LIVE UPDATES
Bota

Analiza e REL: Çfarë dihet për propozimin franko-gjerman?

Rreth një muaj më parë në opinion dolën informacione se Franca dhe Gjermania u kanë dhënë liderëve të Kosovës dhe Serbisë një propozim se si të zgjidhet kontesti i kahershëm ndërmjet dy vendeve. Që nga viti 2012, Kosova dhe Serbia kanë zhvilluar një dialog politik për normalizimin e marrëdhënieve, me ndërmjetësimin e BE-së.

20 October 2022, 17:12 Nga d.a.
Analiza e REL: Çfarë dihet për propozimin franko-gjerman?
Macron dhe Scholz

KOSOVË- “Është joserioze ta hedhësh nga dritarja propozimin franko-gjerman”, “Gjithçka që vjen nga vendet evropiane duhet marrë seriozisht”.

Këto janë vetëm disa nga deklaratat e zyrtarëve kosovarë, serbë dhe ndërkombëtarë në lidhje me të ashtuquajturin propozim franko-gjerman, i cili do të duhej të hapte rrugë për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Rreth një muaj më parë në opinion dolën informacione se Franca dhe Gjermania u kanë dhënë liderëve të Kosovës dhe Serbisë një propozim se si të zgjidhet kontesti i kahershëm ndërmjet dy vendeve. Që nga viti 2012, Kosova dhe Serbia kanë zhvilluar një dialog politik për normalizimin e marrëdhënieve, me ndërmjetësimin e BE-së.

Aktualisht synohet arritja e një marrëveshjeje përfundimtare mes dy vendeve për normalizimin e marrëdhënieve - gjë që ende nuk ka ndodhur. Dialogu është ndërprerë disa herë.

Në vitin 2008, Kosova ka shpallur pavarësinë, të cilën Serbia nuk e njeh.

Propozimi franko-gjerman nuk është bërë publik dhe nuk dihet se çfarë përmban saktësisht. Ambasadat e Francës dhe Gjermanisë në Kosovë nuk e kanë konfirmuar ekzistimin e një dokumenti të tillë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përmes deklaratave të tyre, kanë konfirmuar se kanë njohuri për një propozim të tillë.

Vuçiq, më 8 tetor, tha se Franca dhe Gjermania kanë propozuar që Serbia të lejojë hyrjen e Kosovës në institucionet dhe organizatat ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara, në këmbim të anëtarësimit të shpejtë të Serbisë në Bashkimin Evropian.

Ai shtoi se Serbia nuk do të “poshtërohet më tej dhe nuk do të detyrohet ta njohë zyrtarisht Kosovën”, por, duke mos reaguar, do të jepte sinjal të heshtur se pajtohet.

Siç tha ai, kjo është e papranueshme për Serbinë, por shtoi gjithashtu se është e papërgjegjshme dhe joserioze që propozimi franko-gjerman të hidhet nga dritarja.

Më 18 tetor, Vuçiq përsëriti se thelbi i propozimit të Gjermanisë dhe Francës është që Serbia të mos e bllokojë anëtarësimin e Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare.

Për këtë, siç tha ai, Serbia do të kishte “hyrje të shpejtë në BE dhe ndoshta përfitime të konsiderueshme ekonomike”.

Mediat në Kosovë kanë raportuar se propozimi nuk parasheh njohjen e Kosovës nga Serbia, por parasheh njohjen e Kosovës nga pesë anëtaret e BE-së që nuk e kanë bërë këtë - Spanja, Rumania, Qiproja, Greqia dhe Sllovakia.

Më 10 tetor, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se ekziston “një iniciativë franko-gjermane, e cila dëshiron që t’i japë edhe më shumë fuqi (të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë - Serbi, Mirosllav) Lajçakut, sikurse që i jep edhe mbështetja e vazhdueshme amerikane”.

“Diskutohen modele të ndryshme. Por, nuk ka diçka përfundimtare dhe aq më pak vendimtare, që do të mund të thuhej se ky është propozimi francezo-gjerman. Më shumë ka, si të them, ide që qarkullojnë, Berlin, Bruksel, Uashington, por edhe Londër, Romë e Paris, si dhe Beograd dhe Prishtinë”, tha Kurti dhe shtoi se, për shkak të konfidencialitetit të bisedimeve, nuk mund t’i hedhë në opinion idetë.

Më 9 tetor, Kurti deklaroi se është optimist se në muajt e ardhshëm do të mund të arrihet një marrëveshje ligjërisht obliguese me Serbinë.

Më pas, kryeministrit i Kosovës tha se “kanë mbetur më pak se dy vjet për të arritur marrëveshje me Serbinë”.

Ndërkaq, zëvendësi i tij, Besnik Bislimi, konfirmoi për mediat në Prishtinë se ka një afat, brenda të cilit Prishtina zyrtare duhet të deklarohet nëse e pranon propozimin franko-gjerman.

Javën e kaluar, i dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, i pyetur për të komentuar propozimin franko-gjerman, tha se tani është momenti i duhur për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy palëve.

Më 19 tetor, i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari në Prishtinë, në lidhje me propozimin franko-gjerman, tha se “çfarëdo që të propozojnë vendet evropiane në lidhje me dialogun, duhet marrë seriozisht”.

“Ne do ta mbështesim atë”, tha Escobar.

Ai shtoi se, siç i është shpjeguar, “ky propozim do ta zhbllokonte Kosovën, por potencialisht edhe Serbinë, në rrugën e integrimeve euroatlantike”.

Ai tha se Kosova dhe Serbia janë afër arritjes së marrëveshjes, duke theksuar se ka dëgjuar nga kolegët nga Evropa se kjo është “çështje javësh dhe jo vitesh”.

Escobar sqaroi se bëhet fjalë për një marrëveshje për hapat e ardhshëm.

Edhe pse, siç thuhet në opinion, propozimi franko-gjerman nuk parasheh njohje reciproke të Kosovës dhe Serbisë, Escobar tha se kjo do të ndodhë dikur - çështja është vetëm se kur do të ndodhë.

Dushan Janjiq, nga Forumi për Marrëdhëniet Etnike në Beograd, tha në një deklaratë të mëhershme për Radion Evropa e Lirë se dokumenti franko-gjerman u publikua si një “pyetje testuese”.

“Nuk e di se me marrëveshjen e kujt është bërë kjo – pra, të çështjes së statusit, çështjes së definimit të zgjidhjes përfundimtare. Dhe, ajo sillet nëpër opinion. Unë, me sa di, ka mjaft çështje brenda, përndryshe kjo letër do të ishte e padobishme. Kjo letër bart qëndrimin e Gjermanisë dhe Francës. Për të duhet të deklarohen Prishtina dhe Beogradi, por do të shohim reagime edhe të Britanisë [së Madhe]. Do të ishte ideale që një ditë, [propozimi] të shndërrohet në platformë të përbashkët për negociata", tha Janjiq.

“Mendoj se ky është fillimi i fushatës që të pranohet ky model. Cili është ky model? Disa e quajnë si ‘modeli i dy Gjermanive’ dhe kjo është e mira e kësaj letre. Mendoj se në këto rrethana, as Prishtina dhe as Beogradi nuk do të marrin ofertë më të mirë. E ajo është që Serbia të pranojë ekzistencën e Republikës së Kosovës. Pra, që Serbia të mos e pengojë anëtarësimin e Kosovës [në organizata ndërkombëtare] dhe të bashkëpunojë me Kosovën, kur kanë interesa të përbashkëta në organizatat ndërkombëtare, duke përfshirë edhe Kombet e Bashkuara”, u shpreh Janjiq.

Bodo Weber, ekspert për Ballkanin dhe një bashkëpunëtor i lartë i Këshillit për politikat e demokratizimit në Berlin, i tha Radios Evropa e Lirë, më 19 tetor, se për momentin, askush nuk e di se çfarë përmban konkretisht propozimi franko-gjerman.

Ai tha se propozimi mund ta ndryshojë rrjedhën e dialogut, por vlerësoi se Kosova dhe Serbia janë ende larg një marrëveshjeje përfundimtare.

Kurti dhe Vuçiq aktualisht janë duke zhvilluar një dialog të nivelit më të lartë politik, i cili filloi në vitin 2012 me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Për shkak të qëndrimeve konfrontuese të dy palëve, në disa raste gjatë viteve të kaluara, ka pasur bllokim apo ndërprerje të dialogut.

Janë nënshkruar më shumë se 30 marrëveshje në fusha të ndryshme, por shumica e tyre nuk janë zbatuar plotësisht.

Në vitet e fundit ka pasur rritje të tensioneve në terren, pas të cilave përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar shpesh janë nisur në “mision” për uljen e tyre përmes së ashtuquajturës diplomaci fluturuese.

Një krizë e tillë ndodhi më 31 korrik, kur disa serbë lokalë në veri të Kosovës, ku përbëjnë shumicën, edhe një herë ngritën barrikada, me qëllim që ta pengonin Qeverinë e Kosovës që t'i zbatonte vendimet për riregjistrimin me targa të Kosovës të automjeteve që bartin targa të paligjshme të lëshuara nga Serbia, si dhe për lëshimin e dokumenteve për qytetarët serbë, të cilat do të zëvendësonin letërnjoftimin e tyre. Praktikën e tillë me dokumente, Serbia e ka përdorur me vite për qytetarët e Kosovës.

Pas “ndërhyrjes” së diplomatëve të huaj, situata u stabilizua, por komuniteti ndërkombëtar ua bëri të qartë palëve se nuk do të “toleronte më” destabilizimin.

Kështu, më 4 shtator, presidenti francez, Emmanuel Macron, dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz, i kanë bërë thirrje Kurtit dhe Vuçiqit që të tregojnë vendosmëri dhe gatishmëri maksimale për të marrë vendime të vështira, të cilat çojnë kah përparimi në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Më pas, ata vendosën që këshilltarët e tyre, Emmanuel Bonne dhe Jens Plotner, të “ndihmonin” Kurtin dhe Vuçiqin në marrjen e atyre vendimeve të vështira.

Shumë shpejt në opinion u shfaqën informacione se këto dy vende kishin bërë edhe një propozim se si Kosova dhe Serbia mund t'i zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre.

Ndërkaq, qytetarë të anketuar në Prishtinë dhe Beograd, siç mund të dëgjohet në këtë anketë, konfirmojnë se pak dinë për këtë propozim./REL/

dialogu kosove-serbi olaf scholz emmanuel macron

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin