LIVE UPDATES
Bota

Analiza e REL: A ka SHBA-ja mjete për të penguar pushtimin e mundshëm të Tajvanit nga Kina?

Pas reagimit të Pekinit ndaj vizitës së kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi, në gusht në Tajvan, Uashingtoni ka rritur diskutimet rreth opsioneve të sanksioneve, derisa Bashkimi Evropian është nën presionin diplomatik nga Taipei për të bërë të njëjtën gjë.

16 September 2022, 09:00 Nga d.a.
Analiza e REL: A ka SHBA-ja mjete për të penguar pushtimin e
arme

SHBA- Shtetet e Bashkuara të Amerikës ia kanë tërhequr vërejtjen Kinës se sanksionet e koordinuara kundër pushtimit rus të Ukrainës, duhet të shërbejnë si paralajmërim për atë që e pret Pekinin nëse bën lëvizje kundër Tajvanit.

Pas reagimit të Pekinit ndaj vizitës së kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi, në gusht në Tajvan, Uashingtoni ka rritur diskutimet rreth opsioneve të sanksioneve, derisa Bashkimi Evropian është nën presionin diplomatik nga Taipei për të bërë të njëjtën gjë, thonë burimet për Reuters.

Megjithatë, mbështetja për hapa të tillë do të jetë shumë më e vështirë sesa në rastin e Rusisë, duke pasur parasysh rolin masiv të Kinës në ekonominë globale.

Këtu janë disa nga opsionet dhe pengesat që ekspertët, diplomatët dhe ish-zyrtarët kanë paraqitur:

Draft-legjislacioni i Kongresit të SHBA-së ka përshkruar një gamë të plotë sanksionesh ndëshkuese që mund t'i vendosen Kinës në lidhje me Tajvanin. Këtu përfshihen sanksione mbi presidentin Xi Jinping dhe liderë të tjerë, veprime për përjashtimin e bankave kineze nga tregjet globale, ndalimi i listimeve amerikane të firmave kineze mbi importet e mallrave të tyre dhe frenimi i projekteve energjetike kineze.

Megjithatë, i ashtuquajturi "opsioni bërthamor" i ndalimit të të gjitha bizneseve në dollarë amerikanë ndërmjet bankave amerikane dhe kineze, i cili në mënyrë efektive do të ngrinte institucionet kineze jashtë sistemit financiar ndërkombëtar, konsiderohet shumë i pamundur, sigurisht fillimisht, duke pasur parasysh dëmin që mund të sjellë në SHBA dhe në ekonomitë globale.

Në vend të kësaj, politikëbërësit ka mundësi të zgjedhin fillimisht masa më pak dramatike, të tilla si ngrirjet e aseteve të synuara kundër zyrtarëve, kompanive dhe institucioneve kineze; lëvizje më të kufizuara ndaj disa bankave; dhe rregulla që ndalojnë marrëveshjet në përfitim të kompleksit ushtarak-industrial të Kinës, duke përfshirë sektorin e saj gjysmëpërçues dhe hapësirën ajrore.

Craig Singleton, një ish-zyrtar i Qeverisë amerikane dhe ekspert i sanksioneve në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracive, tha se mund të ketë një gatishmëri për të parë hapat kundër institucioneve financiare të lidhura me Partinë Komuniste kineze në pushtet, duke përfshirë Bankën Qendrore të Bankës Popullore të Kinës dhe bankat e ndryshme, bankat shtetërore që mbështesin tregtinë dhe industrinë, "por lista do të ishte mjaft e gjatë”.

"Unë dyshoj se shumë politikbërës të SHBA-së do të hezitojnë të marrin masa shumë të rënda, të paktën përpara një pushtimi aktual", tha ai, duke shpjeguar se lëvizje të tilla mund të "dëmtojnë ndjeshëm ekonominë e Amerikës".

Mbështetja nga Azia është thelbësore për sanksionet efektive dhe do të ishte e vështirë të bindeshin vendet atje duke pasur parasysh lidhjet e tyre masive ekonomike me Kinën.

Shumica e vendeve aziatike, Australia, Japonia, Singapori dhe Koreja e Jugut duke qenë përjashtime, nuk shkuan përtej dënimit verbal të Rusisë për pushtimin e Ukrainës dhe "Rusia nuk është aq e ndërlidhur me ekonominë globale sa Kina", tha një diplomat aziatik.

"Unë nuk jam i sigurt se sa realist do të jetë ky kërcënim i sanksioneve të tipit Rusi", tha ai.

"Vendi më i mundshëm që do të mbështeste pozicionin e SHBA-së do të ishte Japonia. Por, kompanitë japoneze, edhe pse janë përpjekur të diversifikojnë, kanë aq shumë prodhime në Kinë, sa nuk e di nga çfarë mund të heqin dorë shpejt”.

Në total 7.486 firma japoneze kanë përfaqësi lokale në Kinë, sipas statistikave të vitit 2021, më pak se një e treta e të gjitha përfaqësive të firmave japoneze janë jashtë shtetit, sipas sondazhit të fundit nga Ministria japoneze e Tregtisë.

"Shumë vende nuk janë gati për të sanksionuar Kinën", tha një zyrtar nga një aleat aziatik i SHBA-së. "Ne jemi në fazën fillestare për të zhvilluar solidaritetin midis vendeve me të njëjtin mendim, gjë që aktualisht duket paksa simbolike dhe sipërfaqësore".

Pekini ka marrë masa të ashpra ndaj vendeve aziatike që kanë ndjekur udhëheqjen e SHBA-së në të kaluarën, si rasti kur Koreja e Jugut u përball me hakmarrjen ekonomike kineze pas vendosjes së një sistemi të mbrojtjes raketore të SHBA-së në territorin e saj.

Kina gjithashtu ka vepruar për të pakësuar varësinë nga teknologjia e importuar dhe po punon për të zhvilluar përdorimin e një monedhe digjitale që do ta lejonte atë të anashkalonte sanksionet bankare.

"Kina ka qenë agresive në përpjekjen për të përhapur monedhën e saj digjitale te sa më shumë partnerë që është e mundur”, tha Nazak Nikakhtar, një ish-zyrtar i lartë në Departamentin e Tregtisë të SHBA-së.

"Pra, do të ketë një nëngrup të mirë të komunitetit tregtar global që do të jetë në gjendje të punojë kundër çdo sanksioni të drejtpërdrejtë ndaj Kinës".

Udhëheqësit kinezë e kishin bërë të qartë se do të mësonin nga përvoja e sanksioneve të Rusisë dhe gjithashtu nga fushata e presidentit të atëhershëm amerikan, Donald Trump, kundër gjigantit të telekomunikacionit Huawei, të cilit iu deshën gati dy vjet për rimëkëmbje nga sanksionet dhe ndalimi i eksportit të çipave që shkaktuan dëme të konsiderueshme.

“Huawei grumbulloi çipa amerikan përpara se ndalimet të hynin në fuqi, me qëllimin për të mbrojtur kompaninë nga një goditje”, tha Singleton. “Kina pothuajse me siguri do të bëjë të njëjtën gjë kundrejt Tajvanit – ka disa indikacione që Kina po bën po aq shumë tashmë – për të reduktuar ekspozimin e saj ndaj rrezikut, derisa marrëdhëniet SHBA-Kinë vazhdojnë të përkeqësohen”.

Ekspertët si Singleton i konsiderojnë të pamundura "sanksionet gjithëpërfshirëse" ndaj Kinës, veçanërisht duke pasur parasysh se ato ende nuk janë vendosur ndaj Rusisë.

Një ish-zyrtar i lartë amerikan tha se në fund një gjë e tillë do t'i takonte presidentit Joe Biden, i cili gjatë një vizite në Japoni këtë vit tha se Kina tashmë po "flirton me rrezikun" me presionin ushtarak që po bënte në Tajvan.

“Në fund të ditës, le të jemi të qartë, ky është një vendim politik i presidentit dhe nëse ai vendos që ne duhet të sinjalizojmë parandalim si ky, ai mund të thotë “shko” dhe Thesari mund ta bëjë atë shumë shpejt”, tha ai./REL/

nancy pelosi tensionet tajvan-kine

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin