LIVE UPDATES
Bota

Analiza e New York Post: Pse Biden po ‘mban anën’ e pengut të Putinit në Ballkan?

15 June 2023, 22:52 Nga New York Post
Analiza e New York Post: Pse Biden po ‘mban anën’ e pengut
Aleksander Vucic

SHBA- Meqenëse presidenti rus Vladimir Putin ka një performancë të dobët në Ukrainë, ai do të përdorë çdo taktikë të mundshme për të shpërqendruar Perëndimin. Këtë herë, Rusia, me ndihmën e Serbisë, po provokon kaos në fund të Evropës, në Ballkan. Qëllimi është të shtyjë Ballkanin në konflikt dhe të shkaktojë dhunë etnike, sepse kjo i lejon Kremlinit të minojë NATO-n dhe të rivendosë Rusinë si ndërmjetës mes fuqive të rajonit. Po pse atëherë presidenti Joe Biden dhe ekipi i tij po shkon sipas planit të Moskës?

Sirenat u ndezën të martën në veri të Kosovës kur serbët etnikë u përleshën me policinë pasi u arrestua një i dyshuar si udhëheqës i protestave të serbëve. Dy javë më parë, pas zgjedhjeve komunale të kryebashkiakëve etnikisht shqiptarë, protestuesit serbë bënë të njëjtën gjë me trupat e NATO-s, duke plagosur 30 anëtarë të forcës paqeruajtëse të aleancës, KFOR. Nga 1.8 milionë banorë të Kosovës, 92% janë shqiptarë dhe vetëm 6% janë serbë.

Vendi i vogël ka qenë prej kohësh një aleat i SHBA-së. Është vendi ku njerëzit ua vënë emrin fëmijëve të tyre sipas liderëve amerikanë, bulevardin e quajnë George W. Bush dhe një rrugë Bob Dole. Kosova e do Amerikën sepse Uashingtoni e mbështeti gjatë dhunës së Serbisë kundër shqiptarëve etnikë dhe mbështeti pavarësinë e saj në 2008. Dashuria amerikane nuk është qartësisht e pakushtëzuar. Në vend që të kritikonte Serbinë që po shkaktonte probleme, ambasadori i SHBA-së në Kosovë akuzoi qeverinë e Prishtinës për krijimin e kësaj atmosfere krize në veri dhe ambasadori i SHBA-së në Serbi e lavdëroi atë Beogradin se kishte qenë një partner konstruktiv. SHBA e largoi Kosovën nga pjesëmarrja në stërvitjen e saj aktuale të NATO-s, “Defender Europe 23”.

Ky ndryshim i çuditshëm në politikën amerikane i ka rrënjët në shmangien e rrezikut dhe frikën e Bidenit nga përshkallëzimi rus. Shtetet e Bashkuara shqetësohen se Serbia do të drejtohet nga Rusia dhe do të lejojë Putinin të hapë një front tjetër konflikti. Por nëse ka një gjë që administrata e Bidenit duhet të dijë, ajo është se qetësimi i Rusisë e inkurajon Putinin. Forcat e armatosura serbe do të marrin pjesë në stërvitjen ushtarake shumëkombëshe “Ujku i Platinit” me NATO-n. Ambasada amerikane në Serbisë tha me entuziazëm se kjo tregon se Serbia ka zgjedhur Perëndimin. Kjo deklaratë nuk mund të jetë përveçse e gabuar. Strategjia balancuese e Serbisë mes Rusisë dhe Uashingtonit ka lejuar që kjo stërvitje të mbahet 7 herë që nga viti 2014.

Reagimi i presidentit serb Aleksandar Vuçiç përfaqëson taktikën e tij të preferuar për të përshkallëzuar situatën dhe më pas për ta de-përshkallëzuar duke e përdorur Kosovën si mjet pazaresh me Perëndimin. Kremlini tashmë po e inkurajon Serbinë që ta përshkallëzojë situatën edhe më tej. Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov e quajti shpërthimin e dhunës shqetësuese dhe ia atribuoi fajin Perëndimit.

“Një tension i madh po shpërthen në qendër të Evropës, pikërisht në vendin ku në vitin 1999, NATO kreu agresion kundër Jugosllavisë”, tha ai. Ambasadori rus në Serbi, Aleksandr Botsan-Kharchenko tha se situata në Kosovë është një formë e luftës hibride dhe pretendoi se kundërshtarët e Vuçiç duan të bëjnë një grusht shteti të stilit Maidan, duke iu referuar kryengritjes së Ukrainës 2013-2014.

Rusia e Putin po lëviz gjithashtu në terren. Në shkurt, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani paralajmëroi se anëtarët e grupit mercenar rus Wagner po punojnë me paraushtarakët serbë. Verbëria e Perëndimit ndaj lojërave të pushtetit të Vuçiçit dhe Putinit dhe fajësimi ndaj Kosovës përfaqëson një strategji realpolitike. Shtetet e Bashkuara besojnë se Serbia është më e rëndësishme strategjikisht se Kosova, pasi Uashingtoni e di se Vuçiç mund të bashkëpunojë lehtësisht me Moskën për të ndezur një konflikt të ri në rajon. Përkrahja amerikane ndaj Serbisë nuk do të funksionojë: marrëdhëniet Serbi – Rusi janë të gjalla dhe të mira.

Bashkëpunimi i Serbisë me Perëndimin në stërvitjet ushtarake dhe retorika boshe është pjesë e strategjisë së saj balancuese midis Rusisë dhe Uashingtonit, jo një shenjë e besnikërisë së saj ndaj Perëndimit. Sa i përket luftës në Ukrainë, Serbia kurrë nuk miratoi sanksione kundër Rusisë së Putin. Muajin e kaluar, drejtori pro-rus i agjencisë së inteligjencës së Serbisë, Aleksandar Vulin udhëtoi në Moskë për një konferencë sigurie. Si pjesë e synimit të tij për të përqëndruar pushtetin, Vuçiç ka shfrytëzuar destabilitetin në rajon për ta shfaqur veten si një fuqi stabilizuese.

Duke përshkallëzuar dhe më pas duke de-përshkallëzuar krizën dhe duke negociuar me Perëndimin sipas kushteve të tij, Vuçiç e ka pozicionuar veten si një marrëveshje-bërës i moderuar në rajon. Dhe ai ka shfrytëzuar situatën e tensionuar në Kosovë për të shpërqendruar qytetarët e tij nga sfidat e brendshme në rritje. Rusia ka dashur prej kohësh të tregojë se NATO është një “tigër letre”. KFOR-i duhet të dërgojë një sinjal të besueshëm se është i gatshëm të ndërhyjë kundër forcave serbe në rast të përshkallëzimit. Javën e kaluar, NATO vendosi të angazhojë 700 trupa shtesë për të forcuar sigurinë në zonë. Ky është një hap në drejtimin e duhur. Por në vend që të qetësojë Serbinë, Amerika duhet të bëjë presion ndaj Beogradit që të pranojë pavarësinë e Kosovës dhe të vendosë sanksione ndaj Rusisë. Perëndimi duhet të kuptojë blofin e Rusisë së Putin dhe të ndërgjegjësohet se Vuçiç nuk është aleat i besueshëm.

Ambasadori rus në Serbi inkurajoi Beogradin që të llogarisë edhe mbështetjen e Moskës ndaj Kosovës dhe e përshkroi situatën si “në prag të një konflikti më të gjerë”. Me burimet ushtarake ruse të shteruara në Ukrainë, Kremlini nuk mund ta mbështesë Serbinë. Dhe një konfrontim i drejtpërdrejtë me NATO-n nuk do t’i shërbente interesave të Vuçiçit. Perëndimi duhet të pranojë se dobësia u jep guxim Putin dhe Vuçiç. Rusia dhe Serbia do të vazhdojnë ta nxehin sërish këtë konflikt të ngrirë kur t’u përshtatet interesave të tyre. Në vend që të lejojë Moskën të zhvlerësojë NATO-n, është koha që Perëndimi të provojë se Kremlini nuk është gjë tjetër veçse një “guaskë boshe”.

new ypork post aleksander vucic

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin