LIVE UPDATES
Bota

Analiza: A u manipuluan zgjedhjet presidenciale në Poloni?

Megjithatë, gjendja triumfuese e konservatorëve të krahut të djathtë ka një problem serioz: Gjykata Supreme (SN) po përmbytet me kundërshtime zgjedhore - më shumë se 50.000 deri më tani, sipas presidentes së Gjykatës, Malgorzata Manowska. Dhe thuhet se do të ketë me thasë të tërë plot me letra proteste që do të vijnë.

27 June 2025, 08:36 Nga E. D
Analiza: A u manipuluan zgjedhjet presidenciale në Poloni?
foto ilustruese

POLONI- Pas fitores së kandidatit të saj, Karol Nawrocki, në zgjedhjet presidenciale tre javë më parë, kampi konservator i krahut të djathtë në Poloni  është plot forcë. Lideri i partisë opozitare Ligj dhe Drejtësi (PiS), Jaroslaw Kaczynski, po mobilizon mbështetësit e tij për një përballje të ashpër me qeverinë pro-evropiane të qendrës së majtë të Donald Tusk.

Qëllimi i tij: të rrëzojë qeverinë së bashku me presidentin Nawrocki dhe të kthehet në pushtet pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në vitin 2027, më së voni.

Megjithatë, gjendja triumfuese e konservatorëve të krahut të djathtë ka një problem serioz: Gjykata Supreme (SN) po përmbytet me kundërshtime zgjedhore - më shumë se 50.000 deri më tani, sipas presidentes së Gjykatës, Malgorzata Manowska. Dhe thuhet se do të ketë me thasë të tërë plot me letra proteste që do të vijnë.

Protestuesit pretendojnë se kanë ndodhur parregullsi gjatë numërimit të votave nga komisionet zgjedhore - në dëm të kundërshtarit pro-evropian të Nawrocki-t, Rafal Trzaskowski.

Në eventin e parë publik të partisë PiS pas zgjedhjeve të dielën, Kaczynski akuzoi koalicionin qeverisës se po përpiqet të sfidojë rezultatet e zgjedhjeve. "Ne nuk do të tolerojmë mashtrime të tilla; nuk do të lejojmë që zgjedhjet të na vidhen", tha Kaczynski.

Tusk kërkon sqarime

Nawrocki fitoi zgjedhjet në raundin e dytë më 1 qershor 2025, me një diferencë të ngushtë prej 51 për qind me 49 për qind. Duke iu drejtuar kryeministrit Tusk, presidenti i zgjedhur tha: "Presidenti i ardhshëm nuk do të lejojë që Polonia të privohet nga demokracia e saj dhe liria për të zgjedhur presidentin e saj".

Historiani 42-vjeçar i bëri thirrje Tusk të "përmbahet nga reagimet histerike dhe të ndalojë shkatërrimin e demokracisë polake". Nawrocki është planifikuar të marrë detyrën më 6 gusht.

Fillimisht, Tusk reagoi me shumë kujdes ndaj raportimeve për parregullsi. Menjëherë pas zgjedhjeve të balotazhit më 1 qershor, në mediat sociale u shfaqën informacione se në zonat zgjedhore ku kandidati liberal Rafal Trzaskowski kishte një epërsi të qartë në raundin e parë, Nawrocki çuditërisht kryesonte në balotazh.

Meqenëse Tusk dhe politikanë të tjerë kryesorë nga Platforma e tij Qytetare (PO) heshtën ndaj akuzave, deputeti i PO-së, Roman Giertych, mori iniciativën. Ai postoi një formular në internet ku njerëzit që dëshironin të paraqisnin një kundërshtim thjesht duhej ta plotësonin.

"Ishte mashtrim zgjedhor", shpjegoi avokati, i cili është një nga kundërshtarët më të ashpër të PiS. Në një përpjekje për ta kompromentuar atë, stacioni televiziv i krahut të djathtë TV Republika ka transmetuar regjistrime të bisedave telefonike private të politikanit për ditë të tëra, të cilat me shumë gjasa janë përgjuar duke përdorur programin spiun Pegasus.

Shkëmbim goditjesh me presidentin

Tusk është aktivizuar ndërkohë në këtë debat. Javën e kaluar, ai dhe presidenti në largim Andrzej Duda u përplasën në takimin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Duda vjen nga i njëjti kamp politik si Nawrocki. Tusk dhe Duda u përfshinë gjithashtu në një duel verbal në X.

"A nuk jeni thjesht kurioz për rezultatet e vërteta të zgjedhjeve? Sigurisht që po. Siç e dimë të gjithë, njerëzit e mirë nuk kanë pse të kenë frikë," u shkroi ai Dudës, Kaczynskit dhe Nawrockit.

"Z. Tusk dhe kolegët e tij nuk mund ta pranojnë humbjen," u përgjigj Duda. "Nuk jam kurioz për rezultatet e zgjedhjeve sepse i njoh. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i njoftoi ato shumë kohë më parë," kundërshtoi ai, duke theksuar se Nawrocki kishte fituar me një diferencë prej pak më pak se 370.000 votash.

Qeveria nuk kërkon rinumërim

Nga më shumë se 50.000 kundërshtime me shkrim, Gjykata Supreme deri më tani ka regjistruar afërsisht 10.000. Rinumërime janë urdhëruar në 13 raste, me gabime të zbuluara në njëmbëdhjetë zona zgjedhore.

Në shumicën e rasteve, votat për Trzaskowski-n iu atribuan kundërshtarit të tij, ose emrat e dy kandidatëve u shkëmbyen në procesverbal. Në një rast, zyra e prokurorit publik nisi procedurat.

"Ne nuk po i kontestojmë rezultatet e zgjedhjeve. Ne thjesht duam të sqarojmë të gjitha rastet problematike", theksoi zëdhënësi i qeverisë Adam Szlapka.

Shumë përfaqësues të koalicionit qeverisës, përfshirë zëvendëskryeministrin Wladyslaw Kosiniak-Kamysz, gjithashtu besojnë se shkalla e parregullsive nuk ofron arsye për të vënë në dyshim fitoren e Nawrocki-t. "Asnjë udhëheqës i partive të koalicionit nuk ka kërkuar rinumërim të të gjitha votave", tha udhëheqësi i të Majtës së Re, Wlodzimierz Czarzasty, të martën pas një takimi të partnerëve të koalicionit.

Gjykata Supreme ka afat deri më 2 korrik
Gjykata Supreme ka afat deri më 2 korrik për të shqyrtuar ankesat zgjedhore. Gjyqtarët duhet të japin vendimin e tyre mbi vlefshmërinë e fletëvotimit 30 ditë pas zgjedhjeve.

Por as vendimi i Gjykatës së Lartë nuk ka gjasa ta përfundojë mosmarrëveshjen. Dhoma për Shqyrtim të Jashtëzakonshëm dhe Çështje Publike do të vendosë për vlefshmërinë e zgjedhjeve.

Ky organ, i krijuar nga PiS, nuk njihet si një gjykatë e pavarur dhe e paanshme as nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë dhe as nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut. "Gjyqësori polak është një rrëmujë e plotë", pranon kryetarja e SN Manowska.

"Nuk po pretendoj se zgjedhjet presidenciale u manipuluan. Megjithatë, ka kaq shumë pikëpyetje në debatin rreth rezultatit saqë një rinumërim i të gjitha votave të hedhura në zgjedhjet e balotazhit bëhet çështje e politikës shtetërore polake", komentoi Bartosz Wielinski, një gazetar për Gazeta Wyborcza.

Shkencëtari politik Antoni Dudek paralajmëron kampin qeveritar kundër promovimit të një "miti të zgjedhjeve të manipuluara". Ky mit do të ishte jashtëzakonisht i rrezikshëm për stabilitetin e shtetit polak dhe mund të çonte në dhunë dhe madje edhe në luftë civile, tha Dudek për televizionin Polsat të hënën.

Ndërkohë, Kryetari i Parlamentit Szymon Holownia po përpiqet ta qetësojë situatën. "Nëse Gjykata Supreme i shpall zgjedhjet të vlefshme, unë do të mbledh Asamblenë Kombëtare më 6 gusht në mënyrë që Karol Nawrocki të mund të bëjë betimin", tha Holownia të martën (24 qershor 2025)./DW

zgjedhjet presidenciale në poloni

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin