LIVE UPDATES
Bota

Analiza e DW: Si dallohet varfëria në një vend të pasur?

Ndërkohë që çmimet janë në rritje, sidomos për ushqimin dhe energjinë, hendeku midis të pasurve dhe të varfërve është duke u thelluar në Gjermani.

14 October 2022, 08:32 Nga d.a.
Analiza e DW: Si dallohet varfëria në një vend të pasur?
Foto ilustruese

GJERMANI- Megjithëse Gjermania është një nga vendet më të pasura të botës, shenjat e varfërisë në rritje janë duke u bërë gjithnjë e më të dukshme, kudo në vend. Të pastrehët flenë jashtë në kushte të vështira, nënat nuk i hanë të gjitha vaktet në mënyrë që të kursejnë për të ushqyer fëmijët, dhe pensionistët mbledhin shishet e përdorura për të fituar pak para nga shitja e tyre. 

Sipas Paritätische Wohlfahrtsverband, një shoqatë bamirësie që ka mbledhur nën vete shumë shoqata humanitare, 13,8 milionë gjermanë ose jetojnë në varfëri ose janë në rrezik të bien nën nivelin e varfërisë.Qeveria gjermane ka shprehur shqetësimin e saj për rritjen e hendekut mes të pasurve dhe të varfërve. 

Koncepti i varfërisë këtu nuk do të thotë se miliona njerëz në Gjermani kërcënohen nga uria ose vdekja nga të ftohtit. Ai ka të bëjë me varfërinë relative, e cila llogaritet nga kushtet mesatare të jetesës në shoqërinë në fjalë. 

Në vitin 2021, Gjermania u rendit në 20 vendet më të pasura të botës, llogaritur me prodhimin e brendshëm bruto për frymë. Kjo do të thotë se nëse mblidhni vlerat e gjithë të mirave të prodhuara dhe komoditeteve të krijuara në vend dhe i pjestoni ato me numrin e banorëve, atëhetë merrni si rezultat të ardhurat mesatare vjetore për person në Gjermani, që janë 50. 700 dollarë (52.200 euro). Sa për krahasim, kjo shifër është 136.700 dollarë në Luksemburg, vendin më të pasur të botës dhe 270 dollarë në vendin më të varfër të botës, që është Burundi. 

Varfëria varet nga çfarë quan varfëri 

Në Europë, megjithëse relativisht pak njerëz jetojnë në varfëri absolute, miliona njerëz janë prekur nga varfëria relative, krahasuar me mesataren në vendin përkatës. Kjo do të thotë se ata jetojnë me mangësi të caktuara materiale dhe janë në gjendje t'ia dalin, vetëm nëse heqin dorë nga mënyra e jetesës, të cilën pjesa më e madhe e popullsisë së vendit e sheh si të vetëkuptueshme. 

Në BE, një person shihet i rrezikuar nga varfëria ose vlerësohet si i varfër nëse të ardhurat e tij janë më të pakta se 60 përqind e mesatares së vendit përkatës. Nëse të ardhurat janë më pak se 50 përqind e mesatares, personi konsiderohet në varfëri ekstreme. 

Për Gjermaninë, kjo do të thotë se një person që ka të ardhura më të pakta se 1,148 euro në muaj konsiderohet se jeton nën nivelin e varfërisë. Për një prind të ndarë dhe me një fëmijë kjo shifër është 1,492 euro, dhe për një ekonomi shtëpiake me të dy prindët dhe dy fëmijë kjo shifër është 2,410 euro. 

Rrjeti i sigurisë sociale bën pak për përmirësimin e gjendjes ekonomike 

Gjermania mendon se ka një sistem të fortë sigurie sociale. Kujtdo që nuk është në gjendje të gjejë një vend pune, ose nuk është në gjendje të punojë, i jepen para për të pasur bazën e sigurisë sociale, një sistem që në gjuhën popullore njihet si Hartz IV. Këto para jepen për të mbuluar shpenzimet bazë të jetesës si qiraja, ngrohja, dhe uji dhe sigurisht sigurimi shëndetësor. 

Me këtë sistem, personat e veçantë dhe prindët e ndarë marrin vetëm 449 euro për ushqime, veshje, pajisjet shtëpiake, produktet e higjenës personale dhe faturat e internetit, telefonit dhe dritave. Për çdo fëmijë, një prind i ndarë, ose prindët si çift marrin nga 285 euro deri në 376 euro në varësi nga mosha e fëmijës. 

Hartz IV dhe programe të tjera të ndihmës publike janë kritikuar vazhdimisht në Gjermani, sepse mbulojnë vetëm minimumin e nevojave. Për t'iu përgjegjur këtyre kritikave qeveria federale gjermane ka propozuar që me fillimin e 2023 të rrisë nivelin standard, duke e çuar në 503 euro në muaj, dhe të ndryshojë emrin duke e quajtur para për qytetarët, në gjermanisht "Bürgergeld." 

Sidoqoftë, sipas sociologut dhe studiuesit të varfërisë Christoph Butterwege, edhe kjo sasi parash nuk do të jetë aspak mjaft. Butterwege i tha Deutsche Welles, se duhen 650 euro që njerëzit të jetojnë "me dinjitet”, dhe të hanë ushqim të shëndetshëm në çdo vakt. Me sistemin aktual, janë përcaktuar vetëm 5 euro për ushqimin për person, duke i bërë ekonomitë e varfëra shtëpiake që të blejnë më pak ushqim ose të blejnë ushqim me cilësi më të ulët. 

Varfëria e pensionistëve

Ndërkohë që inflacioni ka shkuar në stratosferë në Gjermani, gjithnjë e më shumë njerëz ndihen të paaftë të plotësojnë nevojat pa marrë ndihma. Për shumë vetë është duke u bërë gjithnjë e më e vështirë të arrijnë të blejnë bukën, qumështin, frutat dhe perimet çmimi i të cilave është rritur 12 përqind, në krahasim me një vit më parë. Në vitin 2020, rreth 1,1 milionë vetë kanë përdorur ofertën e ushqimit me çmim simbolik. Kjo shifër ka arritur tani gati 2 milionë vetë. 

Varfëria është në rritje mes të moshuarve. Edhe pas dhjetëvjeçarëve të tërë të punës, pensioni mujor shpesh është i pamjaftueshëm për të mbuluar të gjitha shpenzimet. Sidomos gratë e ndiejnë më shumë ngarkesën, sepse ato kanë punuar më shumë me orar jo të plotë pune dhe janë paguar më pak. Sipas një studimi të fundit të Fondacionit Bertelsman në Gjermani, varfëria në moshë të thyer pritet të prekë në vitin 2036 rreth 20 përqind të gjermanëve. 

Personat që e kanë pensionin më të ulët se kufiri i përcaktuar lejohet të kërkojnë ndihmë nga shteti. Por, shumë vetë ngurrojnë ta bëjnë këtë gjë sepse druhen se shihen si nevojtarë. Studimet tregojnë se dy të tretat e personave që ju takon të marrin ndihma druhen t'i marrin ato. Të moshuarit shpesh preferojnë të punojnë më gjatë, ose të mbledhin nga kazanët e plehrave kanoçe që rimbursohen për riciklim për të shtuar disa euro në kuletat e tyre. 

Të varfërit që punojnë  

Në Gjermani është duke u rritur numri i njerëzve që nuk janë në gjendje të jetojnë me të ardhurat pavarësisht se punojnë me orar të plotë pune - kjo pavarërisht rritjes së fundit të pages minimale në 12 euro ora. Me 12 euro për orë, një person që nuk ka fëmijë, që punon 40 orë në javë merr në muaj 1,480 euro neto. Megjithëse kjo shumë është mbi kufirin minimal të varfërisë, sasia e përdorimit është ulur për shkak të rritjes së inflacionit. 

Studentët janë prekur rëndë nga kjo situatë, sidomos ata që marrin kredi nga shteti për të studiuar. Këta studentë marrin 934 euro në muaj, ku futet edhe qiraja dhe sigurimi shëndetësor. Kjo sasi parash ka bërë që shumë studentë të jetojnë nën nivelin e varfërisë.
Qeveria gjermane ka bërë plane për të shpenzuar 200 miliardë euro për të zbutur efektet e kostove në rritje të energjisë. Sidoqoftë, kjo nuk mbulon aspak kostot shtesë dhe ekonomistët mendojnë, se inflacioni do të mbetet i lartë. Jeta në Gjermani pritet të mbetet e shtrenjtë në të ardhmen e afërt dhe kjo do të ndihet sidomos nga ata që nuk kanë stabilizatorë financiarë dhe ndonjë kursim./DW/

varferia ne gjermani kriza ekonomike prej luftes

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin