LIVE UPDATES
Bota

Analiza e DW: Sa e pengon Melonin dështimi i reformës në drejtësi?

Sipas rezultatit paraprak përfundimtar, rreth 54 për qind e italianëve e refuzuan reformën, dhe vetëm rreth 46 për qind votuan pro saj.

24 March 2026, 16:50 Nga E.d
Analiza e DW: Sa e pengon Melonin dështimi i reformës në
Foto ilustruse

ITALI- Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, dështoi me planet e saj për të arritur përmes një referendumi popullor një reformë të thellë të drejtësisë italiane. Sipas rezultatit paraprak përfundimtar, rreth 54 për qind e italianëve e refuzuan reformën, dhe vetëm rreth 46 për qind votuan pro saj.

Meloni e pranoi humbjen dhe tha në një video në kanalin e saj në Instagram: "Italianët vendosën. Dhe ne do ta respektojmë këtë vendim.” Kryetarja e partisë Fratelli d'Italia (Vëllezërit e Italisë) e quajti përfundimin e referendumit si një "mundësi të humbur për modernizimin e Italisë”.

Megjithatë ajo theksoi se do të vazhdojë "punën për të mirën e kombit”. Para referendumit Meloni e kishte përjashtuar mundësinë e marrjes së përgjegjësive personale në rast humbjeje.

Synimi kufizimi i vetëqeverisjes së gjyqtarëve

Reforma ishte një nga projektet kryesore të qeverisë italiane dhe parashikonte ndryshime në disa nene të Kushtetutës italiane. Një nga pikat kryesore ishte ndarja e karrierave të gjyqtarëve dhe të prokurorëve, siç është e zakonshme në shumicën e vendeve evropiane.

Gjithashtu, parashikohej krijimi i organeve të reja të vetëqeverisjes për gjyqtarët dhe prokurorët. Në përbërjen e këtyre organeve synohej të merrte pjesë edhe parlamenti, çka do t'i jepte politikës më shumë ndikim në vendimet për personelin.

Kundërshtarët shohin rrezik për pavarësinë e drejtësisë

Meloni dhe aleatët e saj e konsideronin këtë reformë si një hap për t'i bërë gjyqtarët dhe prokurorët më të pavarur nga ndikimet politike dhe për ta bërë sistemin e drejtësisë në tërësi më efikas. E djathta italiane pretendon prej dekadash se pjesë të mëdha të drejtësisë mbajnë anën e së majtës.

Kundërshtarët, kryesisht opozita italiane, paralajmëroi për një ndërhyrje në pavarësinë e drejtësisë. Ata e akuzuan Melonin se synonte të rrisë ndikimin e saj mbi sistemin gjyqësor.

Sipas tyre sidomos prokuroria mund të bëhej pre e ndikimit politik, ndërsa problemet strukturore si zgjatja e proceseve gjyqësoredhe mbipopullimi i burgjeve do të mbeteshin të pazgjidhura.

Humbje e rëndë për Melonin

Për Melonin rezultati është një humbje e rëndë dhe kjo vetëm një vit e gjysmë para zgjedhjeve të rregullta parlamentare. Referendumi konsiderohej gjithashtu si një test  për zgjedhjet e planifikuara për vjeshtën e vitit 2027.

Këtë e nënvizon edhe profesori i së drejtës kushtetuese, Nicola Lupo, nga Universiteti Luiss në Romë. Sipas Lupos, referendumi shihej nga italianët i lidhur ngushtë me Melonin dhe qeverinë e saj. Prandaj, "Jo”-ja në referendum është më shumë se një refuzim i reformës së drejtësisë.

Megjithatë aktualisht Meloni dhe partia e saj, Fratelli d'Italia, vazhdojnë të jenë shumë përpara të gjitha partive të tjera në sondazhe. Pjesëmarrja në votime ishte shumë e lartë për një referendum, rreth 58 për qind, ndërsa të drejtën e votës e kishin mbi 46 milionë qytetarë./DW

 giorgia meloni itali referendum

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin