LIVE UPDATES
Bota

Analiza e DW: Ku janë gratë në pozitat drejtuese të BE-së?

Në letër, gjithçka është e qartë: gratë dhe burrat duhet të kenë mundësi të barabarta në BE. Në praktikë, gjërat duken ndryshe.

8 August 2024, 09:58 Nga I.A

Analiza e DW: Ku janë gratë në pozitat drejtuese të

BRUKSEL- Në javët e ardhshme, Ursula von der Leyen duhet të zgjidhë një detyrë të vështirë: me cilin ekip do të punojë në mandatin e saj të dytë në krye tëKomisionit Evropian. Detyra specifike është: ndarja e detyrave në mënyrë që secili shtet anëtar i BE-së të jetë të paktën disi i kënaqur. Jo të gjitha departamentet në Komisionin Evropian kanë të njëjtin ndikim dhe të njëjtin reputacion. Në fund do të ketë edhe zhgënjime, edhe shpërblime ngushëllimi.

Por ka një detyrë shtesë të vështirë. Ursula von der Leyen dëshiron të përsërisë atë që arriti në mandatin e saj të parë si kryetare e Komisionit të Bashkimit Evropian. Kur takohet me të besuarit një herë në javë, ajo dëshiron të ketë një numër të barabartë grash dhe burrash rreth tryezës së madhe. Deri më tani, raporti ishte 14 burra me 13 gra.

Anëtarët e BE-së vendosin bashkë

Por jo gjithçka është në duart e Ursula von der Leyen kur ajo dëshiron të arrijë barazinë midis grave dhe burrave. Është e vërtetë që ajo e ka fjalën e fundit në vendimet e personelit, por propozimet për komisionerë të mundshëm vijnë nga qeveritë e vendeve anëtare të BE-së. Çdo vend ka të drejtë për një vend në Komision. Gjermania dhe Estonia janë tashmë të përfaqësuara: Presidentja von der Leyen është nga Gjermania dhe Komisionerja për Politikën e Jashtme Kaja Kallas është nga Estonia.

Po të tjerët? Javën e kaluar, von der Leyen u dërgoi letra presidentëve të shteteve dhe qeverive dhe u kërkoi atyre të dërgonin emrat e tyre, një burrë dhe një grua secila. Përjashtim bëjnë ata komisionerë që mbeten në pozicionin e tyre aktual. Sllovakia zgjodhi edhe një herë Marosh Shevçoviçin, Franca vendosi për Thierry Breton dhe Kroacia Dubravka Shuican.

Me ofertën aktuale të emrave është e vështirë të arrihet qëllimi

Është e mundur që von der Leyen u ka dhënë tashmë disa sugjerime presidentëve të shteteve dhe qeverive: ia vlen të propozohen një grua dhe një burrë kur shpërndahen portofole me apel të ndryshëm. Por tashmë është e qartë se shumë qeveri nuk i përmbahen dëshirave të Presidentit të Komisionit. Irlanda emëroi Michael McGrath, i cili tashmë ka dhënë dorëheqjen si ministër i Financave.

Kryeministri Harris thotë se në këto rrethana nuk do të ishte e drejtë të dërgohej një emër tjetër në Bruksel. Sllovenia dhe Republika Çeke zgjodhën nga një mashkull secila. Suedia dhe Spanja konkurrojnë vetëm me nga një grua secila. Sipas situatës aktuale, duket se nuk do të jetë e mundur një shpërndarje e barabartë midis burrave dhe grave.

Procedura e komplikuar

Ursula von der Leyen u kërkoi krerëve të shteteve dhe qeverive që t'i jepnin përgjigje deri më 30 gusht. Komisioni nuk ka dashur të thotë se sa përgjigje ka marrë deri tani, sipas një hulumtimi të televizionit gjerman ARD. Por, edhe pas skadimit të asaj periudhe, nuk do të jetë e qartë se cili është raporti i burrave dhe grave në komision. Në Komision hyjnë vetëm ata që kalojnë seancën dëgjimore disa orëshe në Parlamentin Evropian.

Ka padyshim shumë gra në poste drejtuese në Bashkimin Evropian deri më tani. Ursula von der Leyen ruan postin e Presidentes së Komisionit, ndoshta posti më me ndikim në Bruksel. Strategjia e barazisë gjinore e ka origjinën që në mandatin e saj të parë.

Tashmë janë arritur disa pika, si një paketë masash mbrojtëse ndaj dhunës apo një ligj që garanton ekuilibrin në bordet mbikëqyrëse të kompanive të mëdha. Kreu i Bankës Qendrore Evropiane (BQE) është Christine Lagarde, kreu i Bankës Evropiane të Investimeve është spanjollja Nadja Calvinho. Kryeprokurorja e parë evropiane është Laura Kövesi.

Komitetet e ekspertëve përbëhen kryesisht prej burrave

Ndryshe është në Parlamentin Evropian. Për presidencën, rregullorja e punës parashikon një marrëdhënie të ekuilibruar mes gjinive. PE ka 14 nënkryetarë. Presidentja Roberta Metsola mbetet në krye.

Por në komisionet dhe nënkomisionet e ekspertëve, ku zgjidhet një kryetar dhe katër deputetë, situata është ndryshe. Deri më tani janë zgjedhur 114 nga 120 zyrtarë. Përqindja e femrave është 43.9 për qind. Nëse shikojmë postet presidenciale, përqindja e grave është edhe më e ulët: 37.5 për qind.

Lufta kundër të djathtës është më e rëndësishme se barazia gjinore

Ndonjëherë qëllimi i barazisë gjinore shkelet qëllimisht - për arsye politike. Partitë që e përkufizojnë veten si qendra politike synojnë të pengojnë partitë e ekstremit të djathtë të fitojnë ndonjë pozicion drejtues.

Një shembull konkret: në Komisionin për Politikë të Jashtme, pozita e deputetit të katërt duhej t'i kalonte një gruaje. Grupi Patriotët për Evropën ka nominuar Kinga Gal nga Fideszi hungarez e nuk pati kundërkandidatë nga partitë e qendrës,në fund pastaj u zgjodh një kristiandemokrat nga Rumania. Në atë rast, muri mbrojtës kundër të djathtës radikale ishte më i rëndësishëm se barazia gjinore./DW

ursula von der leyen

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin