LIVE UPDATES
Bota

Analiza e REL: Shtetet baltike me më shumë pushtet në BE, derisa zgjerimi mbetet i pasigurt

Është e qartë se vendet Baltike janë të afërta me Von der Leyen. Sigurisht, tashmë e dinim që ish-kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas, është shefe e politikës së jashtme të BE-së. Veterani nga Letonia, Valdis Dombrovskis, mori portofolin e rëndë të ekonomisë me gjithë thashethemet e vazhdueshme se ai do të merrej me zgjerimin në vitet e ardhshme.

17 September 2024, 15:20 Nga N.F
Analiza e REL: Shtetet baltike me më shumë pushtet në BE, derisa
Von der Leyen

BRUKSEL- Pas disa vonesave dhe disa pengesave, përfshirë një numër më të vogël grash sesa më parë, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, më 17 shtator prezantoi ekipin e saj të ri të Komisionit Evropian për pesë vjetët e ardhshëm.

Le ta themi kështu: Fituesit e mëdhenj janë shtetet baltike dhe Polonia, të cilat marrin pozicione të fuqishme; shtetet e tjera qendrore dhe lindore, jo aq shumë. Të shohim se çfarë do të ndodhë me zgjerimin e BE-së.

Është e qartë se vendet Baltike janë të afërta me Von der Leyen. Sigurisht, tashmë e dinim që ish-kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas, është shefe e politikës së jashtme të BE-së. Veterani nga Letonia, Valdis Dombrovskis, mori portofolin e rëndë të ekonomisë me gjithë thashethemet e vazhdueshme se ai do të merrej me zgjerimin në vitet e ardhshme.

Ish-kryeministri i Lituanisë, Andrius Kubilius, u zgjodh për portofolin e sapokrijuar për mbrojtje. Ky rol mund të jetë bosh nëse nuk ka fonde të BE-së për mbrojtje. Brukseli ka treguar interes për të rritur industrinë e mbrojtjes së kontinentit, veçanërisht me luftën e vazhdueshme në Ukrainë, por pyetja është nëse shtetet anëtare janë vërtet të interesuara për këtë. Ka shumë kampionë kombëtarë në këtë fushë, por pak evropianë, dhe është e dyshimtë nëse kjo do të ndryshojë në vitet e ardhshme. Së fundmi, Piotr Serafim, dora e djathtë e kryeministrit polak Donald Tusk, do ta ketë në dorë buxhetin. Pra, deri më tani, është mjaft mbresëlënëse.

Por, pastaj, është qartazi një prirje perëndimore në bllok. Spanja do të jetë përgjegjëse për tregun e brendshëm të BE-së, Franca për strategjinë industriale, Irlanda mori drejtësinë, Luksemburgu portofolin fitimprurës të bujqësisë dhe Italia politikën e kohezionit – një burim i madh parash të BE-së ku paratë transferohen nga rajonet më të pasura tek ato më të varfra të klubit. Austria, e cila po anon gjithnjë e më shumë djathtas, mori çështjet e migracionit – një shenjë e vërtetë e kohës.

Sigurisht, kandidatja rumune, Roxana Minzatu, është një nga gjashtë nënkryetaret ekzekutive. Kjo është e rëndësishme, por fusha e saj janë “njerëzit, aftësitë dhe përgatitjet”, një koncept mjaft i paqartë. Von der Leyen theksoi se ajo do të jetë përgjegjëse për arsimin dhe të drejtat sociale – çështje që kryesisht bien brenda kompetencave të qeverive kombëtare, jo të Brukselit.

Kandidatja bullgare, Ekaterina Zaharieva, do të merret me kërkimin dhe inovacionin – një tjetër fushë në të cilën BE-ja është mjaft e ndrojtur dhe hungarezi Oliver Varhelyi do të merret me shëndetin dhe mirëqenien e kafshëve, diçka që është bërë më e rëndësishme në skenën evropiane, veçanërisht pas COVID-it, por që ende nuk është shumë e fuqishme. Flitet se të dy këta mund të rrezikojnë të shkarkohen, pasi Parlamenti Evropian së shpejti do të fillojë me dëgjimet e kandidatëve dhe ka të ngjarë të eliminojë të paktën disa.

Sllovakia mori tregtinë në një epokë të proteksionizmit të shtuar, Çekia ka një “partneritet ndërkombëtar”, për të cilin askush nuk di se çfarë nënkupton, dhe Kroacia është përgjegjëse për Fqinjësinë e Jugut – me fjalë të tjera, vendet në Afrikën e Veriut që nuk mund të jenë anëtare të BE-së, por që blloku dëshiron të arrijë marrëveshje për të parandaluar emigracionin në klub.

Po zgjerimi? Kjo fushë prek shumë në Ballkanin Perëndimor, si dhe vendet kandidate në lindje si Gjeorgjia, Moldavia dhe Ukraina. Zgjerimi ishte supozuar të ishte një nga prioritetet e kësaj përbërjeje të Komisionit Evropian. Kjo i shkoi Sllovenisë dhe Marta Kosit, kandidatja e vetme e komisionit që ende nuk është konfirmuar nga kryeqyteti i saj, pasi opozita në Lubjanë e ka shtyrë çështjen pasi janë të zemëruar që kandidati i parë slloven, Tomaz Vesel, u largua nga Von der Leyen ndërsa ajo kërkonte më shumë gra në ekipin e saj.

Ky nuk është një miratim i fuqishëm për zgjerimin si një politikë, dhe unë e kuptoj që Ukraina dhe Moldavia po shpresonin për dikë të profilit pak më të lartë dhe mundësisht nga vendet baltike më miqësore. Ajo, gjithashtu, do të jetë përgjegjëse për fqinjësinë lindore, që do të thotë Azerbajxhani, Armenia dhe Bjellorusia. Pyetja është sa kohë do t’i mbetet për këtë treshe.

Duke ardhur nga ish-Jugosllavia, duket e qartë se Marta Kos do të fokusohet në Ballkanin Perëndimor.

Dhe në një mënyrë, kjo ka kuptim të plotë pasi shumë nga vendet atje aktualisht kanë avancuar më shumë sesa Ukraina dhe Moldavia në rrugën e tyre drejt BE-së dhe ato janë ndier paksa të anashkaluara nga Brukseli në vitet e fundit. Ajo ka të ngjarë të mos jetë aq kontroverse sa komisionari aktual hungarez për zgjerimin, Oliver Varhelyi, i cili qartazi ka vënë një vulë shumë hungareze në këtë rol. Por, përsëri duket se zgjerimi nuk është në krye të agjendës në Bruksel për vitet që vijnë./ REL

be ursula von der leyen komisioni evropian

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin