LIVE UPDATES
Bota

ANALIZA e REL: Çfarë qëndron pas kërkesës së Listës Serbe që Serbia ta shpallë Policinë e Kosovës organizatë terroriste?

Lista Serbe, më 3 korrik, ka kërkuar nga Qeveria e Serbisë që “njësitë speciale” të Policisë së Kosovës, strukturat e inteligjencës dhe të gjithë “bashkëpunëtorët e atyre strukturave” t’i shpallë “organizata terroriste sepse kërcënojnë paqen në këto hapësira”. 

6 July 2023, 07:51 Nga f.i
ANALIZA e REL: Çfarë qëndron pas kërkesës së
foto ilustruese

KOSOVË- Për Kosovën është “absurd”, për Serbinë është “mesazh politik që kërkon përgjigje nga shteti”.

Këto janë reagimet e deritashme të zyrtarëve të dy shteteve ndaj kërkesës së Listës Serbe, partisë udhëheqëse të serbëve të Kosovës, që Qeveria e Serbisë ta shpallë Policinë e Kosovës organizatë terroriste. Kërkesa e Listës Serbe u publikua pak ditë pasi Qeveria e Kosovës, më 29 qershor, shpalli terroriste “Mbrojtjen Civile” dhe “Brigadën e Veriut”, dy organizata për të cilat besohet se veprojnë në veri të Kosovës.

Akuzat për terrorizëm u bënë në kohën e rritjes së tensioneve në veri të Kosovës, por edhe në kohën kur bashkësia ndërkombëtare pret zbatimin e marrëveshjes dhe dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Çfarë kanë thënë zyrtarët e Kosovës dhe Serbisë?

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka quajtur “absurde” kërkesën e Listës Serbe, më 5 korrik. Për ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiç, kjo kërkesë është mesazh politik që kërkon reagimin e shtetit të Serbisë. Më 3 korrik, Daçiç tha për televizionin B92 se qëllimi i Prishtinës është që organizatat e caktuara nga veriu i Kosovës të shpallen “terroriste”, për të shkaktuar frikë dhe zhvendosje të serbëve nga ajo hapësirë.

Daçiç pyeti nëse Beogradi duhet t’i publikojë emrat e të gjithë shqiptarëve që, sipas tij, “përgjatë viteve demonstruan kundër Serbisë”, si dhe se “serbët kanë të drejtë të shprehin pikëpamjet e tyre politike".

Naim Leo Beshiri, nga Instituti joqeveritar për Çështje Evropiane në Beograd, vlerëson për Radion Evropa e Lirë (REL) se pas deklaratave të ministrit Daçiq nuk qëndron strategjia e qartë e politikës së jashtme të Serbisë dhe se ato u shërbejnë “qëllimeve të politikës ditore”.

“Daçiq po i dërgon mesazh komunitetit ndërkombëtar se mënyra se si Kurti (kryeministri i Kosovës) po e udhëheqë politikën gjatë muajve të fundit, po e rrezikon dialogun”, -thotë ai.

Kërkesa e Listës Serbe, “oportunizëm politik”

Lista Serbe, më 3 korrik, ka kërkuar nga Qeveria e Serbisë që “njësitë speciale” të Policisë së Kosovës, strukturat e inteligjencës dhe të gjithë “bashkëpunëtorët e atyre strukturave” t’i shpallë “organizata terroriste sepse kërcënojnë paqen në këto hapësira”. 

Lista Serbe nuk iu përgjigj pyetjes së REL-it se a ka marrë nga Qeveria e Serbisë përgjigje lidhur me kërkesën e saj. Ndryshe, tërheqja e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga veriu i Kosovës është një nga kërkesat e serbëve të Kosovës, me qëllim që, siç theksojnë ata, të ulen tensionet.

Por, Bojan Elek nga Qendra joqeveritare për Politikë të Sigurisë në Beograd, beson se Lista Serbe, me veprime të tilla, po përpiqet të përfitojë nga situata dhe të përshkallëzojë edhe më tej situatën, kur Kosova është “nën presion të madh ndërkombëtar”.

“Është oportunizëm politik që nuk ka asnjë efekt. Madje, edhe nëse Qeveria e Serbisë pajtohet, Serbia nuk ka asnjë pushtet ekzekutiv në Kosovë”, tha Elek për Radion Evropa e Lirë.

Kosova, aktualisht, po përballet me masa ndëshkuese të vendosura nga BE-ja për shkak të, siç është thënë, mospërmbushjes së kërkesave për shtendosjen e situatës në veri të vendit. BE-ja pezulloi përkohësisht punën e të gjitha grupeve punuese për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, që është hapi i parë drejt anëtarësimit të Kosovës në bllok, si dhe thirrjet për pjesëmarrjen e Kosovës në takimet e nivelit të lartë.

Gjithashtu, BE-ja pezulloi fonde të caktuara, të planifikuara për Kosovën.
Naim Leo Beshiri, nga Instituti për Çështje Evropiane në Beograd, thotë se nuk ka bazë për një kërkesë të tillë të Listës Serbe, parti politike që funksionon në kuadër të “kornizës kushtetuese të Kosovës”.

“Kjo është përgjigja e tyre populiste ndaj shpalljes së organizatave në veri të Kosovës si terroriste. Nuk është asgjë e papritur, por sigurisht që nuk kontribuon në qetësimin e tensioneve”, thotë ai.

Beshiri, po ashtu, thekson se Serbia, në mënyrë “teknike” mund t’i shpallë njësitë speciale të Kosovës organizatë terroriste, por kjo do të shkaktonte tallje nga organizatat ndërkombëtare.

“Çfarë efekti do të kishte kjo në forcat e Kosovës? Pothuajse kurrfarë efekti”, thotë ai. 

Edhe vendimi i Kosovës “pa efekt”

Beshiri shton se edhe vendimi i Kosovës për t’i shpallur organizatat në veri të Kosovës si terroriste, nuk prodhon efekt të veçantë në Serbi.

“Ato grupe njerëzish marrin mbështetjen nga Beogradi, jo vetëm politikisht, por me siguri edhe nga shërbimet e sigurisë”, thotë ai.

Paraprakisht, “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut” në Kosovë janë shpallur terroriste. “Mbrojtja civile” është shpërbërë zyrtarisht në veri të Kosovës në vitin 2015/16, bazuar në Marrëveshjen e Brukselit në kuadër të dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Punëtorët e asaj organizate më pas u integruan në institucionet e Kosovës. Sipas të dhënave të Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, “Mbrojtja Civile” në Kosovë përbëhej nga pjesëtarë, të cilët kishin kaluar trajnime ushtarake, si dhe konsiderohej shumë e rrezikshme për sigurinë e Kosovës.

Radio Evropa e Lirë nuk ka arritur të konfirmojë nëse pas shpërbërjes zyrtare, “Mbrojtja Civile” ka funksionuar fshehurazi apo është ripërtërirë. “Brigada e Veriut”, që nga fundi i vitit të kaluar, ka nënshkruar grafite në veri të Kosovës. Disa prej tyre janë: “Mos u shqetëso! Jemi këtu! Po presim!”. Në disa raste vendosi firmën edhe si “Brigada Veri”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se këto organizata kanë kryer aksione “me elemente terroriste”, si: sulme të armatosura ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, pjesëtarëve të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX) dhe ushtarëve të Misioni i NATO-s në Kosovë (KFOR). Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) vlerësuan se Qeveria në Prishtinë, vendimin për organizatat terroriste nuk e ka koordinuar me ta dhe me partnerët e tjerë ndërkombëtarë.

Çfarë është terrorizmi në rregulloret serbe?

Vepra penale e terrorizmit, në Kodin Penal të Serbisë, i referohet “frikësimit të popullatës” dhe kërcënimit të “strukturave themelore kushtetuese, politike, ekonomike apo sociale të Serbisë, vendeve të huaja apo organizatës ndërkombëtare”. Përfshin disa akte kriminale si rrëmbimi, shkatërrimi i një objekti shtetëror ose publik, përdorimi i armëve bërthamore, biologjike ose kimike.

Në Kodin Penal të Serbisë është përmendur edhe bashkimi terrorist si vepër penale. Masa e dënimit është e ndryshme, në varësi të llojit të veprës penale të kryer. Bojan Elek nga Qendra për Politikë të Sigurisë në Beograd thotë se duhet të ekzistojë një aktakuzë për vepër penale, para se Serbia të cilësojë ndonjë organizatë si terroriste. Eleku thotë se Serbia i përmbahet listës së organizatave terroriste të miratuar nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara. Këto janë organizata si ISIS (grupi ekstremist Shteti Islamik), të cilat, siç thotë ai, janë nën goditjen e sanksioneve të bashkësisë ndërkombëtare.

Akuzat në rrugën e dialogut Kosovë-Serbi

Naim Leo Beshiri beson se zyrtarët e Kosovës dhe Serbisë po sillen në kundërshtim me atë që Bashkimi Evropian pret aktualisht.

“Ekziston presioni i madh mbi Beogradin dhe Prishtinën për të arritur një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme deri në fund të vitit dhe duket se Beogradi dhe Prishtina po përpiqen të bëjnë gjithçka për ta paraqitur si antagoniste palën tjetër, në mënyrë që të ruajnë tensionet që do ta pamundësonin nënshkrimin e një marrëveshjeje të tillë”, thotë Beshiri.

Ai thekson se duket se dy palët duan të hyjnë në vitin e ardhshëm, që është “viti i zgjedhjeve në BE dhe SHBA”.

“Kjo do të thoshte se edhe për dy vjet të tjera nuk do të ketë përparim të dukshëm në dialog, sepse do të pritet formimi i shumicës politike në BE, por edhe të shihet se kush do t’i fitojë zgjedhjet për president të SHBA-së”, thekson Beshiri.

Kosova dhe Serbia kanë më shumë se dhjetë vjet që bëjnë dialog me ndërmjetësimin e BE-së, në kuadër të të cilit janë nënshkruar më shumë se 30 marrëveshje. Megjithatë, shumica e tyre nuk u zbatuan në terren. Në Bruksel, më 27 shkurt, arritën Marrëveshjen drejt normalizimit të marrëdhënieve, ndërsa më 18 mars në Ohër u pajtuan për Aneksin për zbatimin e saj.

Megjithatë, në fund të majit pati tension në veri të Kosovës kur kryetarët e rinj shqiptarë të komunave të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut, hynë në ndërtesat komunale me ndihmën e policisë, me gjithë kundërshtimin e serbëve lokalë që bojkotuan zgjedhjet. Brukseli u ka kërkuar vazhdimisht Kosovës dhe Serbisë që të ndërmarrin hapa për uljen e menjëhershme të tensioneve dhe kthimin në dialog, me qëllim të normalizimit të marrëdhënieve./ REL

tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin