LIVE UPDATES
Bota

Analiza e REL: Shkollat pa plane evakuimi dhe kontroll

Përfaqësuesja e Këshillit të Prindërve të Kosovës në Pejë, Fitore Cena, thotë se, ditëve të fundit, ka dëgjuar histori se si fëmijët nuk kanë dashur të shkojnë në shkollë pikërisht për shkaqe sigurie.

10 October 2023, 17:21 Nga I.A

Analiza e REL: Shkollat pa plane evakuimi dhe kontroll

KOSOVË- Rreth 275 mijë nxënës, nga gjashtë deri në 18 vjeç, ulen në bankat shkollore nëpër Kosovë çdo javë. Por, për sigurinë e tyre gjatë orëve sa qëndrojnë të rrethuar nga muret e shkollës, nuk ka shumë garanci. Përfaqësuesja e Këshillit të Prindërve të Kosovës në Pejë, Fitore Cena, thotë se, ditëve të fundit, ka dëgjuar histori se si fëmijët nuk kanë dashur të shkojnë në shkollë pikërisht për shkaqe sigurie.

“Mua vetë shoqet më kanë thënë për fëmijët e tyre që kanë kërkuar të marrin qetësues se s’i ka marrë gjumi. Edhe sot në mëngjes kanë qarë, sepse nuk kanë dashur të shkojnë në shkollë”, thotë Cena për Radion Evropa e Lirë.

Këto reagime u bënë dy ditë pasi autoritetet e rendit arrestuan një person në Pejë, nën dyshimet se po planifikonte një sulm ndaj disa nxënësve në një shkollë.

Pas arrestimit më 8 tetor, ndaj të dyshuarit u përcaktua masa e paraburgimit për një muaj, lidhur me akuzat për “përgatitje të veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës”.

Nëse shpallet fajtor, sipas Kodit Penal të Kosovës, ai mund të dënohet me pesë deri në 20 vjet burgim.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) thotë se është marrë vazhdimisht me parandalimin e këtyre rasteve, por thekson se raste të tilla nuk janë raportuar ndonjëherë më parë.

“Gjendja në shkolla është stabile. Po bëjmë përpjekje që komuniteti shkollor të ndërgjegjësohet për temën e dhunës si problem global, të ketë qëndrim proaktiv në trajtimin e saj dhe të ushtrojë rolin e duhur në parandalim nëpërmjet arsimit cilësor”, thonë nga MASHTI.

Në deklaratën me shkrim dërguar REL-it, MASHTI pranon se ka pasur incidente të dhunës në shkolla, si fizike ashtu edhe verbale, por shton se ato po luftohen “sipas legjislacionit në fuqi, përfshirë Ligjin për mbrojtje të fëmijës, dhe sipas detyrimeve që dalin nga Protokolli për parandalim dhe referim të dhunës në shkolla”.

Ky protokoll i përshkruan përgjegjësitë e secilit institucion, si MASHTI apo Policia e Kosovës, në parandalimin dhe mbrojtjen e nxënësve nga dhuna.

Cena thotë se Këshilli i Prindërve të Kosovës e ka ngritur si çështje mungesën e sigurisë në shkollë disa herë, pasi që, sipas saj, ky është një problem që haset nëpër shkollat kudo në Kosovë.

“Për këtë arsye e kemi mbajtur edhe takimin menjëherë pas rastit që ndodhi në fundjavë. Kemi kërkuar që të rritet bashkëpunimi mes prindërve dhe shkollave dhe që roli i psikologëve të jetë më i fuqishëm”, thotë Cena.

Ajo shton se kërkesë tjetër e Këshillit të Prindërve për institucionet shtetërore të Kosovës, është që të ketë prezencë të policëve përreth objekteve shkollore.

Policia e Kosovës ka evidentuar 592 incidente në shkolla dhe përreth tyre gjatë vitit 2022. Kjo shifër ka qenë më e ulët në vitin paraprak, kur numri i incidenteve të tilla në shkollat e Kosovës ka qenë 413.

Radio Evropa e Lirë ka pyetur Policinë e Kosovës lidhur me rolin e saj në ofrimin e sigurisë në dhe përreth objekteve shkollore, si dhe për numrin e incidenteve të raportuara në shkolla gjatë vitit 2023, mirëpo nuk ka marrë përgjigje deri në publikimin e këtij artikulli.

Eksperti i sigurisë, Arian Ibishi, thotë se në shkolla - si në shumë raste edhe në vendet e punës në Kosovë - masave të sigurisë nuk u kushtohet rëndësi e mjaftueshme.

“Është mungesë e vetëdijesimit, sepse në shkollat tona ende nuk shpjegohet asgjë për pjesën e sigurisë. Nuk ka një kontroll të mirëfilltë ende, thjesht mungon vetëdijesimi”, thotë Ibishi për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, hap i parë drejt ofrimit të një niveli më të lartë të sigurisë do të ishte prezenca e policisë, pasi që duhet një kontroll më i rreptë i narkotikëve dhe armëve të ftohta.

Por, rruga drejt ofrimit të sigurisë në shkolla, sipas tij, nuk do të përfundonte as me kaq.

“Në shkollat tona mungon një plan i evakuimit, që do të ishte një informacion shumë i nevojshëm si për profesorë, si për nxënës dhe pjesën tjetër të stafit. Mungojnë daljet e evakuimit, shkallët emergjente...”, thotë Ibishi.

REL-i ka kontaktuar Drejtorinë e Arsimit në Pejë lidhur me gjendjen e sigurisë në shkolla, mirëpo nuk ka marrë përgjigje deri në momentin e publikimit të artikullit.

Ndërkohë, lidhur me akuzat për planin e B.M. për të kryer sulm ndaj nxënësve në një shkollë në Pejë, Prokuroria Speciale nuk ka pranuar të japë informata të tjera, meqë rasti është në fazën e hetimeve. Ndërsa, Prokuroria e Pejës ka thënë se nuk mund të deklarohet lidhur me rastin, meqë ai është duke u trajtuar nga Prokuroria Speciale.

REL-i ka raportuar edhe më herët për dhunë në shkollat e Kosovës, që ka përfunduar edhe me viktima, apo për raste të shpeshta të bullizmit. Pesë muaj më parë, një 13-vjeçar vrau tetë nxënës dhe një roje në shkollën fillore “Vladisllav Ribnikar” në Beograd të Serbisë.

Pas këtij rasti, Serbia ka shtuar numrin e policëve në shkolla, si dhe ka paralajmëruar ashpërsim të ndëshkimeve për armëmbajtje pa leje. Të shtënat masive nuk janë shumë të shpeshta në Serbi, shkaku i ligjeve që rregullojnë armëmbajtjen, në krahasim me vende të tjera si SHBA-ja.

Sipas të dhënave të publikuara nga mediumi amerikan CNN, këtë vit, deri më 3 tetor, janë regjistruar 58 të shtëna masive në shkolla në SHBA. Prej tyre, 39 janë kryer në shkolla fillore. Nga këto sulme, 28 persona kanë mbetur të vrarë, ndërsa 67 të tjerë të lënduar.

Shkaku i sulmeve të tilla, shumë shkolla në SHBA kanë ndërmarrë masa të ndryshme për ngritjen e nivelit të sigurisë. Sipas të dhënave të Qendrës Kërkimore Pew, me bazë në SHBA, shkollat në SHBA kanë ndërmarrë masa si: mundësia e mbylljes së klasave nga brenda, përgatitja e planit se si duhet të veprojnë nxënësit kur ka një sulmues, si dhe punësimi i zyrtarëve të sundimit të ligjit për patrullimin e objekteve shkollore.

Marrë nga REL

fitore cena mashti arian ibishi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin