicave

Orientimi pro-rus i Orbanit ka rrënjë të thella. Fokusi aktual është kryesisht në situatën politike të brendshme në Hungari. Kryeministri përballet me humbjen e pushtetit në zgjedhjet e pranverës 2026. Një nga taktikat e tij të fushatës është të portretizojë veten si një politikan kundër luftës, të demonizojë BE-në si një "nxitës lufte" dhe të nxisë paragjykime kundër Ukrainës dhe popullit ukrainas.

Megjithatë, të heshtësh për sulmet ruse ndaj objekteve dhe bizneseve civile në Transkarpati mund të jetë një gabim. Orbani e ka shpallur veten dhe qeverinë e tij mbrojtësin suprem të anëtarëve të pakicës hungareze që jeton në vendet fqinje. Megjithatë, në një rast si sulmi i fundit, orientimi pro-rus i Orbanit bie ndesh me pretendimin e tij për të qenë një forcë mbrojtëse për pakicën hungareze.

Në Transkarpati, një numër i konsiderueshëm hungarezësh etnikë deri më tani kanë besuar se rajoni ishte i sigurt nga sulmet ruse, sepse Orbani mbështeti Presidentin rus Vladimir Putin. Kjo tani më nuk vlen. Edhe pse ka pasur dy sulme me dronë në rajon në vitin 2023 dhe 2024, ato nuk ishin aq serioze sa ky.

Besnikëria ndaj Putinit

Fakti që Orban nuk e dënoi qartë sulmin rus mund të çojë në ashpërsimin e ndjenjave tek hungarezët ukrainas, si dhe tek ata në Rumani. Orban tashmë i ka ofenduar këta të fundit kur bëri thirrje për zgjedhjen e kandidatit të ekstremit të djathtë dhe anti-hungarez George Simion në zgjedhjet presidenciale rumune në maj 2025 - bazuar në supozimin se Presidenti Simion mund të jetë aleati i tij në BE.

Sakrifikimi i interesave të pakicës hungareze në Ukrainë nga Orbán për të treguar besnikërinë e tij ndaj despotit rus Putin mund të jetë një llogaritje strategjike afatgjatë - duke e rikthyer përfundimisht rajonin nën sundimin hungarez.

Shkencëtari politik Shekhovtsov nuk beson se Hungaria do të përdorte forcën ushtarake për këto qëllime, sepse nuk është mjaftueshëm e fortë për ta bërë këtë. "Por Orban shpreson që Ukraina të shpërbëhet si shtet", thotë Shekhovtsov. "Atëherë ai mund ta pushtojë atë territor pa luftë, sikur që bëri Hitleri me Çekosllovakinë në vitet 1938/39."/DW

 viktor orbán

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin