LIVE UPDATES
Bota

Analiza e DW: Gjermania e pasur, njerëz të varfër

BAGW është organizata ombrellë për shërbimet dhe strukturat e ndihmës për strehimin emergjent në Gjermani. Sipas përllogaritjes të tyre të fundit për vitin 2022 në Gjermani ishin të pastrehë 607.000 njerëz.

23 December 2023, 08:04 Nga r.ll
Analiza e DW: Gjermania e pasur, njerëz të varfër
foto ilustruese

BERLIN- Të parët kanë ardhur gjysmë ore më herët. Çdo të mërkurë të pastrehët mund të hanë, pinë, të ngrohen dhe të përdorin tualetin në hapësirat e kishës së komunitetit Tabor në Berlin. Së shpejti do t'u ofrohet edhe një vakt me gjellë të ngrohtë. Akoma ndjehet se një natë më parë këtu kanë fjetur shumë njerëz. Prej 30 vjetësh kisha ofron një herë në javë vende fjetjeje për të pastrehët. Rreth dyzet vetë e kalojnë natën në paradhomën e kishës. Ndonjëherë bëhen gjashtëdhjetë. Atyre u jepet diçka për të ngrënë. Dhe dy mjekë vullnetarë kujdesen për plagët ose sëmundjet.

Sabine Albrecht është pastore e bashkësisë Tabor. "Këtu vijnë edhe ata që bien nga shkallët e shoqërisë. Për disa gjendja është shumë e mjerueshme", thotë ajo. Ata që vijnë për të fjetur, janë të ndryshëm nga ata që vijnë në kafene të mërkurën, thotë priftëresha. Shumë vijnë nga Evropa Lindore, disa madje kanë punuar - në kushte të pasigurta pune. Disa kanë probleme varësie, përvoja dhune, sëmundje psiqike. Albrecht tregon për një burrë që "fle këtu prej njëzet vjetësh." 59-vjeçarja madje edhe i ka varrosur dy nga të ftuarit, siç i quan ajo.

Si mund të përballohet kaq shumë mjerim? "Sindroma e ndihmës nuk të ndihmon. Nevojitet të jesh e fortë dhe gjërat nuk duhen marrë personalisht", thotë Albrecht. Fjala është që të jesh në gjendje të përballesh edhe me njerëz agresivë dhe të ashpër. Për këtë nevojiten njerëz si Margot Moser, e cila ka ndihmuar që në fillim në organizimin e qëndrimeve për të pastrehët gjatë natës. Së bashku me njëzet ndihmës të tjerë 79-vjeçarja ndihmon edhe sot në mënyrë aktive. Ndoshta ngaqë asaj gjithmonë i është dashur t`ia dalë me pak para, dëshiron të ndihmojë. Megjithatë ajo nuk ka iluzione. "Disa e kanë pësuar nga budallallëku: Ata bashkëjetojnë me dikë, heqin dorë nga banesa e tyre, pastaj ndahen - dhe ngelen në rrugë," thotë ndihmësja e bashkësisë. Dhe kush humbet sot banesën, nuk mund të gjejë aq shpejt një të re.

Shumë të pastrehë nuk janë të përfshirë në statistika

"Mungesa e strehës është një problem serioz social”, thotë për DW, Werena Rosenke, drejtoreshë menaxhuese e Shoqatës Federale për Ndihmën e të Pastrehëve (BAGW). Për Rosenke arsyeja kryesore është, se ka shumë pak hapësirë banimi, që është e përballueshme financiarisht.

BAGW është organizata ombrellë për shërbimet dhe strukturat e ndihmës për strehimin emergjent në Gjermani. Sipas përllogaritjes të tyre të fundit për vitin 2022 në Gjermani ishin të pastrehë 607.000 njerëz. Prej tyre rreth 50.000 jetonin në rrugë, pa asnjë strehë. Zyra Federale e Statistikave regjistron vetëm njerëzit në strehimore dhe arrin në 372.060 vetë.

Ndryshimi nga shifrat më të ulëta të Zyrës Federale të Statistikave qëndron në metodën e numërimit. BAG W regjistron shifrat për një vit të tërë dhe jo për një datë të caktuar.Ajo numëron edhe të pastrehët e fshehur. Pra njerëzit pa banesë të tyren, që flenë në divan te miqtë, anëtarët e familjes apo të huajt.

Të pengohet paraprakisht mungesa e strehës

Për Werena Rosenke gjërat nuk duhet të arrijnë deri në këtë pikë. "Prevencioni është gjëja më e rëndësishme. Ne duhet të parandalojmë, që njerëzit të humbasin banesën. Shumëkush as nuk e di se mund të aplikojë për para për banesë", thotë Rosenke. Për komunat do të ishte më e leverdisshme, sikur të merrnin përsipër borxhet e qirave, në vend që të financojnë bujtjet në hotele ose akomodime të tjera, që shpesh janë shumë të shtrenjta", thotë ajo.

Werena Rosenke përmend shumë masa, që mund të parandalojnë shpejt dhe pa shumë shpenzime humbjen e banesës. Për shembull rinovimin e strehimoreve emergjente dhe shndërrimin e tyre në banesa sociale. Sepse banesat sociale tani janë si pluhur ari: shumë të rralla.

Ndërtimi banesave sociale është gjithçka

Qëllimi i qeverisë gjermane është të ndërtojë 400.000 banesa të reja në vit; 100.000 prej tyre duhet të jenë banesa sociale. Por qeveria është me kilometra larg këtyre synimeve. Për Werena Rosenke ky është gjithsesi një objektiv modest: 100.000 banesa sociale në vit, siç është premtuar nga qeveria, nuk do të kishin ndryshuar sa duhet situatën e mungesës së strehimit të përballueshëm, thotë ajo. Përveç banesave sociale do të nevojiten edhe 100.000 banesa të tjera të përballueshme financiarisht.

Në vitet e fundit janë krijuar vetëm rreth 25.000 banesa të reja sociale", ankohet shefja e BAG W.  Rosenke bën thirrje për kuota fikse për njerëzit e pastrehë në banesat sociale. Sepse për shkak të paragjykimeve ata shpesh as që konsiderohen si qiramarrës të mundshëm.

Komiteti Drejtues i të pastrehëve është në bisedime me qeverinë. Ajo ka bërë të ditur se përmes një plani veprimi deri në vitin 2030 dëshiron t'i japë fund të qënit i pastrehë në Gjermani. Plani i veprimit pritet të miratohet nga kabineti qeveritar në pranverën e vitit 2024. Megjithatë mund të kalojnë vite, para se ai të zbatohet nga landet dhe komunat.

Të kthehemi te bashkësia Tabor. Në paradhomën e kishës janë ende rreth dhjetë veta. Një burrë është shtrirë para kaloriferit në korridor. Pastorja Sabine Albrecht buzëqesh dhe thotë: "Disa e bëjnë këtë për t'u ngrohur sërish." Dy burra lexojnë libra me bukën dhe kafen e bashkësisë përpara. Ata duken si studentë të vjetër. Kjo i bie në sy edhe pastores. "Gjithnjë e më shpesh në kafenenë e së mërkurës vijnë këtu njerëz, për të cilët nuk do të më kishte shkuar mendja kurrë se janë në nevojë apo të pastrehë."/DW

gjermani

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin