LIVE UPDATES
Bota

Analiza e REL: A po ia mbyll Kurti dyert emisarit evropian?

Duke folur të hënën në një konferencë me gazetarët në Prishtinë, Kurti tha se i dërguari i BE-së për bisedimet Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, u pozicionua kundër Kosovës në takimin mes palëve, që u zhvillua javën e kaluar.

18 September 2023, 19:15 Nga I.A
Analiza e REL: A po ia mbyll Kurti dyert emisarit evropian?
Mirosllav Lajçak dhe Albin Kurti

KOSOVË- Zemërimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me ndërmjetësuesit evropianë të bisedimeve me Serbinë është “plotësisht i arsyeshëm”, thotë për Radion Evropa e Lirë Leon Hartwell, bashkëpunëtor i lartë në Shkollën e Londrës për Ekonomi dhe Shkenca Politike.

Nga këndvështrimi i Kurtit, thotë ai, “duket sikur Kosovës i kërkohet t’i respektojë me ngulm marrëveshjet e ndërmjetësuara nga BE-ja”, ndërsa Serbia, e cila “nuk është zotuar për nënshkrimin dhe ratifikimin e ndonjë marrëveshjeje të tillë, mund të zgjedhë çfarë të zbatojë”.

Duke folur të hënën në një konferencë me gazetarët në Prishtinë, Kurti tha se i dërguari i BE-së për bisedimet Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, u pozicionua kundër Kosovës në takimin mes palëve, që u zhvillua javën e kaluar.

Në atë takim, Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk u pajtuan për hapat që duhet t’i ndërmarrin për zbatimin e Marrëveshjes bazë për normalizimin e marrëdhënieve - e arritur në Bruksel në muajin shkurt.

Zyrtarët evropianë - ndërmjetësues të dialogut - thanë se ishte Kurti ai që e refuzoi propozimin e tyre për “përmbushje të njëkohshme” të detyrimeve që dalin nga kjo marrëveshje, ndërsa Vuçiq e pranoi.

“Ose do ta zbatojmë Marrëveshjen bazike në tërësi e plotëni të saj, ose nuk mund të zbatojmë vetëm ato që i dëshiron Serbia”, tha të hënën Kurti.

"Ditëve në vijim, me siguri që unë do të kem takime me të gjithë faktorët ndërkombëtarë, të cilët e kanë pranuar shtetin e Kosovës dhe të cilët dëshirojnë të na ndihmojnë”, shtoi ai.

Qeveria e Kosovës nuk iu përgjigj pyetjes së Radios Evropa e Lirë se a po i mbyll kryeministri Kurti dyert e komunikimit me Lajçakun.

Deri në publikimin e këtij artikulli, as Bashkimi Evropian nuk iu përgjigj kërkesës së REL-it për të komentuar deklaratat e kryeministrit të Kosovës.

Hartwell thotë se “është e rëndësishme të sqarohet se Kurti nuk po ia mbyll derën BE-së si institucioni kryesor lehtësues” i bisedimeve.

“Zemërimi i tij përqendrohet kryesisht në performancën e Josep Borrellit dhe të Mirosllav Lajçakut - dy zyrtarëve më të shquar evropianë, të ngarkuar me ndërmjetësimin e dialogut Beograd-Prishtinë. Përveç trajtimit pa kujdes të dialogut dhe qasjes së tyre të pabarabartë, vlen të theksohet se Borrell dhe Lajçak vijnë nga Spanja dhe Sllovakia, dy vende që nuk e njohin zyrtarisht pavarësinë e Kosovës”, thotë Hartwell.

Për Afrim Hotin, profesor i së Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, mosbesimi ndaj Lajçakut daton nga koha kur ai ishte ministër i Punëve të jashtme të Sllovakisë - njëherë në periudhën 2009-2010, pastaj më 2012-2020.

Nga ai post, kujton Hoti, Lajçak ka votuar kundër Kosovës në procesin e pranimit të saj në organizata ndërkombëtare.

“Kjo që kryeministri kosovar po e vë tashmë në shesh, praktikisht është ditur shumë më herët, vetëm se tashmë po thuhet me terma shumë të qartë. Nisur nga fakti që zoti Lajçak e ka mbështetjen e të gjitha qendrave kryesore të Bashkimit Evropian, por edhe atyre dytësore - pra, të të gjitha shteteve anëtare të BE-së, përfshirë këtu edhe mbështetjen e fuqishme nga SHBA-ja, kujtoj se situata po bëhet vërtet e komplikuar”, thotë Hoti për Radion Evropa e Lirë.

Me ndërmjetësimin e BE-së dhe mbështetjen e SHBA-së, Kosova dhe Serbia kanë nisur bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve në vitin 2011.

Palët kanë arritur dhjetëra marrëveshje, por shumë prej tyre nuk janë zbatuar.

Kurti tha të hënën se Kosova nuk do që Shtetet e Bashkuara ta marrin përsipër dialogun, pasi theksoi se në këtë proces “Uashingtoni dhe Brukseli janë bashkë”.

Hartwell thotë se si BE-ja, ashtu edhe SHBA-ja shihen “si shpërblyese dhe akomoduese të regjimit të Vuçiqit, ndërkohë që ndërmarrin ndëshkime ndaj Kosovës”.

“Një shembull i kësaj është kur serbët e Kosovës, të cilët kanë lidhje të forta me Beogradin, u përfshinë në një lëndim të trupave të NATO-s, në maj. Si përgjigje, BE-ja dhe SHBA-ja vendosën kufizime ndaj Kosovës, duke përfshirë pezullimin e pjesëmarrjes së Kosovës në stërvitjen ushtarake Defender 23”, thotë Hartwell.

Hoti thotë se Qeveria e Kosovës ka kohë që ka krijuar një hendek në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili, sipas tij, sa vjen e thellohet.

“Madje është një moment për t’u shqetësuar për të gjithë qytetarët e vendit. Në këtë drejtim, mendoj se politika e jashtme ose vizioni për politikën e jashtme duhet të ristrukturohet dhe të ripozicionohet, sepse si e tillë që është, sot jemi pothuajse pa politikë të jashtme, por edhe ajo që ekziston, mendoj se është duke ecur në drejtim të gabuar”, thotë Hoti.

Kosova është bërë subjekt i masave ndëshkuese nga BE-ja dhe SHBA-ja - përfshirë pezullim fondesh e takimesh të nivelit të lartë - pasi e kanë fajësuar për tensionet e larta në veri të vendit.

Situata në këtë zonë të banuar me shumicë serbe është acaruar në fund të majit, kur grupe serbësh lokalë kanë nisur protestat për të kundërshtuar vendosjen e kryetarëve shqiptarë - nën përcjelljen e policisë - në zyrat e komunave në veri.

Protestat në zonë janë shndërruar disa herë në përleshje të dhunshme - më të rëndat kanë qenë më 29 maj, kur dhjetëra ushtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, kanë mbetur të plagosur.

Qeveria e Kosovës thotë se është në proces të zbatimit të një plani të BE-së për shtensionimin e situatës, që përfshin edhe organizimin e zgjedhjeve të reja lokale.

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, “nuk do bisedime” e as “kompromis” me Serbinë.

Duke folur para gazetarëve të hënën, ai tha se “Kurti nuk e do Asociacionin e komunave [me shumicë] serbe” dhe se është ai që “nuk ka dashur të bisedojë për shtensionimin” e situatës në veri të Kosovës.

“Vuçiq, qartazi, ka treguar se është i gatshëm për zgjidhje kompromisi, sepse kjo është mënyra e vetme për t’i mbrojtur serbët në Kosovë”, tha Petkoviq, vendi i të cilit synon anëtarësimin në BE, por ruan marrëdhënie të ngushta edhe me Rusinë.

Takimi i Kurtit më 14 shtator ishte i pari pas më shumë se katër muajsh.

Opozita në Kosovë vlerëson se masat që BE-ja i ka ndërmarrë ndaj Kosovës, e qesin vendin, përkatësisht kryeministrin Kurti në një pozitë më të pafavorshme.

Sipas disa përfaqësuesve të Partisë Demokratike të Kosovës, shtegdalje do të ishte largimi i kësaj qeverie.

“Për herë të parë Kosova është e vetme në dialog karshi Serbisë. Fatkeqësisht, duket se Qeveria e Kosovës sot nuk e ka afër asnjë aleat për konsultime paraprake, siç ka ndodhur gjithmonë në procese negociatore të Kosovës me Serbinë”, shkroi Avdullah Hoti i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Facebook, pas raportimit të Kurtit para gazetarëve.

Hartwell, nga Shkolla e Londrës për Ekonomi dhe Shkenca Politike, thotë se BE-ja dhe SHBA-ja duhet të vendosin një objektiv të mirëpërcaktuar për zgjidhjen e konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë, pasi termit “normalizim”, thotë ai, i mungon qartësia.

“Për më tepër, është thelbësore të pranohet realiteti se ‘marrëveshjet’ e famshme nuk janë vërtet ligjërisht të detyrueshme, duke e lejuar Vuçiqin që në mënyrë selektive t’u japë përparësi preferencave të tij. Ekziston, gjithashtu, një nevojë urgjente për t’i pranuar mangësitë në procesin aktual të dialogut. Pasi të jetë vendosur njohja [Kosovë-Serbi], hapi tjetër do të duhej të ishte hartimi i strategjive për t'i dhënë fund konfliktit përfundimisht”, përfundon Hartwell.

Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë se është i zhgënjyer me mungesën e përparimit në dialogun Kosovë-Serbi dhe ka paralajmëruar se do të konsultohet me partnerët për hapat e ardhshëm.

Marrë nga REL

albin kurti leon hartwell mirosllav lajçak

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin