LIVE UPDATES
Bota

Analiza e DW: Pse Kroacia po “frustron” Vuçiç?

Analistët në Beograd theksojnë se marrëdhënia midis Milorad Pupovac dhe Aleksandar Vuçiç nuk mund të krahasohet me marrëdhëniet që ata kanë, për shembull, me udhëheqjen e Republikës Srpska ose me serbët në Mal të Zi.

17 January 2025, 17:33 Nga B.Z
Analiza e DW: Pse Kroacia po “frustron” Vuçiç?
Aleksandër Vuçiç

SERBI - Protestat e vazhdueshme të studentëve në Serbi kanë detyruar autoritetet serbe të përdorin të gjitha materialet e mundshme propagandistike në përpjekje për të ndalur protestat. Edhe Kroacia shfaqet si një nga aktorët kryesorë në këtë luftë, e shënjestrat janë drejtuar edhe kundër disa përfaqësuesve të komunitetit serb atje. Pas skandalit diplomatik të shkaktuar nga ambasadorja serbe në Kroaci, Jelena Miliq, e cila u largua nga pritja e Krishtlindjeve të Këshillit Kombëtar Serb (SNV) në Kroaci, fushata e regjimit u kthye edhe kundër Milorad Pupovacit, presidentit të SNV-së. Ai kritikohet për “duartrokitje për të rinjtë dhe studentët”, dhe “tekstet anti-serbe në gazetën e tij”.

“Mjerë ata që dëgjojnë Vuçiçin“

Analistët në Beograd theksojnë se marrëdhënia midis Milorad Pupovac dhe Aleksandar Vuçiç nuk mund të krahasohet me marrëdhëniet që ata kanë, për shembull, me udhëheqjen e Republikës Srpska ose me serbët në Mal të Zi. Vetë Milorad Pupovac në një intervistë për DW ka deklaruar se ka pasur kontakte me presidentin e Serbisë një vit e gjysmë më parë. Drejtori i Qendrës për Rajonalizimin nga Novi Sadi, Aleksandar Popov, vëren se “marrëdhëniet ndërmjet autoriteteve në Serbi dhe SNV nuk kanë qenë kurrë të mira, sepse Pupovac është i vetmi lider serb në rajon që nuk është nën ndikimin e Beogradit.

Aleksandar Vuçiç, shton Popov, “nuk mund ta shndërrojë Pupovac në Milorad Dodik”. Pupovac nuk është një kalkulator politik dhe ai bëri gjithçka në fuqinë e një njeriu për të përmirësuar pozitën e komunitetit serb në Kroaci, në mënyrë që pozita të përmirësohet ose të paktën të mos përkeqësohet. “Vetëm shikoni se si po kalojnë serbët në Kosovë që dëgjuan Listën Serbe”, thotë Popov për DW.

Njeri i dëgjuar i Beogradit?

Presidenti serb mendon se mund t’i trajtojë serbët në Kroaci ashtu siç i trajton serbët në Kosovë, Mal të Zi dhe Republika Srpska, tha për DW, Naim Leo Beshiri, drejtor i Institutit të Beogradit për Çështje Evropiane. “Dallimi është i madh, sepse në Kroaci ka institucione të caktuara dhe serbët në Kroaci dinë të përdorin disa mekanizma institucionalë.” Ajo që Vuçiç mendon për Kroacinë dhe serbët në Kroaci duket edhe nga emërimi i Jelena Miliçit si ambasadore e Serbisë në Kroaci. Ajo erdhi në këtë post pas disa vitesh punë në SNS dhe pa asnjë njohuri apo përvojë diplomatike”, tha Beshiri për DW.

Naim Leo Beshiri beson se “Vuçiç ka kohë që përpiqet ta kthejë Pupovac në Dodik”. Mendoj se kjo ka të bëjë edhe me atë se kush do të jetë pasardhësi i Pupovac në Kroaci. “Pikërisht në këtë kontekst mund të interpretohet edhe fushata aktuale e autoriteteve serbe kundër liderit të SNV-së dhe mendoj se Vuçiç sigurisht që do të përpiqet të krijojë një person të ri, i cili do t’u bindet autoriteteve serbe në Beograd”.

Problemet e brendshme të Serbisë

Milorad Pupovac thotë për DW se gjithçka që ndodhi mes autoriteteve serbe dhe SNV-së lidhet me dy gjëra: “Njëra është se si funksionon diplomacia serbe në Zagreb dhe tjetra lidhet me situatën e brendshme në Serbi”. Pupovac kujton se “Serbia ka qenë vend protestash për tridhjetë vjet dhe se kjo nuk është asgjë e papritur”. Serbia është një shoqëri shumë e traumatizuar,” thotë kryetari i SNV.

“Mendoj se qeveria kroate bëri një lëvizje të mirë duke mos reaguar ndaj të gjitha akuzave që vijnë nga Serbia”, vëren Aleksandar Popov, duke shtuar se “problemi kryesor është se Vuçiç nuk mund të ndikojë tek Pupovac. Në Republika Srpska, situata është e ndryshme me Milorad Dodikun dhe njerëzit e tij”, thotë Popov.

Kryeqyteti i kujt është Beogradi?

Naim Leo Beshiri beson se Pupovac “me mençuri tërhoqi vëmendjen për faktin se në Serbi nuk ka liri të fjalës dhe diskutim parlamentar, ndaj reagimi i tij erdhi në ceremoninë e ndarjes së çmimeve”. Në anën tjetër, Pupovac është i vetmi lider serb në rajon për të cilin kryeqyteti i tij është Zagrebi, ndërsa vendi i tij është Kroacia dhe kjo është diçka që Vuçiç nuk mund ta ndryshojë”, thekson ai.

Milorad Pupovac gjithashtu thekson “rëndësinë e Serbisë si një shtet demokratik dhe stabil”. Për DW ai thotë se kur bëhet fjalë për marrëdhëniet mes dy vendeve, kryetari i Këshillit Kombëtar Serb thotë se “duhet të vazhdojmë të punojmë për reduktimin e marrëdhënieve të këqija dhe për uljen e atmosferës së keqe në marrëdhëniet mes dy vendeve”.

Kroacia frustron Presidentin serb

Sidoqoftë, kjo është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Presidenti i Serbisë i përdori protestat studentore për sulme ndaj Kroacisë dhe për sulme ndaj kërkesave të studentëve, që u paraqitën si pjesë e një komploti mes shërbimeve sekrete kroate dhe tradhtarëve në Serbi. Kur kësaj i shtojmë krahasimet e vazhdueshme të Vuçiçit me Kroacinë, nga ajo ekonomike deri tek ajo ushtarake, është e qartë se çdo krizë në Serbi të kujton një slogan të vjetër politik: “Kur kohët janë të vështira – fajëso Kroacinë”.

Naim Leo Beshiri e sheh këtë përpjekje të vazhdueshme për të konkurruar me Kroacinë në kontekstin e zhgënjimit të Vuçiçit, sepse Kroacia, me anëtarësimin e saj në NATO dhe BE, ka ecur shumë përpara Serbisë. “Nëse Kroacia do të ngecte tani dhe Serbia do të përparonte ekonomikisht me 10% në vit – gjë që është praktikisht e pamundur – Serbia do të arrinte Kroacinë për 20 vjet. Ndërsa Slloveninë do ta arrinte për 60 vjet. Vuçiç e di këtë dhe për këtë duhet të shpikë vazhdimisht armiq dhe të krijojë kakofoni në vend për të mbetur në pushtet”, tha Beshiri.


Kjo është retorikë, të cilës as Kroacia nuk po i përgjigjet më, thekson Aleksandar Popov, dhe konstaton: Qeveria serbe megjithatë ka vendosur që kjo është mënyra më e përshtatshme për të etiketuar dikë. Kjo largon vëmendjen nga problemet e brendshme që ata po i krijojnë vetë. Më duket se në këtë kuptim, Beogradi mund të kishte preferuar që Primorac të kishte fituar zgjedhjet presidenciale në Kroaci në vend të Milanoviçit, sepse kur bëhet fjalë për Partinë Progresive Serbe dhe HDZ, ato janë parti simotra, të cilat madje mbështesin njëra-tjetrën në kohë krize./DW

aleksander vucic protesta serbi kroaci

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin