LIVE UPDATES
Bota

Analiza e DW/ Sulmi bërthamor, vetëm kërcënim i Putinit apo rrezik real?

Presidenti rus akuzon Perëndimin për shantazh bërthamor. E ai nuk lë asnjë dyshim për vendosmërinë e tij: "Ky nuk është një bllof. Ata që përpiqen të na shantazhojnë me armë bërthamore, duhet ta dinë se gjërat mund të ndryshojnë dhe të kthehen në drejtimin e tyre".

24 September 2022, 11:43 Nga e.k
Analiza e DW/ Sulmi bërthamor, vetëm kërcënim i Putinit apo
Vladimir Putin

RUSI- Është retorika e hapur luftarake e një luftënxitësi të pamëshirshëm: "Unë dua të kujtoj ata që japin deklarata të tilla për Rusinë, mos harroni se vendi ynë ka edhe mjete të ndryshme shkatërrimi dhe ato janë më moderne se ato të vendeve të NATO-s. Nëse cënohet integriteti territorial i vendit tonë, ne sigurisht që do të përdorim të gjitha mjetet që kemi në dispozicion për të mbrojtur Rusinë dhe popullin tonë”.

Kështu u shpreh shefi i Kremlinit Vladimir Putin të martën. Presidenti rus akuzon Perëndimin për shantazh bërthamor. E ai nuk lë asnjë dyshim për vendosmërinë e tij: "Ky nuk është një bllof. Ata që përpiqen të na shantazhojnë me armë bërthamore, duhet ta dinë se gjërat mund të ndryshojnë dhe të kthehen në drejtimin e tyre".

Përdorimi i armëve bërthamore nuk është ndonjë kërcënim i ri i Putinit

Putini të martën njoftoi edhe për mobilizimin e pjesshëm të 300 mijë rezervistëve. Por kërcënoi Perëndimin edhe me përdorimin e armëve bërthamore.

"Që nga fillimi i luftës, ne kemi dëgjuar vazhdimisht kërcënime të tilla”, shpjegon ish-koloneli Wolfgang Richter në një intervistë për DW. Ai është ekspert i politikave të sigurisë. "Ideja prapa saj është ndoshta të thuhet se nëse ju (Perëndimi) sulmoni territorin rus, atëherë sulmi bërthamor bëhet më i mundshëm."

Në një intervistë për BBC-në britanike, Rose Gottemoeller nuk përjashton mundësinë që Rusia të përdorë vërtet armë bërthamore. Ish-zëvendës sekretari i përgjithshëm i NATO-s është i shqetësuar: "Kam frikë se ata tani do të kundërpërgjigjen në një mënyrë të paparashikueshme". "Mund të përgjigjen në një mënyrë që mund të përfshijë edhe përdorimin e armëve të shkatërrimit në masë," shpjegon Gottemoeller.

Eksperti i sigurisë Richter nuk e sheh situatën aq dramatike dhe i referohet doktrinës bërthamore ruse. Ajo lejon përdorimin e armëve bërthamore vetëm në dy raste: "E para, nëse vetë Rusia sulmohet nga armë bërthamore ose me armë të tjera të shkatërrimit në masë. Dhe e dyta, nëse rrezikohet ekzistenca dhe mbijetesa e shtetit rus." Sipas Richter, asnjë prej këtyre argumenteve nuk qëndron. Përveç kësaj, përdorimi i armëve të tilla do të prekte edhe "të ashtuquajturin popull vëlla" të ukrainasve.

Rusia fuqia më e madhe bërthamore

Me më shumë se 6.300 koka bërthamore, Rusia mban arsenalin më të madh bërthamor në botë. Nga partnerët e NATO-s, SHBA-të kanë forcën më të madhe bërthamore me rreth 5.800 koka bërthamore. Thuhet se Franca ka gati 300 koka bërthamore, Britania e Madhe rreth 215. Por shifra krejtësisht të sakta nuk ka, sepse shumë shtete mbajnë sekrete të dhënat e tyre.

Edhe nëse flitet për një "mburojë mbrojtëse bërthamore" nga SHBA, një sulm bërthamor në Evropë nuk mund të parandalohet ushtarakisht. "Mburoja mbrojtëse" bazohet më shumë në supozimin se një kundërshtar nuk do të guxonte të sulmonte vendet e NATO-s me armë bërthamore, sepse ai do të duhej të llogariste me një kundërsulm.

Një përgjigje e tillë ushtarake mund të urdhërohet dhe ekzekutohet nga çdo fuqi bërthamore e NATO-s: SHBA, Britania dhe Franca. Të tre shtetet kanë armë bërthamore strategjike që mund të shkrepen nga nëndetëset bërthamore, ndër të tjera, dhe kështu të mundësojnë një kundërsulm në çdo skenar të mundshëm.

Kush vendos për përdorimin e armëve bërthamore?

Për përdorimin e armëve bërthamore amerikane të ruajtura në Gjermani, Itali, Belgjikë dhe Holandë vendos presidenti amerikan së pari. Ai do lejonte përdorimin e armëve barthamore, ndërsa vendi i stacionimit (p.sh. Gjermania) do të duhej të pajtohej me hedhjen e bombave nga avionët e sa luftarakë. Përpara një vendimi të tillë do të kishte, sipas të gjitha gjasave, konsultime me aleatët e tjerë të NATO-s në Këshillin e Atlantikut të Veriut.

Presidenti francez vendos vetë për përdorimin e armëve bërthamore franceze. Në Mbretërinë e Bashkuar, fuqia vendimmarrëse i takon kryeministrit britanik. Por të tre qendrat e vendimmarrjes për përdorimin e armëve bërthamore konsiderohen vetëm si një element parandalues, pasi ato e bëjnë të vështirë për armikun të llogarisë saktësisht se si do të reagonte NATO në rast të një sulmi.

Roli i Gjermanisë

Gjermania merr pjesë në parandalimin bërthamor në Evropë me avionë luftarakë Tornado të stacionuar në Büchel, Rhineland-Pfalz. Në rast emergjence, avionët me një ekuipazh gjerman do të fluturonin me armë bërthamore amerikane drejt objektivit. Të paktën një herë në vit, pilotët e Bundeswehr-it praktikojnë hedhjen e bombave atomike amerikane.

Përveç Gjermanisë edhe Holanda, Belgjika dhe Italia marrin pjesë në atë që njihet si pjesëmarrje në arsenalin bërthamor të NATO-s. Sipas raportimeve, aktualisht në Evropë ruhen midis 100 dhe 150 bomba të çertifikuara për këto avionë dhe relativisht të pasakta.

Sulmi bërthamor: Kërcënim apo më shumë?

Që kur Rusia okupoi Krimenë në vitin 2014, presidenti rus ka kërcënuar vazhdimisht se do të përdorë armë bërthamore. Asokohe ndoshta ka qenë i mundshëm përdorimi i të ashtuquajturave armë bërthamore taktike. Ato kanë një fuqi shpërthyese relativisht të vogël. Një sulm i tillë bërthamor do të ishte rreth një e pesëdhjetë e fuqisë së bombës që shkatërroi Hiroshimën.

Por në një intervistë për DW, eksperti i sigurisë Richter dyshon se kjo mund të ndodhë vërtet. "Nëse do të kishte një sulm bërthamor, Rusia do të ishte tërësisht e vetmuar në botë. Putini do të humbiste të gjithë aleatët, përfshirë edhe Kinën." Prandaj, Richter e konsideron të pamundur një luftë bërthamore të Rusisë me NATO-n. "Kaq shumë racionalitet atje (tek Putini) sigurisht që ka mbetur ende."

Putini me siguri e kujton edhe një deklaratë shumë të qartë të presidentit amerikan Joe Biden. Në një intervistë televizive me CBS disa ditë më parë, presidenti i SHBA Biden paralajmëroi Vladimir Putinin kundër përdorimit të armëve bërthamore ose kimike: "Mos e bëni këtë! Mos e bëni! Mos e bëni! Kjo do të ndryshonte fytyrën e luftës si asgjë tjetër që nga Lufta e Dytë Botërore"

Marrë nga DW

rusi vladimir putin

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin