LIVE UPDATES
Bota

Analiza e REL: Si shteti policor i Putinit e lë Rusinë të cenueshme prej sulmeve terroriste?

Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë grupi ekstremist Shteti Islamik. Kremlini e konsideron presidentin rus Vladimir Putin si një lloj shpëtimtari, i cili ka çimentuar stabilitet dhe siguri, pas kaosit të të lidhur me shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik. Mirëpo, këto sulme masive që janë përsëritur disa herë gjatë udhëheqësisë së tij gati 25-vjeçare në Rusi, qoftë si president apo kryeministër, e dëmtojnë thellë narrativën e krijuar për të.

23 March 2024, 13:35 Nga N.F
Analiza e REL: Si shteti policor i Putinit e lë Rusinë të
Foto ilustruese

RUSI- Një javë pas zgjedhjeve të parafundit presidenciale në Rusi, më 2018, një zjarr i madh në një qendër tregtare në Siberi pati ka rezultuar me mbi 60 persona të vdekur, shumica prej tyre fëmijë. Pesë ditë pas përfundimit të zgjedhjeve presidenciale të këtij viti, disa sulmues kanë hyrë në një sallë koncertesh në periferi të Moskës, duke vrarë të paktën 115 persona.

Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë grupi ekstremist Shteti Islamik. Kremlini e konsideron presidentin rus Vladimir Putin si një lloj shpëtimtari, i cili ka çimentuar stabilitet dhe siguri, pas kaosit të të lidhur me shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik. Mirëpo, këto sulme masive që janë përsëritur disa herë gjatë udhëheqësisë së tij gati 25-vjeçare në Rusi, qoftë si president apo kryeministër, e dëmtojnë thellë narrativën e krijuar për të.

Në fakt, analistët besojnë se pamjet e shpërthimeve, zjarrit dhe viktimave, tregojnë për një lider, fokusi i të cilit në mbrojtjen e regjimit të tij dhe pozitës në pushtet, po paguhet shtrenjtë me mungesën e sigurisë për popullin. Kritikët e Putinit kanë thënë që më shumë se tri dekada pas rënies së Bashkimit Sovjetik, Rusia vazhdon të jetë shtet që i vendos interesat e veta përpara atyre të qytetarëve.

Shembulli më i mirë është lufta kundër Ukrainës. Para nisjes së luftës, në shkurt të vitit 2022, periudhë kur Rusia i ka mbledhur mijëra trupa ushtarake në kufi me Ukrainën, dhe kur Shtetet e Bashkuara patën paralajmëruar që lufta mund të niste shumë shpejt, shumë vëzhgues kanë parashikuar që Putin do të zmbrapsej, pasi një sulm masiv do ta dëmtonte sigurinë e Rusisë, dhe nuk do ta përmirësonte atë.

Me nisjen e luftës në Ukrainë, është rritur edhe grushti i shtetit ndaj shoqërisë civile, disidentëve dhe zërave të pavarur, i cili ka qenë prezent prej vitit 2012, kur Putin është kthyer në presidencë, pasi përfundimit të mandatit si kryeministër.

Qeveria i ka shpallur shumë grupe paqësore, dhe madje edhe disa organizata joekzistente si “ekstremiste”, duke nisur prej Fondacionit Kundër Korrupsionit, të kritikut të ndjerë të Kremlinit, Aleksei Navalnyt, e deri te ajo që shteti gabimisht e përshkruan si “lëvizje ndërkombëtare LGBT”.

Shteti rus i ka dënuar kritikët me akuza për tradhti dhe i ka dënuar kritikët për luftën në Ukrainë, me disa vjet burgim.

Analistët besojnë se një situatë e tillë e përball Rusinë me situata shumë të cenueshme, në të cilat korrupsioni dhe neglizhenca shkaktojnë ose përkeqësojnë pasojat e aksidenteve të shmangshme sikurse zjarri në qytetin siberian Kemerovo, në mars të vitit 2018, shtatë ditë pasi Putin e ka siguruar mandatin presidencial.

“Shërbimet e inteligjencës janë të fokusuara në hetimet politike dhe frikësim të qytetarëve. Ato nuk e përmbushin përgjegjësinë direkte për mbrojtje të shoqërisë prej kërcënimeve reale”, ka thënë vëzhguesi politik rus, Dmitry Kolezev në një postim në X, të njohur më parë si Twitter.

Sulmi i 22 marsit në sallën e koncerteve Crocus City, në periferi të Moskës “duket si dështim i madh” prej anës së shtetit, ka shkruar ai.

“Sasi të mëdha të parave shpenzohen në ‘siguri’, mirëpo në realitet, kjo është siguria që ofrohet”.

Nën rrethana tjera, opozita politike dhe gazetarët e pavarur do t’i bënin presion Qeverisë për të zgjidhur këtë problem, për të garantuar që forcat e sigurisë e bëjnë punën e tyre dhe që paratë nuk shpenzohen keq, ka shkruar Kolezev.

“Fatkeqësisht, asnjëra prej këtyre grupeve nuk ka qasje në televizionin kombëtar, ku do të mund të flasin zëshëm për këtë gjë”.

Në vend që të shërbejnë si vëzhguese të autoriteteve shtetërore, këto grupe kthehen në shënjestrat e radhës.

“Personeli i sigurisë ruse është trajnuar për t’i analizuar disa ‘kërcënime” specifike, të rëndësishme politikisht”, ka thënë Andras Toth-Czifra, hulumtues në Programin e Euroazisë në Institutin për Kërkime të Politikave të Jashtme, me seli në SHBA, në disa komente në X, duke shtuar se “për shkak se pjesa më e madhe është e angazhuar aty, do të thotë që ekziston më pak kapacitet për t’i parandaluar kërcënimet aktuale”.

Sa herë që ka ndodhur një sulm apo një aksident vdekjeprurës, strategjitë dhe taktikat e zbatuara prej autoriteteve ruse e kanë përkeqësuar situatën, duke i shtyrë familjarët e viktimave që të akuzojnë Qeverinë e Putinit për neglizhencë.

Reagimi i ngadaltë i Putinit ndaj katastrofës me nëndetëse në vitin e tij të parë në pushtet është njëri prej shembujve, dhe ekspertët kanë thënë se përgjigjet e gabuara ndaj sulmit në një teatër të Moskës më 2002 dhe ndaj krizës me pengje në shkollën Beslan në Osetinë Veriore më 2004, e kanë rritur numrin e viktimave.

Prioritizimi i çështjeve shtetërore përpara atyre të qytetarëve nuk është problem i ri. Një qasje e tillë daton prej kohës sovjetike dhe epokës cariste, dhe është fenomen që disidentët, aktivistë për të drejta të njeriut dhe politikanët opozitarë besojnë që duhet lënë në harresë, nëse Rusia dhe njerëzit e saj dëshirojnë të ecin përpara.

Por, kritikët e Kremlinit besojnë se fiks ajo qasje është bërë edhe më dominuese në regjimin e Putinit. Ata përmendin luftën e Rusisë në Ukrainë, që ka rezultuar me qindra mijëra rusë të vrarë, dhe sigurimin e një mandati të ri gjashtëvjeçar në pushtet nga ana e Putinit, si disa prej shembujve. Kritikët besojnë se Putin e ka shfrytëzuar një sistem zgjedhor krejtësisht të kontrolluar prej Kremlinit, për të portretizuar veten si lider i domosdoshëm i një vendi thellësisht të ndarë.

Marrë nga REL

rusia sulm terrorist

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin