LIVE UPDATES
Bota

Analiza e REL: Sytë nga një Putin i mbështetur për mur

Duke pretenduar se territoret e pushtuara ukrainase janë ruse, Putin është zotuar se do t’i mbrojë ato me gjithçka që ka. Udhëheqësi i fuqisë më të madhe bërthamore në botë ka thënë se “precedenti” është krijuar nga Shtetet e Bashkuara, kur ato kanë përdorur bombat atomike në vitin 1945.

9 October 2022, 17:47 Nga I.A
Analiza e REL: Sytë nga një Putin i mbështetur për mur
Vladimir Putin

RUSI- Ka qenë tetori i vitit 1962, kur Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi i atëhershëm Sovjetik kanë qenë rrezikshëm afër konfliktit bërthamor. Saktësisht 60 vjet më vonë, presidenti rus, Vladimir Putin, bën kërcënime të maskuara bërthamore, ndërsa SHBA-ja bën gati skenarët në rast të sulmit të mundshëm.

Duke pretenduar se territoret e pushtuara ukrainase janë ruse, Putin është zotuar se do t’i mbrojë ato me gjithçka që ka. Udhëheqësi i fuqisë më të madhe bërthamore në botë ka thënë se “precedenti” është krijuar nga Shtetet e Bashkuara, kur ato kanë përdorur bombat atomike në vitin 1945.

“SHBA-ja është i vetmi vend në botë që ka përdorur dy herë armë bërthamore, duke shkatërruar qytetet japoneze: Hiroshima dhe Nagasaki”, ka thënë Putin.

Putin ka folur pasi ka zyrtarizuar aneksimin e paligjshëm të katër territoreve ukrainase - Donjeck, Luhansk, Herson dhe Zaporizhja - ditën e fundit të shtatorit. Aneksimi i më shumë se 15 për qind të Ukrainës është më i madhi në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Ukraina dhe vendet perëndimore e kanë hedhur poshtë atë, duke thënë se territoret e pushtuara nuk do të njihen kurrë si ruse.

Putin, edhe më 21 shtator, kur ka shpallur mobilizimin e pjesshëm ushtarak për luftën në Ukrainë, ka bërë kërcënim të ngjashëm, duke i kujtuar botës se kush është.

“Nëse integriteti territorial i vendit tonë kërcënohet, ne, pa diskutim, do t’i përdorim të gjitha mjetet në dispozicion për të mbrojtur Rusinë dhe popullin tonë. Ky nuk është mashtrim”, ka deklaruar lideri rus.

Putin, pa ofruar asnjë provë, ka thënë se Perëndimi është përfshirë në “shantazh bërthamor” kundër Rusisë. Zyrtarët perëndimorë, në disa raste, kanë përsëritur se lufta bërthamore nuk do të kishte fitues. Me gjithë kërcënimet, SHBA-ja ka thënë se nuk ka vërejtur, deri më tash, asnjë shenjë se Rusia është duke u përgatitur për sulm bërthamor.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka paralajmëruar shtetin rus me pasoja të mëdha nëse përdor armë bërthamore në Ukrainë, por ka refuzuar të specifikojë se cilat do të ishin ato. Biden është zotuar, po ashtu, se do të vazhdojë ta mbështesë ushtarakisht Ukrainën. Ka thënë se SHBA-ja do të mbrojë edhe gjithë territorin e NATO-s, në rast se vihet nën sulm.

“Amerika është plotësisht e përgatitur, e përgatitur me aleatët e NATO-s, për të mbrojtur çdo inç të territorit të NATO-s. Çdo inç. Pra, zoti Putin, mos e keqkuptoni këtë që po them! Çdo inç”, ka theksuar Biden.

Rusia është fuqia më e madhe bërthamore në botë bazuar në numrin e kokave bërthamore. Sipas Federatës së Shkencëtarëve Amerikanë, ajo ka 5.977 të tilla, ndërsa Shtetet e Bashkuara 5.428.

Gjatë asaj që njihet si “kriza kubane e raketave”, e tetorit të vitit 1962, SHBA-ja dhe Rusia i kanë pasur të kthyera kokat bërthamore kundër njëra-tjetrës. Kriza ka nisur kur SHBA-ja ka zbuluar raketa bërthamore sovjetike në Kubë. Ajo ka bllokuar më pas ishullin dhe ka debatuar për pushtimin e tij. Për 13 ditë, bota ka parë rrezikun nga kataklizmi bërthamor.

Presidentët e dy vendeve, John F. Kennedy i SHBA-së dhe Nikita Khrushchev i Rusisë, janë angazhuar ndërkohë në bisedime direkte, kanë bërë disa koncesione dhe i kanë dhënë fund krizës.

Cynthia Hooper, profesoreshë e historisë dhe eksperte e Rusisë në Kolegjin Holy Cross në Masaçusets, thotë për programin Expose të Radios Evropa e Lirë​ se Kennedy dhe Khrushchev, personalisht, kanë qenë kundër konfliktit bërthamor, por kanë qenë të rrethuar me këshilltarë që kanë menduar ndryshe. Ky nuk është rasti me Rusinë tani, thotë ajo.

“Një nga arsyet përse unë mendoj se javët e ardhshme janë potencialisht edhe më të rrezikshme se kriza kubane e raketave, është se në Rusi nuk kemi një udhëheqës që ka frikë nga lufta. Në Rusi nuk kemi një udhëheqës që e vlerëson jetën e qytetarëve të tij. Kjo më shqetëson shumë”, thotë Hooper.

Për kërcënimin e një sulmi bërthamor nga Rusia është folur që nga fundi i shkurtit, kur Putin ka nisur pushtimin e Ukrainës dhe, pak ditë më vonë, ka vënë në gjendje gatishmërie forcën e tij bërthamore. Megjithatë, kërcënimet e tij të fundit eksplicite vijnë pasi forcat ukrainase gjatë muajit shtator, kanë arritur të rikthejnë kontrollin në shumë territore të pushtuara. Ka qenë kjo, sipas analistëve, disfata më poshtëruese e Moskës.

Kremlini, pastaj, ka organizuar referendume të rreme në katër territore të pushtuara të Ukrainës, ka nxjerrë rezultatin që ka dashur dhe i ka aneksuar ato. Zyrtarët rusë paralajmërojnë se sulmet e mundshme të Ukrainës në këto territore, do të konsideroheshin akt agresioni dhe se ata do të përgjigjeshin në përputhje me rrethanat.

Cynthia Hooper, nga Kolegji amerikan Holy Cross, thotë se Putin është “i mbështetur për mur” dhe “i dëshpëruar” nga humbjet. Në një gjendje të tillë, ajo shfaq drojën se armët bërthamore mund të jenë opsion për të, për të ndryshuar lojën.

“Dua të mendoj se kjo është ende e pamundur. Por, mendoj se Putinit do t’i duhet t’iu përgjigjet këtyre fitoreve të Ukrainës në njëfarë mënyre, përpara se të fillojë dimri. Kështu që në një moment, ai do të përpiqet të bëjë pothuajse gjithçka për të shmangur humbjen totale”, thotë Hooper.

Nikolai Sokov, nga Qendra e Vjenës për Çarmatim, thotë për Exposenë se mundësia që Rusia të kryejë sulm bërthamor në Ukrainë është ende jashtëzakonisht e vogël. Kërcënimet e Putinit, sipas tij, janë më shumë sinjale për Perëndimin, që të mos përfshihet më shumë në konfliktin në Ukrainë. Por këtu, pastaj, mund të lindë edhe rreziku tjetër, thotë Sokov.

“Gjasat e përshkallëzimit midis NATO-s dhe Rusisë janë tani më të mëdha seç kanë qenë gjashtë muaj më parë. Unë nuk mendoj se dikush në Rusi, ose në NATO, ose në Uashington mendon për përdorimin e armëve bërthamore, por konflikti është shumë i tensionuar dhe një aksident [mund ta ndryshojë situatën]. Qoftë një konfrontim i avionëve ose anijeve në Detin Baltik, ndonjë lloj sulmi rus në territorin e Polonisë... diçka e tillë mund ta nisë atë përshkallëzimin, që mund të na çojë te pragu. Ngjashëm siç ka qenë situata në vitin 1962. Hap pas hapi dhe i afroheni rrezikshëm përdorimit të armëve bërthamore”, thotë Sokov.

Sokov, i cili ka qenë edhe pjesë e ekipit negociator rus për marrëveshjet e çarmatimit me SHBA-në, START I dhe II, beson se situata është ende larg katastrofës. Sipas tij, nuk do të ketë sulm të befasishëm bërthamor; Kremlini do të dërgonte disa paralajmërime përpara se të niste një të tillë.

“Nëse Rusia do që të kërcënojë seriozisht, ajo mund të bëjë, thjesht, një provë nëntokësore bërthamore. Një provë e tillë do të ishte një sinjal jashtëzakonisht i fuqishëm. Pra, [sulmi bërthamor] nuk do të ndodhte papritur. Përshkallëzimi i situatës do të na jepte kohë për të biseduar”, thotë ai.

Edhe në Institutin amerikan për Studime të Luftës thonë se gjasat për sulm bërthamor nga Kremlini janë shumë të vogla. Mason Clark, nga ky institut, beson se ka disa arsye përse Putin nuk do të përdorë armë të tilla. E para, thotë ai, Putin e kupton se do të ketë pasoja serioze nga NATO-ja dhe SHBA-ja.

“E dyta, ka shumë gjasa që ai nuk është në gjendje t’i përdorë armët bërthamore në mënyrë efektive në fushëbetejë, sepse forcat ruse nuk janë në formën më të mirë. Ato nuk do të mund ta kthjenë dëmin që kanë pësuar nga ushtria e Ukrainës, në favor të tyre. Për më tepër, shpirti luftarak dhe vullneti i Ukrainës janë aq të fuqishëm në këtë pikë të luftës, saqë nuk ka gjasa që Ukraina të dorëzohet”, thotë Clark nga Instituti për Studime të Luftës.

Në Kiev, disponimi mes disa qytetarëve të anketuar nga Radio Evropa e Lirë është ndryshe-ndryshe.

“Nga Putini mund të pritet gjithçka. Është idiot”, thotë një qytetar ukrainas.

“Asgjë nuk do të ndodhë. Ai po përpiqet të na frikësojë. Fitorja do të jetë e jona”, thotë një ukrainase.

Në shtypin perëndimor ka pasur, po ashtu, opinione të shumta. Biden “përballet me një moment të krizës kubane të raketave”, ka shkruar Washington Post. Kërcënimet bërthamore të Putinit “rrisin alarmin në Uashington”, ka shkruar New Yourk Times. Gazeta gjermane, Der Spiegel, ka publikuar në ballinë fotografinë e Putinit me titullin “Rrezikshëm i dobët”.

Marrë nga REL

vladimir putin

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin