LIVE UPDATES
Bota

Analiza e DW: A po përpiqet Rusia të manipulojë zgjedhjet në SHBA?

Që nga java e kaluar, autoritetet amerikane janë fokusuar në hetimin e një kompanie në shtetin amerikan të Tenesit. Thuhet se kjo kompani ka marrë dhjetë milionë dollarë nga televizioni shtetëror Russia Today (RT) për të "krijuar dhe shpërndarë përmbajtje me lajme të fshehura të qeverisë ruse për audiencën amerikane".

11 September 2024, 10:29 Nga N.F
Analiza e DW: A po përpiqet Rusia të manipulojë zgjedhjet në
Foto ilustruese

GJERMANI- Përpara zgjedhjeve presidenciale në nëntor, SHBA-ja akuzoi Rusinë për ndikim në zgjedhje - jo për herë të parë. Cilin kandidat do të mbështetë Rusia?  Që nga java e kaluar, autoritetet amerikane janë fokusuar në hetimin e një kompanie në shtetin amerikan të Tenesit. Thuhet se kjo kompani ka marrë dhjetë milionë dollarë nga televizioni shtetëror Russia Today (RT) për të "krijuar dhe shpërndarë përmbajtje me lajme të fshehura të qeverisë ruse për audiencën amerikane".

Konkretisht, paratë thuhet se janë përdorur për të prodhuar video që promovonin kryesisht narrativa të krahut të djathtë mbi tema të tilla si emigracioni, problemet gjinore dhe ekonomia përpara zgjedhjeve në SHBA në nëntor 2024. Këto video më pas u shpërndanë në mediat sociale nga disa influencues të krahut të djathtë që punonin për kompaninë në Tenesi - gjoja pa e ditur që videot ishin bërë me përfshirjen ruse. Videot në fakt thuhet se janë montuar dhe prodhuar nga dy punonjës të RT.

Pikëpamjet e shprehura në video ishin "shpesh në përputhje me interesin e qeverisë ruse për rritjen e përçarjeve brenda Shteteve të Bashkuara", thuhet në aktakuzë. Qëllimi është "që të SHBA të dobësohet në përballjen me interesat ruse, për shembull në luftën në Ukrainë."

Ndërhyrje globale


Rasti aktual ofron vetëm një pasqyrë të vogël se si me gjasa vepron Rusia për të ndikuar në zgjedhje - ndonëse vetë Moska rregullisht mohon çdo akuzë për ndërhyrje në zgjedhjet e vendeve të tjera.

"Rusia ka vite që po përpiqet të ndikojë në zgjedhjet në vendet demokratike, siç janë zgjedhjet presidenciale në SHBA të vitit 2016 ose zgjedhjet presidenciale franceze të 2017", thotë Julia Smirnova nga Qendra e Berlinit për Monitorimin, Analizën dhe Strategjinë (CeMAS) - një institut që studion mënyrat e dezinformimit dhe ideologjitë konspirative në internet. Në tetor 2023, SHBA-ja dërgoi një raport të inteligjencës në 100 vende mike në mbarë botën, ku thuhet se Rusia po përdorte në mënyrë aktive "spiunët, rrjetet sociale dhe mediat shtetërore" për të minuar besimin e publikut në integritetin e zgjedhjeve demokratike në mbarë botën.

Midis 2020 dhe 2022, kjo thuhet se ka ndodhur në të paktën nëntë vende, ndërsa në 17 vende të tjera ka pasur  "një nivel më pak të theksuar" të aktiviteteve në mediat sociale ruse, e kjo duhet të merret shumë seriozisht nga këto vende. Rusia është përpjekur të influencojë edhe zgjedhjet evropiane në qershor 2024.

Frikësim, dezinformim, manipulim opinioni


Mundësitë e keqpërdorimeve janë shumë të mëdha. Në zgjedhet në një vend evropian në vitin 2020 u tha se aktivistët ishin të frikësuar. Në raporte thuhet se mediat shtetërore ruse kanë përhapur masivisht pretendime të rreme për mashtrimin e votuesve në disa zgjedhje demokratike në mbarë botën në vitet 2020 dhe 2021. Në të paktën një vend në Amerikën e Jugut, Moska gjithashtu ka përhapur dyshime masive për pavarësinë e zgjedhjeve. "Përdoren metoda të ndryshme: për shembull, sulme hakerash në të cilat publikohen dokumentet interne të politikanëve, të vërteta ose ndonjëherë edhe dokumente false, si në zgjedhjet e 2017-ës në Francë”, thotë Smirnova.

"Ajo që Rusia përdor është edhe manipulimi i opinionit publik përmes mediave sociale duke përdorur llogari të sajuara, si dhe përmes kanaleve të hapura si RT”.

E ashtuquajtura "fushatë e dyfishtë" tregon saktësisht se si mund të duket kjo: elementi qendror janë "faqet e klonuara të mediave kryesore perëndimore", si Spiegel, FAZ, Washington Post, FoxNews dhe shumë të tjera, shpjegon Julia Smirnova. Këto faqe janë të ngjashme me faqet reale të mediave - përveç përmbajtjes. "Disa prej teksteve të publikuara ishin histori të sajuara, por kishte dhe artikuj që përhapnin opinione të caktuara politike”, tha Smirnova. Artikujt e rremë janë postuar më pas në mediat sociale, ndonjëherë edhe në komentet e postimeve reale nga mediat e njohura. Shpesh, thotë analisti i CeMAS, këto janë "rrëfime pro-ruse për luftën në Ukrainë, me të cilat Rusia po përpiqet të minojë mbështetjen për Ukrainën në Perëndim".

Qëllimi afatgjatë: minimi i demokracisë


Qëllimi i ndërhyrjes ruse nuk është më vetëm përhapja dhe përforcimi i pozicioneve pro-ruse, për shembull në lidhje me luftën në Ukrainë. Ajo do të shkojë shumë më larg. "Qëllimi kryesor është promovimi i interesave gjeopolitike të Rusisë. Por edhe destabilizimi i vendeve që Kremlini i percepton si kundërshtarë të Rusisë." Për këtë qëllim, diskutimet polarizuese në vendet demokratike nxiten edhe më shumë me qëllim që të krijohen përçarje në shoqëri dhe të forcohen elementë që shkojnë në favor të Rusisë.

Për të arritur këtë qëllim, partitë në periferi politike forcohen politikisht por edhe financiarisht. Që në vitin 2022, Washington Post raportoi për të paktën 300 milionë dollarë që janë dhënë në llogari të partive veçanërisht miqësore me Rusinë në mbarë botën, duke përfshirë edhe shtete më të vogla si Shqipëria, Mali i Zi, Madagaskari dhe Ekuadori. Sipas agjencive të inteligjencës amerikane, forcat e lidhura meKremlinin përdorën edhe kompani të caktuara, grupe të ekspertëve dhe mjete të tjera për të ndikuar në ngjarjet politike - shpesh në dobi të grupeve ekstremiste të krahut të djathtë. Në mars të vitit 2024, shërbimi sekret çek BIS zbuloi një rrjet ndikimi të financuar nga Rusia, sipas të cilit, ndër të tjera, thuhet edhe Peter Bystron, deputet i AfD në Bundestag, që klasifikohet si parti e ekstremit të djathtë, të ketë marrë pagesa financiare. Këto pagesa supozohet se janë përpunuar përmes portalit pro-rus të internetit me bazë në Pragë "Zëri i Evropës". Thuhet se pagesa janë bërë edhe për partitë ekstreme në Francë, Poloni, Belgjikë, Holandë dhe Hungari.

Jo gjithmonë të suksesshëm


Në fund të fundit, sipas raportit të inteligjencës amerikane nga tetori 2023, Rusia ndjek dy qëllime: të portretizojë zgjedhjet demokratike si të pabesueshme në përgjithësi dhe të delegjitimojë qeveritë që dalin nga këto zgjedhje. Kjo destabilizon demokracitë e prekura dhe kështu dobëson kundërshtarët e Rusisë në mbarë botën.

Por këto fushata nuk janë gjithmonë të suksesshme. "SHBA-ja ka zbuluar dhe konfiskuar 32 domene në internet që u përdorën në fushatë javën e kaluar,” shpjegon Julia Smirnova. Në esencë, kjo ka të bëjë edhe me "forcën dhe qëndrueshmërinë e shoqërive demokratike". Kjo përfshin edhe programe edukative për të rritur kuptueshmërinë e shkrim-leximit mediatik për të rinjtë dhe të rriturit, në mënyrë që ata të jenë të vetëdijshëm dhe të mos bien pre e ndikimit rus në internet.

"Rusia investon shuma të konsiderueshme në fushatat e saj në mbarë botën çdo vit," thotë Julia Smirnova. "Këto përpjekje duhet të merren shumë seriozisht. Por duhet të themi se fushatat dhe përpjekjet e Rusisë shpesh nuk e arrijnë qëllimin e tyre."/ DW

zgjedhjet presidenciale ne shba 2024 manipulim ne zgjedhje rusia

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin