LIVE UPDATES
Bota

Analiza e DW: Pro dhe kundër Rezolutës për Srebrenicën

Disa analistë pohojnë se fushata kundër miratimit të Rezolutës për Srebrenicën, e udhëhequr nga politikanët serbë me mbështetjen e aleatëve rusë dhe kinezë në OKB, ka arritur rezultate të caktuara. Rezoluta, e cila sipas pretendimeve të viktimave të mbijetuara të gjenocidit, duhet të jetë një akt qytetërimi, tani po përpiqet të paraqitet si diçka që mund të destabilizojë B-H dhe rajonin.

4 May 2024, 11:11 Nga N.F
Analiza e DW: Pro dhe kundër Rezolutës për Srebrenicën
Foto ilustruese

BOSNJË- Ata që respektojnë vendimet e gjykatës mbështesin Rezolutën për Srebrenicën, ndërsa mohuesit e gjenocidit po bëjnë gjithçka për të parandaluar miratimin e saj. Diskutimi për Srebrenicën u transferua në skenën botërore.

Disa analistë pohojnë se fushata kundër miratimit të Rezolutës për Srebrenicën, e udhëhequr nga politikanët serbë me mbështetjen e aleatëve rusë dhe kinezë në OKB, ka arritur rezultate të caktuara. Rezoluta, e cila sipas pretendimeve të viktimave të mbijetuara të gjenocidit, duhet të jetë një akt qytetërimi, tani po përpiqet të paraqitet si diçka që mund të destabilizojë B-H dhe rajonin.

Fushata kundër miratimit të Rezolutës në OKB udhëhiqet nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq, i cili aktivizoi rrjetin diplomatik të Serbisë për të penguar miratimin e Rezolutës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB. Deklarata e tij se miratimi i Rezolutës për Srebrenicën do të thotë "hapja e kutisë së Pandorës" shkaktoi reagime të shumta.

Të mbijetuarit e gjenocidit e perceptojnë atë si një kërcënim të drejtpërdrejtë. "Vuçiq i përkiste strukturave dhe sistemeve politike që janë të lidhura me gjenocidin. Pohimi i tij për hapjen e kutisë së Pandorës është një kërcënim i drejtpërdrejtë për një gjenocid të ri”, thotë për DW Murat Tahiroviq, kryetar i Shoqatës së Viktimave të Gjenocidit dhe Dëshmitarëve.

Vuçiq "më i merituari" që kaq shumë flitet për gjenocidin në Srebrenicë

Tahirovia nuk e mohon se politikanët serbë kanë arritur "rezultate të caktuara" me fushatën e tyre. "Po, e arritën! Gjenocidi në Srebrenicë nuk u diskutua kurrë më shumë në OKB dhe në shumë vende të botës. Shumë vende të vogla nuk kanë dëgjuar asnjëherë për B-H, e lëre më Srebrenicën dhe gjenocidin. Ndërsa tani, falë Vuçiqit, kanë dëgjuar! Pavarësisht gjithçkaje, Srebrenica është sinonim i vuajtjeve të boshnjakëve”, thotë Tahiroviq.

Me kërkesë të Rusisë, një sesion i jashtëzakonshëm i Këshillit të Sigurimit të OKB-së u mbajt të martën (30 prill), ku anëtarja e Presidencës së B-H-së, Zheljka Cvijanoviq përsëriti pretendimet e mëparshme përmes video-lidhjes, se Rezoluta ishte përgatitur "në mënyrë të paligjshme" dhe pa qëndrime të dakorduara brenda B-H. Ajo thotë se janë shkelur procedurat e OKB-së, për të cilën ajo ka shpallur një kallëzim penal kundër ambasadorit të Bosnjë-Hercegovinës në OKB, Zlatko Lagumxhija. Ajo tha se Rezoluta e propozuar ishte "një shembull i shkeljes së Kushtetutës së Bosnjë-Hercegovinës dhe rrezikimit të paqes dhe stabilitetit".

Ambasadori rus në OKB, Vasilij Nebenzja vuri në dukje se Moska është "kategorikisht kundër Rezolutës për Srebrenicën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së" dhe shtoi se "Srebrenica nuk është e vetmja anë e errët e luftës në B-H". Përfaqësuesi kinez përsëriti qëndrimin e politikanëve nga RS "se miratimi i Rezolutës pa pëlqimin e të dy njësive nuk është në përputhje me promovimin e paqes në B-H".

Mendime të ndryshme në KS

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OKB Robert Wood dënoi mohimin e gjenocidit në Srebrenicë. "Vazhdimi i veprimeve të disa liderëve, përfshirë Milorad Dodikun, veçanërisht mohimi i gjenocidit, shkakton shqetësim. Është fakt i padiskutueshëm që në Srebrenicë është kryer gjenocid, siç është vërtetuar nga gjykatat ndërkombëtare. Ne mirëpresim vendimin e Përfaqësuesit të Lartë për Bosnjë-Hercegovinën për të ndaluar pjesëmarrjen në zgjedhje të personave që kanë kryer gjenocid”, tha Wood.

Në mesazhet para votimit të Rezolutës, politikanët boshnjakë më së shumti i referohen vendimeve të Gjykatës së Hagës dhe Gjykatës së B-H-së, para së cilës disa zyrtarë politikë dhe ushtarakë të RS-së u dënuan për gjenocid ndaj boshnjakëve të Srebrenicës. Presidenti i partisë më me ndikim politik boshnjak - Partia e Veprimit Demokratik (SDA), Bakir Izetbegoviq, paralajmëroi në një letër drejtuar anëtarëve të OKB-së se gjenocidi ende po mohohet dhe kriminelët e luftës po glorifikohen në RS.

Rezoluta është "një mundësi e re për t'u përballur me të vërtetën"

"Miratimi i Rezolutës për Srebrenicën do të jetë një mundësi e re për t'u përballur me të vërtetën dhe një shans i ri për pajtim. Është gjithashtu një mundësi për të ritheksuar se përgjegjësia për gjenocidin e kryer është e pjesëve të regjimit të atëhershëm serb, dhe jo e gjithë popullit serb”, shkruan Izetbegoviq. Sipas kreut të SDA-së, kjo do të hidhte poshtë tezën për përgjegjësinë e popullit serb, të cilën e parashtrojnë përfaqësuesit politikë të serbëve në rajon "për të justifikuar krimet e regjimit të Millosheviqit dhe Karaxhiqit".

I pyetur nga DW, se pse politikanët serbë në B-H dhe në rajon paraqesin rezolutën për Srebrenicën si kërcënim, sociologu nga Banja Luka, Ivan Shijakoviq u përgjigj se politikanët përdorin faktin se Srebrenica është simbol i "frikës, ankthit, shqetësimit, turpit, mosbesimit, frikës dhe trishtimit për çdo serb që ka qëllime të mira”. Ndërsa polkitikanët përpiqen të manipulojnë çështjen për hirëtë homogjenizimit kombëtar.

"Çdo përmendje e Srebrenicës, duke përfshirë edhe Rezolutën e OKB-së, përdoret nga politikanët për të përhapur frikën për tendenca kundër popullit serb, për rreziqet që i afrohen atij nëse nuk ndjekin lidershipin politik dhe liderët politikë, në këtë rast Milorad Dodikun dhe Aleksandar Vuçiqin”, thotë Shijakoviq.

Glorifikimi i kriminelëve të luftës në RS

Ai vë në dukje se përmbajtja e saktë e Rezolutës së OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë nuk është ende e njohur për publikun. Ndaj ajo mund të jetë objekt manipulimi dhe interpretimi keqdashës. Ai kujton gjithashtu se në dekadat e kaluara, teza se Republika Srpska është një "krijesë gjenocidale" është përhapur në media dhe rrjetet sociale.

"Të dënuarit për gjenocid në Srebrenicë glorifikohen nga politikanët dhe opinioni publik në RS si "heronjtë serbë”, ndërsa në vetëdijen kolektive çdo përpjekje për të vendosur fajësinë individuale perceptohet si një thirrje për faj kolektiv të serbëve në B-H dhe Serbi", thotë Shijakoviq. Ai vë në dukje se përkufizimi i gjenocidit nuk përcakton qartë nëse ai është një akt i individëve apo një grup i organizuar "i cili gjithashtu mund të interpretohet ndryshe".

"Le të jemi të sinqertë, për 80 për qind të njerëzve në botë, çdo krim i një individi fillimisht ngjall mendimin e përkatësisë së tij etnike dhe/ose fetare, mbi bazën e së cilës më pas formohen stereotipe të caktuara. Kjo është arsyeja pse ka gjasa që disa amerikanë, belgë, britanikë, norvegjezë, kinezë, sauditë apo nigerianë t'i identifikojnë krimet në Srebrenicë me serbët dhe jo me Radislav Krstiqin, Ratko Mlladiqin ose Radovan Karaxhiqin", thotë Shijakoviq.

Manipulimet me "botën serbe"

Për psikologun dhe analistin politik nga Sarajeva, Ibrahim Prohiq, nuk ka dilemë: Rezoluta patjetër do të kontribuojë për të siguruar që krimi i gjenocidit të kryer nga forcat serbe të B-H në Srebrenicë në korrik 1995 nuk do të përsëritet kurrë. Bashkëbiseduesi i DW beson se "drama" që rrethon Rezolutën është "prodhuar artificialisht", dhe se përgjigjet ndaj akuzave nga Beogradi janë "rezultat i një mashtrimi".

"Vuçiqi dhe Dodiku pretendojnë se Rezoluta akuzon ‘të gjithë kombin', ndërkohë që sipas këtyre trillimeve ‘përgjegjës nuk është kombi, por janë individët'. "Në të njëjtën kohë, harrohet se gjenocidi nuk është akt individual dhe vullnet i individëve renegatë, por akt i anëtarëve të strukturave zyrtare politike dhe (para)shtetërore që kanë planifikuar gjenocid”, thotë Prohiq.

 Ai vëren se udhëheqja politike e serbëve të Bosnjës e shprehu një synim të tillë në vitet nëntëdhjetë të shekullit të kaluar përmes qëndrimeve të Partisë Demokratike Serbe të atëhershme. "Në një seancë në Pale, kjo u përcaktua edhe si një objektiv lufte, prandaj edhe komandanti i Ushtrisë së Republikës Srpska, Ratko Mlladiq, paralajmëroi se ekzekutimi i udhëzimeve të tilla politike do të përbënte gjenocid”, kujton Prohiq.

Dimensione të shumta të përgjegjësisë

Faji individual është vetëm një dimension i përgjegjësisë. Dimensioni tjetër është përgjegjësia e politikës dhe e regjimit. Bashkëbiseduesi i DW-së pohon se regjimet aktuale në Banja Luka dhe Beograd, duke mohuar gjenocidin dhe duke kundërshtuar miratimin e Rezolutës për Srebrenicën në OKB, "po mbrojnë politikën që gjeneroi gjenocidin".

"Në të njëjtën kohë nuk braktiset projekti i ‘Serbisë së Madhe', pra projekti i ‘botës serbe', për të cilin është bërë gjenocidi. Ky është orientimi i përhershëm i politikave në Beograd dhe Banja Lukë, të cilat rrezikojnë të përsërisin krimin në rrethana të favorshme gjeopolitike. Prandaj është jashtëzakonisht e rëndësishme që në OKB të miratohet Rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë, e cila do të kishte edhe një efekt parandalues, në mënyrë që një krim i tillë të mos përsëritej kurrë”, thotë Prohiq.

Përfaqësuesit politikë të kroatëve në Bosnjë-Hercegovinë janë kryesisht të heshtur për Rezolutën për Srebrenicën. Gazetari dhe analisti politik nga Domaljevac (Posavina) Pejo Gashpareviq beson se qëndrimi i Beogradit në lidhje me rezolutën ka gjithashtu një sfond gjeopolitik dhe se Serbia në këtë mënyrë po rreshtohet me Rusinë në skenën më të lartë botërore, Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, në një kontekst më të gjerë.

Debatet në skenën botërore: Perëndimi kundër Lindjes

"Ashtu si Rusia që shtrëngon retorikën e saj anti-perëndimore në lidhje me luftën në Ukrainë dhe akuzon Perëndimin se po ndihmon Kievin, edhe Serbia mban një qëndrim antiperëndimor në lidhje me Srebrenicën. Ajo kundërshton mbështetjen e shumicës së fuqive perëndimore për të miratuar Rezolutën për Ditën Ndërkombëtare në kujtimin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe përkujtimin e gjenocidit në Srebrenicë”, tha Gashpareviq për DW.

Ai thekson se në shkallë globale, "Serbia e vogël po përpiqet të pozicionohet si një lojtar i madh". "Kështu, Beogradi po përpiqet të rikthejë pozitën e mëparshme si oficer policie në Ballkan që dominon atë pjesë të Evropës, për të cilën i duhet homogjenizimi i lartpërmendur”, thotë Gahspareviq.

"Në fakt, ambiciet e elitës politike serbe në këtë moment, përmes Rezolutës për Srebrenicën, synojnë skenën e madhe botërore në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ku para syve të publikut politik global ata rreshtohen me Rusinë dhe Kinën – kundër Perëndimit”, thotë Gashpareviq.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së duhej të votonte mbi rezolutën të enjten (2 maj), por votimi u shty për konsultime shtesë. Rezoluta shpall 11 korrikun si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë dhe u kërkon anëtarëve të OKB-së që të përfshijnë fakte të vërtetuara gjyqësore për gjenocidin në programet arsimore.

Marrë nga DW

rezoluta e srebrenices

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin