LIVE UPDATES
Bota

Analiza/ Tarifat doganore të SHBA-së trembin investitorët dhe ushqejnë inflacionin

Tarifat doganore të Donald Trumpit kundër Kanadasë, Meksikës dhe Kinës i kanë rënduar tregjet botërore. Rendi i tregtisë botërore është i kërcënuar nga "kaosi", sipas ekonomistëve.

4 February 2025, 10:48 Nga B.Z
Analiza/ Tarifat doganore të SHBA-së trembin investitorët dhe
Donald Trump

SHBA - Çmimet e aksioneve ranë në mbarë botën, dollari u rrit, çmimet e naftës u rritën dhe u përgatitën kundërmasa: Këto ishin reagimet e menjëhershme ndaj tarifave të reja të presidentit amerikan Donald Trump ndaj Kanadasë, Meksikës dhe Kinës.

Trumpi kishte njoftuar se Shtetet e Bashkuara do të vendosin tarifa shtesë prej 25% për importet nga Kanadaja dhe Meksika duke filluar nga e marta (4 shkurt 2024), ndërsa tarifat ekzistuese për produktet nga Kina do të rriten me dhjetë përqind. Importet e energjisë nga Kanadaja do t'i nënshtrohen një tarife dhjetë për qind.

Megjithatë, edhe para se tarifat të hynin në fuqi, presidentja meksikane Claudia Sheinbaum njoftoi të hënën (3 shkurt 2015) se kishte pasur një "bisedë të mirë" me Trumpin. Shtetet e Bashkuara fillimisht do të pezullojnë tarifat për produktet meksikane për një muaj.

Masat tarifore të Trumpit janë të paprecedenta në shtrirjen e tyre, duke prekur tre partnerët më të mëdhenj tregtarë të Amerikës në të njëjtën kohë. Ekonomistët druhen se kjo do të dëmtojë rritjen ekonomike në SHBA dhe në mbarë botën.

Presidenti i SHBA, Donald Trump thotë se dëshiron të përdorë tarifat për të eliminuar çekuilibrat e mëdha tregtare dhe për të luftuar trafikun e drogës dhe migrimin e paligjshëm.

Carsten Brzeski, kryeekonomist në ING Bank në Gjermani, i sheh tarifat si fillimin e një "lufte tregtare të plotë që mund të përshkallëzohet". "Donald Trump jo vetëm që leh, por edhe kafshon”, tha Brzeski për DW. "Dhe duke bërë këtë, ai po përmbush premtimet e tij të fushatës."

Kërcënimi i një lufte tregtare rëndon mbi tregjet

Në përgjigje të njoftimit të tarifave doganore të Trumpit, indekset e aksioneve aziatike humbën deri në dy për qind të hënën. Disa bursa evropiane, duke përfshirë ato në Frankfurt dhe Paris, shënuan humbje të ngjashme. Trumpi kishte njoftuar se do të vendoste tarifa të ngjashme për produktet nga Bashkimi Evropian "mjaft shpejt".

Aksionet e prodhuesve evropianë të automobilëve gjithashtu ranë ndjeshëm të hënën. Prodhuesit gjermanë të automobilëve në veçanti, të cilët kanë fabrika edhe në Meksikë dhe eksportojnë makina nga atje në SHBA, ka të ngjarë të goditen rëndë nga tarifat e reja. Rreth dy të tretat e automjeteve Volkswagen të furnizuara në SHBA janë prodhuar në Meksikë.

Zinxhirët e furnizimit për automjetet e shitura në SHBA janë komplekse, me produkte dhe komponentë paraprakë që shpesh kalojnë kufijtë kombëtarë disa herë. Shoqata Gjermane e Industrisë së Automjeteve (VDA) i quajti tarifat një "pengesë të rëndësishme për tregtinë globale të bazuar në rregulla".

Peso meksikan, dollari kanadez dhe euro ranë kundrejt dollarit amerikan. Euro humbi 2.3 për qind, duke rënë në nivelin më të ulët që nga nëntori 2022.

Çmimet e naftës gjithashtu u rritën më shumë se dy për qind. Tregtarët kanë frikë nga ndërprerjet e furnizimit për shkak të tarifave në eksportet kanadeze të energjisë. Trumpi kishte kërcënuar gjithashtu më shumë tarifa për sektorin e naftës dhe gazit, por nuk dha detaje.

Po përgatiten kundërtarifat

Kryeministri kanadez Justin Trudeau njoftoi se më shumë se 100 miliardë dollarë importe amerikane do t'u nënshtrohen tarifave 25%. Raundi i parë do të fillojë këtë javë.

Disa provinca kanadeze kanë njoftuar gjithashtu masat e tyre hakmarrëse, duke përfshirë ndalimin e shitjes së alkoolit amerikan.

Në shërbimin X, Trudeau bëri thirrje për bojkot të produkteve amerikane dhe i kërkoi publikut të "zgjidhte produktet e bëra këtu në Kanada". Në një fjalim, Trudeau paralajmëroi amerikanët se tarifat mund të rrezikojnë vendet e punës në SHBA dhe të rrisin koston e ushqimit dhe benzinës.

Para bisedimeve të saj me Trumpin, presidentja meksikane Claudia Sheinbaum kishte udhëzuar ministrin e saj të ekonomisë të zbatonte "Planin B", i cili përfshin kundërmasa ende të paspecifikuara, përfshirë tarifat.

Nga ana e saj, Kina tha se "do të marrë kundërmasat e nevojshme për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e saj". Pekini tha se masa e Trumpit shkel rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT) dhe njoftoi një padi.

Trumpi "duket se nuk bën dallim mes miqve dhe armiqve”, tha për DW Rüdiger Bachmann, profesor i ekonomisë në Universitetin e Notre Dame në shtetin amerikan të Indianës. "Kina duket se po pranon një marrëveshje më të mirë se aleatët e saj Kanadaja dhe Meksika." Trump po e zhyt rendin e tregtisë botërore në "kaos".

Frikë nga inflacioni dhe recesioni

Sipas Deutsche Bank, tarifat e reja do të prekin 44% të të gjitha importeve amerikane me vlerë rreth 1.35 trilion dollarë. Si rezultat, inflacioni mund të rritet me një përqind për konsumatorët amerikanë, masat do të nënkuptojnë çmime më të larta për mallra si nafta, pajisjet elektronike dhe ushqimet, duke përkeqësuar rritjen e çmimeve në këto zona. Inflacioni më i lartë mund të bëjë që Rezerva Federale e SHBA të mbajë nivelin aktual  ose të rrisë normat e interesit.

Institucioni më i madh financiar i Gjermanisë shtoi se tarifat doganore të qëndrueshme do të kishin një "ndikim ekonomik shumë më të madh" në ekonomitë kanadeze dhe meksikane sesa Brexiti në atë britanike. Analistët e bankës besojnë se të dy vendet mund të hyjnë në një recesion si rezultat.

Për industrinë amerikane të automobilave, tarifat mund të shkaktojnë kosto shtesë që arrijnë në 60 miliardë dollarë, raportoi Bloomberg të hënën, duke cituar një studim nga konsulenca e automobilave AlixPartners. Të dhëna të tjera nga Wolfe Research parashikuan se çmimi mesatar i një makine të re në SHBA mund të rritet me rreth 3.000 dollarë.

Ministrja e Jashtme e BE, Kaja Kallas tha të hënën se "nuk ka fitues në luftërat tregtare". "Ne evropianët kemi nevojë për Shtetet e Bashkuara dhe Shtetet e Bashkuara kanë nevojë për ne," vazhdoi Kallas.

Pas marrjes së detyrës më 20 janar, Trump urdhëroi një hetim nëse vende të tjera po taksonin kompanitë amerikane në mënyrë të padrejtë. Në këtë rast, fokusi është kryesisht në vendet e BE; rezultatet do të publikohen më 1 prill./DW

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin