LIVE UPDATES
Bota

Analiza e REL: Kosova dhe Serbia gjithnjë e më afër "vendimeve të vështira"

Shtetet e Quint-it, Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Italia dhe SHBA, po krijojnë një zë të përbashkët lidhur me këtë proces, thotë Dushan Janjiq, nga Forumi për Marrëdhënie Etnike në Beograd.

6 September 2022, 18:59 Nga d.a.
Analiza e REL: Kosova dhe Serbia gjithnjë e më afër
takimi kurti-Vucic

Nuk ka kaluar as një javë nga fillimi i zbatimit të marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë për shfuqizimin e dokumenteve hyrëse/dalëse dhe nga dy palët ka pritshmëri për përparim të mëtejshëm.

“Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë po futet në një nivel të ri serioziteti”, vlerëson njohësi i proceseve politike në Kosovë, Agon Maliqi.

Shtetet e Quint-it, Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Italia dhe SHBA, po krijojnë një zë të përbashkët lidhur me këtë proces, thotë Dushan Janjiq, nga Forumi për Marrëdhënie Etnike në Beograd. Shenjë për një gjë të tillë, sipas tyre, është vendimi i kancelarit gjerman, Olaf Scholz, dhe i presidentit francez, Emmanuel Macron, për të emëruar këshilltarët e tyre për dialogun.

Jens Plettner dhe Emmanuel Beaune u tha se do t’i ofrojnë mbështetje të dërguarit të BE-së për këtë proces, Mirosllav Lajçak. Lajçak dhe dy këshilltarët e rinj pritet të qëndrojnë në Kosovë dhe Serbi, më 9 shtator.

“Nuhatja” e marrëveshjes

Maliqi kujton se emërimi i këshilltarëve nga Gjermania dhe Franca nuk ndodh për herë të parë, por koha kur ndodh - derisa vazhdon pushtimi rus i Ukrainës - ia shton seriozitetin këtij veprimi, thotë ai.

“Kjo mund të shihet edhe si shenjë se shtetet e rëndësishme, si Gjermania dhe Franca, e nuhasin mundësinë që të ecet përpara me një marrëveshje gjithëpërfshirëse [midis Kosovës dhe Serbisë], por edhe e shfrytëzojnë rastin për të theksuar urgjencën [e këtij procesi]”, thotë Maliqi për Radion Evropa e Lirë.

Diplomatët në Perëndim thonë se lufta e Rusisë në Ukrainë, që ka nisur në fund të shkurtit, ka krijuar një momentum të ri për sigurinë evropiane, por edhe për qëndrueshmërinë në Ballkanin Perëndimor, ku disa vende kanë ende çështje të hapura.

Maliqi thotë se “është e dukshme” që Kosova dhe Serbia janë duke hyrë në një proces bisedimesh, që mund të përfundojë shpejt, ndonëse jo detyrimisht. Ai thotë se ndjeshmërinë e vendeve të BE-së ndaj dialogut e ka ndikuar “alarmi i NATO-s”.

Muajin e kaluar, kur tensionet midis Kosovës dhe Serbisë janë rritur, për shkak të një vendimi të Qeverisë në Prishtinë për targa të automjeteve dhe dokumente të udhëtimit - NATO ka paralajmëruar se do të ndërhyjë, nëse stabiliteti vihet në rrezik.

“Unë e shoh si interesim më të madh [të vendeve të BE-së], si angazhim më të madh... por edhe si formë e presionit ndaj liderëve [të Kosovës dhe Serbisë] që të mos përsëriten rastet e përshkallëzimeve që ndodhën së voni, si dhe të shfrytëzohet mundësia që të shkohet drejt një marrëveshjeje”, thotë Maliqi.

Janjiq, në anën tjetër, thotë se Quint-i mund të jetë duke përgatitur një konferencë ndërkombëtare për Kosovën dhe Serbinë.

“... në mënyrë që ajo konferencë t’i ndihmojë palët që të sjellin vendime të guximshme. Është e nevojshme pikërisht ajo që Scholz dhe Macron i kanë thënë Kurtit dhe Vuçiqit - ata vetë të fillojnë të marrin vendime të guximshme”, thotë Janjiq.

Kur Scholz dhe Macron njoftuan më 4 shtator për emërimin e këshilltarëve të tyre, ata i dërguan një letër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke iu bërë thirrje që të tregojnë gatishmëri për të marrë vendime të vështira, të cilat, siç u tha, do të sillnin përparim në dialog. Se çfarë mund të përfshijnë këto vendime, nuk u elaborua.

Ndihma e BE-së në gjetjen e kompromisit

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, bën të ditur se Lajçak dhe këshilltarët e rinj do të takojnë më 9 shtator Kurtin në Prishtinë dhe Vuçiqin në Beograd.

“Ne, me të vërtetë, duam të bëjmë sa më shumë që të mundemi, për t’i ndihmuar të dyja palët që t’i gjejnë të gjitha kompromiset e nevojshme dhe pajtimin për ta çuar dialogun përpara, për t’i mbyllur të gjitha çështjet e hapura dhe, përfundimisht, të arrijnë marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve, të pranueshme reciprokisht dhe të detyrueshme ligjërisht”, thotë Stano për Radion Evropa e Lirë.

I pyetur nëse dialogu është duke hyrë në një fazë të re, Stano shpjegon:

“Afatet kohore dhe rezultatet në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, varen gjithmonë nga aftësia, vullneti dhe gatishmëria e dy palëve për të gjetur kompromisin e nevojshëm. BE-ja, si lehtësuese e këtij dialogu, po përpiqet t’i ndihmojë të dyja palët në gjetjen e këtij kompromisi. Çdo gjë që është duke ndodhur tani, është pjesë e këtij aktiviteti”.

Çfarë thonë qytetarët?

Për disa qytetarë të anketuar nga REL-i në Prishtinë mbetet ende pikëpyetje nëse një marrëveshje gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është afër.

Artan Behluli, profesor i Arkitekturës, thotë se presioni ndërkombëtar për arritjen e një marrëveshjeje është më shumë i përqendruar ndaj Serbisë. Por, ai thotë se nuk pret rezultate të cilat do t’i dëshironte Kosova.

“Serbia, në disa vija strategjike të veta, nuk e ndërron politikën. Ajo është aq e durueshme - mbase ka edhe një memorie historike - që e bën të kuptojë se Evropa është ajo që ndryshon e jo Serbia”, thotë Behluli.

Ramadan Ahmeti, punëtor bankar, vlerëson se partnerët perëndimorë të Kosovës janë duke rritur presionin që të arrihet një marrëveshje, që do t’i zgjidhte kontestet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Po besoj që do të ketë një marrëveshje. Unë besoj që është më afër se që ka qenë. Mirëpo, prapë jam në dilemë se a do të jetë një marrëveshje e kënaqshme për ne, e mos të flasim për ata [palën serbe]”, thotë Ahmeti.

Të përkushtuara, thonë të dyja palët

Nga Qeveria e Kosovës thonë për Radion Evropa e Lirë se e mirëpresin “përkushtimin shtesë të dy shteteve të rëndësishme të Bashkimit Evropian” - Gjermanisë dhe Francës - në arritjen e marrëveshjes ligjërisht të obligueshme për normalizimin e plotë të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, me “njohjen reciproke në qendër”.

“Kryeministri [Kurti] ndan gjithashtu mendimin se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i rëndësisë së veçantë për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe se Qeveria është e përkushtuar për dialog parimor”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga Zyra e kryeministrit të Kosovës.

Autoritetet në Serbi nuk e komentuan publikisht angazhimin shtesë të Gjermanisë dhe Francës në dialog. Por, gjatë një vizite në Kosovë, më 5 shtator, kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, theksoi se vendi i saj është “gjithmonë i gatshëm për dialog”.

“[Normalizimi i marrëdhënieve] na duhet, jo për shkak të integrimit evropian, por për shkak të vetvetes, për shkak të asaj që duam me gjithë zemër, e që është paqja dhe stabiliteti afatgjatë”, tha Bërnabiq në Mitrovicën e Veriut.

Me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe mbështetjen e SHBA-së, Kosova dhe Serbia kanë nisur bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve qysh në vitin 2011.
Palët kanë arritur dhjetëra marrëveshje, por zbatimi i tyre në terren ka ngecur, dhe për këtë, ato fajësojnë njëra-tjetrën.

Muajin e kaluar, tensionet mes tyre janë rritur, si pasojë e një vendimi të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa që i lëshon Serbia në RKS (Republika e Kosovës), si dhe për dokumente të veçanta hyrëse/dalëse për qytetarët e Serbisë.
Në shenjë pakënaqësie, disa serbë në veri të Kosovës janë rebeluar dhe kanë ngritur barrikada.

Me sugjerimin e bashkësisë ndërkombëtare, Kosova e ka shtyrë zbatimin e vendimit për 30 ditë, përkatësisht deri më 1 shtator.

Por, ndërkohë, me ndërmjetësimin e diplomatëve perëndimorë, palët kanë arritur marrëveshje për heqjen e dokumenteve hyrëse/dalëse nga të dyja anët, e cila ka hyrë në fuqi më 1 shtator.

Sfidë tani mbetet riregjistrimi i automjeteve. Serbia kërkon negociata, duke propozuar targa neutrale ndaj statusit të Kosovës, por Qeveria e Kosovës nuk heq dorë nga vendimi i saj. Procesi i riregjistrimit, i cili është thënë se do të zgjasë dy muaj, ka nisur më 1 shtator.


Gjatë vizitës në Kosovë, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, tha po ashtu se “është koha” për të formuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Edhe pse palët kanë arritur marrëveshje për këtë Asociacion, kryeministri Kurti thotë se Kosova nuk mund të pranojë formimin një “asociacioni njëetnik”.

Komuniteti ndërkombëtar, në anën tjetër, vazhdimisht përsërit se marrëveshjet e arritura duhet të zbatohen, përfshirë edhe atë për Asociacionin.

Se cilat do të jenë “vendimet e vështira” të palëve që t’i normalizojnë marrëdhëniet, mbetet të shihet.

Kosova e ka bërë të qartë se marrëveshja gjithëpërfshirëse duhet të përfshijë njohjen reciproke me Serbinë, të cilën gjë Serbia, tash për tash, thotë se nuk do ta bëjë.

dialogu kosove-serbi takimi kurti-vucic agon maliqi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin