LIVE UPDATES
Bota

Analiza e REL: Ka pak të interesuar për zëvendësimin e policëve në veri

Konkursi për pranimin e policëve të rinj u hap në fillim të janarit, ndërsa më pas u shty deri më 10 shkurt. Ndërkohë nisi edhe një fushatë “për rëndësinë e konkursit”, e cila u mbështet nga zyrtarë të lartë të Qeverisë së Kosovës, të institucioneve ndërkombëtare dhe të ambasadave.

13 February 2023, 21:20 Nga k.m.
Analiza e REL: Ka pak të interesuar për zëvendësimin e
Foto ilustruese

Rreth 140 pjesëtarë të komuniteteve joshumicë aplikuan në konkursin e Policisë së Kosovës për punësimin e punëtorëve të rinj në pjesën veriore të vendit, të banuar me shumicë serbe. Prej tyre, 136 i plotësojnë kushtet dhe do t’i nënshtrohen testit me shkrim, më 20 shkurt.

Këtë e konfirmon për Radion Evropa e Lirë zëvendësdrejtori i përgjithshëm i policisë, Dejan Jankoviç, por pa saktësuar nëse në mesin e kandidatëve ka edhe pjesëtarë të komunitetit serb. Çështja e pjesëmarrjes së serbëve në policinë në veri të Kosovës është aktuale qysh nga nëntori i vitit të kaluar, kur mbi 550 prej tyre kanë dhënë dorëheqje, në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për t’i riregjistruar makinat me targa serbe me targa të Kosovës.

Konkursi për pranimin e policëve të rinj u hap në fillim të janarit, ndërsa më pas u shty deri më 10 shkurt. Ndërkohë nisi edhe një fushatë “për rëndësinë e konkursit”, e cila u mbështet nga zyrtarë të lartë të Qeverisë së Kosovës, të institucioneve ndërkombëtare dhe të ambasadave.

“Bashkojuni Policisë së Kosovës dhe kontribuoni në sigurinë e komunitetit tuaj. Përfitoni nga kjo mundësi, është në të mirë të komunitetit tuaj dhe juve”, ishte mesazhi i kreut të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Lars-Gunnar Wigemark, i publikuar në rrjetet sociale në kuadër të fushatës.

Tash për tash nuk dihet se si do të plotësohen mbi 400 pozita të lira në Drejtorinë e Policisë së Kosovës për rajonin e veriut - përmes konkurseve të reja apo rikthimit të atyre që kanë dhënë dorëheqje. REL iu drejtua Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës me këtë pyetje, por nuk mori përgjigje. As Qeveria e Kosovës nuk iu përgjigj pyetjeve të REL-it nëse ka ndonjë plan për ta motivuar komunitetin serb që të bëhet pjesë e Policisë së Kosovës, apo nëse do të lejojë që ata që kanë dhënë dorëheqje, të kthehen.

Drejtoria e Policisë së Kosovës për rajonin e veriut ka katër stacione policore dhe tri nënstacione, të cilat mbulojnë qytetet: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, si dhe mbi 175 fshatra në territorin e këtyre katër komunave.

Këto stacione policore, aktualisht, nuk funksionojnë me kapacitet të plotë, për shkak se nuk kanë mjaft staf dhe personel administrativ. Megjithatë, dhjetorin e kaluar, Kosova dërgoi njësi nga jugu në komunat në veri, të cilat përkohësisht kujdesen për sigurinë. Bëhet fjalë kryesisht për policë të komunitetit shqiptar, prania e të cilëve kundërshtohet nga popullata vendase. Banorë të Mitrovicës së Veriut, të anketuar nga Radio Evropa e Lirë, kanë mendime të ndara nëse vendet e lira në polici duhet të plotësohen me konkurs apo me kthimin e atyre që kanë dhënë dorëheqje.

Ivana thotë se “një komunitet pa mbikëqyrje policore nuk mund të jetë i shëndetshëm, vital apo normal”, por se fillimisht duhet t’u ofrohet kthimi ish-policëve, e më pas të shpallet konkursi për të rinjtë.

“Ka mundësi që njerëzit, ndërkohë, kanë ndërruar mendje. Nëse ata tregojnë mosinteresim, atëherë të ftohen njerëz të tjerë që të aplikojnë. Është e sigurt se ka njerëz që kanë nevojë për punë para së gjithash. Ata do të vinin për të punuar, pse jo, është një punë e mirë, nuk është e lehtë, por është e mirë. Dhe duhet sa më parë të normalizohet [kjo situatë], sepse nuk do të mund të funksionojmë për një kohë të gjatë kështu”, thotë Ivana.

Jovani thotë se në Policinë e Kosovës duhet të futen policë të rinj dhe në moshë të re.

“Të rinj të aftë, këta të moshuarit që janë pensionistë, le të dalin në pension”, thotë Jovani dhe shpreh besimin se disa ish-policë edhe do të refuzojnë të kthehen.

Në fakt, një nga kushtet e konkursit të Policisë së Kosovës është që kandidatët të mos jenë më të vjetër se 30 vjeç. Pjesëtarët e komunitetit serb në veri janë integruar në Policinë e Kosovës në bazë të Marrëveshjes së Brukselit midis Kosovës dhe Serbisë - të arritur në vitin 2013 - dhe shumica prej tyre tani janë mbi 30 vjeç. Dushan Radakoviç, drejtor i Qendrës për Përfaqësimin e Kulturës Demokratike nga Mitrovica e Veriut, thotë se Kosova duhet ta lejojë kthimin e policëve serbë, por në bazë të një vendimi politik.

“...dhe pas kthimit të policëve të merret vendimi për amnisti, që shteti të mos i ngarkojë nesër për largimin e tyre. Prandaj, duhet të ketë një proces amnistie për ata policë që duan të kthehen”, thotë Radakoviç për Radion Evropa e Lirë.

Më herët, ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka fajësuar disa ish-policë serbë për incidentet në veri të Kosovës. Ai, po ashtu, ka thënë se rreth 50 për qind e ish-policëve në veri kanë punuar kundër interesave të Kosovës. Radakoviç thotë se punësimi i policëve të rinj në bazë të konkursit, nuk do ta zgjidhë problemin, sepse në atë rast, sipas tij, nuk do të ketë policë serbë me përvojë dhe as të tillë që mund të mbajnë poste më të larta.

Përveç prej Policisë së Kosovës, pjesëtarët e komunitetit serb u larguan edhe nga institucionet gjyqësore dhe nga administrata lokale. Këtë gjë e mbështeti Beogradi zyrtar dhe në këmbim u dha disa kontrata, në bazë të të cilave, përveç pagës, u rregulluan edhe çështje të tjera, si pensionet dhe sigurimet shëndetësore.

Komuniteti ndërkombëtar vazhdimisht u ka bërë thirrje serbëve që të kthehen në institucione, por edhe Kosovës që ta mundësojë këtë kthim. Serbët e kanë kushtëzuar kthimin e tyre në institucione në kohën kur kanë dhënë dorëheqje. Së bashku me përfaqësuesit politikë nga Lista Serbe - partia më e madhe e serbëve në Kosovë - ata kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që ta tërheqë vendimin për riregjistrimin e makinave dhe ta formojë Asociacionin ekomunave me shumicë serbe.

Pasi është plotësuar kushti për riregjistrimin e makinave, në bazë të një marrëveshjeje të arritur në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, është këmbëngulur në themelimin e Asociacionit. Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për këtë asociacion në vitin 2013, por Kosova refuzon ta zbatojë atë me arsyetimin se nuk është në përputhje me Kushtetutën e saj.

Muajve të fundit, bashkësia ndërkombëtare ka rritur trysninë ndaj Kosovës për ta themeluar Asociacionin, duke thënë se të gjitha marrëveshjet duhet të zbatohen./REL

kosove

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin