LIVE UPDATES
Bota

Analiza e DW: Maqedonia e Veriut prej vitesh kandidate në BE

Fillimisht bisedimet për antarësimin në BE u penguan nga grindja me vendin fqinjë Greqinë. Pas mëse dy dekadash grindjes iu dha fund pasi Shkupi pranoi ndryshimin e emërtimit të vendit. Kjo i hapi rrugën antarësimit në NATO, që u nënshkrua në vitin 2020. Por tani prej kohësh është Bullgaria që po kundërshton afrimin e Maqedonisë së Veriut në BE. Bullgaria do që Maqedonia e Veriut ta interpretojë në frymën e Sofjes historinë.

29 August 2023, 12:53 Nga f.i
Analiza e DW: Maqedonia e Veriut prej vitesh kandidate në BE
Dimitar Kovaçevski dhe Charles Michel

MAQEDONIA E VERIUT- Maqedonia e Veriut është në pritje si vend kandidat i BE që më 2005. Asnjë vend tjetër nuk ka pritur kaq gjatë pas fillimit të negociatave. Pas viteve të tëra të grindjes për emrin me Greqinë, tani po bllokon Bullgaria. 

Maqedonia e Veriut e ka të vështirë në dhe me Europën. Fillimisht bisedimet për antarësimin në BE u penguan nga grindja me vendin fqinjë Greqinë. Pas mëse dy dekadash grindjes iu dha fund pasi Shkupi pranoi ndryshimin e emërtimit të vendit. Kjo i hapi rrugën antarësimit në NATO, që u nënshkrua në vitin 2020. Por tani prej kohësh është Bullgaria që po kundërshton afrimin e Maqedonisë së Veriut në BE. Bullgaria do që Maqedonia e Veriut ta interpretojë në frymën e Sofjes historinë. Po ashtu Bullgaria pretendon, se gjuha maqedonase nuk është e mëvetsishme, por një dialekt i bullgarishtes perëndimore.

Sofja kërkon gjithashtu, që për pakicën bullgare prej 3.000 pjesëtarësh Maqedonia e Veriut të ndryshojë kushtetutën për ta konsideruar këtë pakicë si "komb shtetformues", por njëkohësisht nuk pranon ekzistencën e një pakicë maqedonase në Bullgari. Edhe Serbia nuk ka qëndrim të mirë ndaj Maqedonisë së Veriut, sepse ajo e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Pavarësisht fjalimeve inkurajuese dhe premtimeve diplomatike të politikanëve perëndimorë: Maqedonia e Veriut vazhdon të mbetet si një top loje në në politikën ndërkombëtare dhe është vendi kandidat për në BE me kohëzgjatjen më të madhe si asnjë vend tjetër. Konferenca e ashtuquajtur e antarësimit në korrik 2022 shënon fillimin e bisedimeve, por bisedime të mirëfillta antarësimi për hapjen e kapitujve deri tani nuk ka pasur, për shkak të bllokadës bullgare.

Ndryshim kushtetute

Parlamenti në Shkup në gusht 2023 për ditë të tëra debatoi mbi kërkesën e Bullgarisë, që kërkon përfshirjen në kushtetutë të minoritetit bullgar. Meqënëse opozita e kundërshton këtë, nuk ka mundur të arrihet deri tani shumica e nevojshme e dy të tretave. Opozita pretendon, se nuk synohet kushtetuta, por rishkrimi i librave shkollorë si dhe vihet në pikëpyetje gjuha amtare, kombi, identiteti dhe historia e Maqedonisë së Veriut. Bullgaria do që ta dominojë në fund Maqedoninë e Veriut. Vendimi i parlamentarëve për ndryshimet kushtetuese për këtë arsye është shtyrë.

Kryetari i opozitës dhe kryetar i partisë nacional-konservatore VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, bën ndërkohë edhe një hap më tej: "Nuk mund të ketë ndryshim të diktuar të kushtetutës",tha ai të hënën (28.08.2023) për gazetën e Beogradit „Politika" – dhe: "Tani do të jenë zgjedhjet opcioni i vetëm." Zgjedhësit duhet të vendosin për ndryshimet kushtetuese. Përkundër kësaj deklarate të tij, Portali me popullaritet A1 tërheq vëmendjen, se qeveria mund ta shtyjë teorikisht votimin deri në verën 2024 kur përfundon mandati i rregullt një miratimi në parlament me ndihmën e rregullores së punës parlamentare. Me gjasë qeveria shpreson, se deri atëherë do t'i bëjë për vete tetë deputetët që mungojnë në arritjen e kuorumit duke i shkëputur ata nga radhët e opozitës . Por se çfarë mund t'u premtohet në këmbim këtyre depuetëtve, kjo mbetet e paqartë.

Eksod

Gjendja e luhatur në politikën e brendshme po bllokon në fakt edhe reformat e rëndësishme dhe po e zhgënjen e deprimon popullsinë. Gazeta Vecer përpara pak ditësh kujton, se një ndryshim i kushtetutës në favor për pakicës bullgare nuk është tema më e rëndësishme: "Interesi i parë kombëtar në vend ka të bëjë me një ekonomi të fuqishme, me më pak korrupsion, një kujdes të mirë shëndetësor, me arsim dhe një shtet të fortë ligjor.

"Por në vend të që t'u përkushtohen këtyre temave qeveria dhe opozita sulmojnë reciprokisht njera-tjetrën, se kanë shkatërruar vendin me korrupsion, censurë mediatike dhe kontroll ndaj drejtësisë.

Në përgjithësi në popull në Maqedoninë e Veriut është përhapur ndjenja e stanjacionit total dhe mungesës së perspektivës në vend. Nga politikanët vendas shumica flasin vetëm me nënçmim. Pothuajse askush nuk shpreh ndonjë mendim të mirë për BE dhe as nuk presin ndonjë gjë pozitive nga Brukseli. Kush mundet gjen ndonjë punë jashtë vendit. Eksodi është masiv në Maqedoninë e Veriut, popullsia 1,8 milionëshe është tkurrur vitet e fundit me 10 përqind.

Nuk ka zgjidhje të afërt

Përse një spektër i gjerë politik në Bullgari është unik në qëndrimin ndaj vendit të vogël fqinj, Maqeodnisë së Veriut? Me sa duket kjo ka të bëjë me politikën e brishtë të brendshme. Vitet e kalauara në Bullgari ka pasur pesë zgjedhje parlamentare. Pas zgjedhjeve të fundit në prill 2023 koalicioni aktual qeverisës sërish u vendos mes partnerësh që nuk përputhen: GERB-i konservator (Qytetarët për zhvillimin europian të Bullgarisë) partia kjo e ish-kryeministrit Bojko Borissov, i cili bëhet përgjegjës për një sërë aferash korrupsioni dhe aleanca liberale e reformave dhe antikorrupsionit "Ne vazhdojmë kthesën" (PP).

Vetëm ndarja e pushtetit mes dy partive në kontrast mes tyre mundësoi krijimin e qeverisë. Fillimisht njëra palë nxorri kryeministrin, e pastaj pasoi një kryeministre nga ana tjetër. Në një sfond të tillë me kaq shumë politikë të brishtë, shumica e politikanëve shfrytëzojnë gjendjen për të ngritur një çështje të përbashkët kombëtare në formën e Maqedonisë së Veriut. Një rast precedent ka pasur: Kur ish-kryeministri Kiril Petkov i partisë PP përpara një viti e gjysmë donte të afrohej me Maqedoninë e Veriut duke i hapur rrugë, por e frenuan partitë e tjera dhe presidenti Rumen Radev.

Maqedonia e Veriut

Ndërsa shumica e juristëve dhe historianëve të huaj janë në anën e Maqedonisë së Veriut, BE-ja do të imponojë që kushtetuta të ndryshojë në frymën e Bullgarisë. I ngarkuari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin, Gabriel Escobar gjatë vizitës në Shkup bëri të qartë, se Bullgaria nuk do të ngrejë pretendime të tjera përpos ndryshimit të kushtetutës. Sipas tij, për këtë e ka siguruar ministrja e jashtme bullgare dhe kryeministrja e ardhëshme Marija Gabriel.

Megjithatë nuk duket se bllokada mund të kapërcehet shpejt. Edhe nëse Maqedonia e Veriut do të mund të zgjidhte gríndjet në politikën e brendshme, është e paqartë, nëse Bullgaria do të heqë dorë nga qëndrimi i saj. Kjo do të zhyste në një krizë edhe më të thellë jo vetëm Maqedoninë e Veriut, por do të ulte besimin edhe ndaj rajonit. Pasoja mund të jetë një tension i ri i rrezikshëm në këtë rajon të Europës.

Marrë nga DW

maqedonia e veriut bashkimi europian

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin