LIVE UPDATES
Bota

Analiza e REL: Të kthehen serbët në polici, pastaj zgjedhjet në veri

Me të pajtohen Miroslav dhe Nemanja nga Zubin Potoku dhe shtojnë se serbët nga veriu duhet të zgjedhin përfaqësuesit e tyre.

12 July 2023, 22:15 Nga I.A
Analiza e REL: Të kthehen serbët në polici, pastaj zgjedhjet
Kosove

KOSOVË- Tërheqja e të gjithë pjesëtarëve të njësive speciale të Policisë së Kosovës nga veriu, kthimi i serbëve në polici dhe mbajtja e zgjedhjeve të reja - këto janë hapat që Slavisha nga Zubin Potoku i sheh si zgjidhje për shtensionimin e plotë të situatës në veri të Kosovës.

“Të kthehen policët tanë... do të thotë, që ne të kthehemi në punë në [sistemin] e Kosovë. Përderisa janë këtu, do të jetë e vështirë”, thotë ky i intervistuar nga Radio Evropa e Lirë (REL).

Me të pajtohen Miroslav dhe Nemanja nga Zubin Potoku dhe shtojnë se serbët nga veriu duhet të zgjedhin përfaqësuesit e tyre. Serbët në veri braktisën institucionet e Kosovës në nëntor të vitit të kaluar, si formë e kundërshtimit të procesit të ri-regjistrimit të automjeteve nga targat serbe në ato të Kosovës. Që atëherë ka pasur një varg krizash dhe protestash të serbëve.

Tensionet e fundit, të cilat u rritën në fund të majit për shkak të ardhjes së kryetarëve shqiptarë në krye të komunave, vazhdojnë edhe më tej. Danijela nga Mitrovica e Veriut, e sheh zgjidhen e krizës në veri si një proces gradual. Ajo beson se serbët, si pjesë e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, do të tërhiqen nga protestat para komunave.

“Se çfarë mund të shkojë keq në ndërkohë, nuk jam e sigurt, por evidente është se nuk do të ketë tërheqje të plotë të njësive speciale nga ndërtesat komunale dhe para komunave, gjë që në fakt nuk e përmbushë plotësisht kërkesën e serbëve”, deklaron ajo.

Më 10 korrik, BE-ja dhe Kosova konfirmuan se kanë arritur një marrëveshje për shtensionimin e situatës dhe një një ditë më vonë u prezantuan hapat konkretë: tërheqja e 25 për qind e policisë nga dhe rreth ndërtesave komunale në veri, organizimi i zgjedhjeve të jashtëzakonshme vendore pas verës dhe rikthimi në dialog për normalizimin e marrëdhënieve.

Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës që ka mbështetjen e Beogradit, nuk iu përgjigj pyetjes së REL-it nëse kjo marrëveshje është e pranueshme për ta dhe nëse do të marrin pjesë në zgjedhjet eventuale.

Nga kjo parti më herët kanë thënë se do të marrin pjesë në zgjedhje vetëm nëse Policia e Kosovës tërhiqet nga veriu, nëse amnistohen të arrestuarit, të cilët autoritetet e Kosovës i akuzojnë për dhunë gjatë protestave, si dhe nëse fillon formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ndërkohë, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tha se “individë nga Perëndimi po përpiqen të zbatojnë një truk tjetër”.

Dejan Nedelkoviq, aktivist politik nga Mitrovica e Veriut, thotë se ka informacione se lëvizjet opozitare dhe iniciativat qytetare do të marrin pjesë në zgjedhje të parakohshme, pavarësisht nga vendimi i Listës Serbe.

Ai po ashtu thotë se së bashku me bashkëmendimtarët e tij, do të themelojnë një iniciativë të re qytetare, me të cilën do të marrë pjesë në zgjedhje, por me kusht që në to të marrë pjesë Lista Serbe.

“Mendojmë se një pjesë e mirë e kushteve [të serbët nga veriu] nuk janë plotësuar dhe nuk janë krijuar kushtet për zgjedhje, por nëse Lista Serbe shkon në zgjedhje, do të dalim edhe me iniciativë të re qytetare”, thotë Nedelkoviq për Radion Evropa e Lirë.

Ai konsideron se Lista Serbe po e humbë mbështetjen e popullit dhe se e ka “humbur legjitimitetin”, pas tërheqjes nga barrikadat e vitit të kaluar.

“Kjo ka mundur të shihet në protestat e fundit, kur u arrestuan serbët nga veriu, kur u sulmua [kryetari i Listës Serbe] Goran Rakiq... Populli në veri është çliruar mjaft, në shprehje, në rrugë, mund të dëgjohet një zë tjetër”, thotë ai.

Lista Serbe, e cila u formua në vitin 2013, me mbështetjen e Beogradit zyrtar, deri vitin e kaluar kishte pushtetin absolut në mjediset e banuara me serbë në Kosovë.

Pothuajse në të gjitha zgjedhjet parlamentare dhe lokale, ajo fitoi mbi 90 për qind të votave. Megjithatë, raporti i Misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve i Bashkimit Evropian, nga viti 2021, tregon se “Lista Serbe e ka monopolizuar jetën politike në bashkësitë serbe të Kosovës”, si dhe se ka pasur raste të frikësimit dhe presionit të ushtruar nga ana e kandidatëve dhe aktivistët e kësaj partie.

Tensionet në veri të Kosovës kanë vazhduar që nga fundi i majit, kur kryetarët shqiptarë hynë në ndërtesat komunale në veri, me ndihmën e Policisë së Kosovës.

Kjo u kundërshtua ashpër nga banorët lokalë serbë, të cilët protestuan çdo ditë, me kërkesë që njësitë speciale të Policisë së Kosovës të tërhiqet nga veriu dhe kryetarët të mos shkojnë në objektet komunale.

Serbët bojkotuan zgjedhjet e fundit lokale në prill dhe tani nuk i pranojnë rezultatet.
Në seancën e Qeverisë së Kosovës, më 12 korrik, kryeministri Albin Kurti, ka thënë se Qeveria e tij publikisht mbështet zgjedhjet e parakohshme, të cilat do të mbahen pas stinës verës.

“Për ne, si Qeveri e Kosovës, ka qenë gjithmonë dhe vazhdon të jetë me rëndësi që qytetarët e Republikës, kudo që ata janë, pa dallim, të kenë përfaqësim lokal që i përfaqëson siç duhet. Por, për të arritur këtë gjë është e domosdoshme të krijohet ambienti, i cili e mundëson fushatën e mirëfilltë, pluralizmin politik, pjesëmarrjen e komuniteteve lokale, dhe që garanton paprekshmërinë e votës”, tha Kurti.

Megjithatë, para zgjedhjeve, një pjesë e policëve duhet të tërhiqen nga ndërtesat komunale dhe rreth tyre, në veri të Kosovës.

“Pra, 25 për qind e policëve do të zhvendosen diku tjetër në po ato komuna dhe do të vazhdojnë detyrën atje ku ka më shumë nevojë për ta, meqenëse konsiderojmë se pranë ndërtesave komunale situata tash e dy javë është krahasimisht shumë më e qetë”, deklaroi Kurti.

Njohësi i proceseve politike Artan Muhaxhiri, profesor i Sociologjisë në Universitetin e Prishtinës, shpreh mendimin se shtensionimi i situatës në veri të Kosovës do të jetë i suksesshëm vetëm nëse Kosova dhe BE-ja janë pajtuar më parë për detajet e hapave për uljen e tensioneve.

“Nëse zoti [i dërguari i BE-së për dialogun, Mirosllav] Lajçak është pajtuar me këtë kërkesë të Qeverisë së Kosovës, atëherë, natyrisht se ai ka supozuar apo edhe e ka pasur një pranim nga pala serbe që kjo të ndodhë. Por, tash, zhvendosja e policëve mund të jetë edhe kozmetike, pra, që ata policë të shkojnë në vendet ku nuk kanë dukshmëri të madhe dhe kësisoj ta relativizojnë prezencën e tyre”, thotë Muhaxhiri.

Sipas tij, kjo marrëveshja për uljen e tensioneve mund të jetë zgjidhje diplomatike me kusht që të pranohet nga të dyja palët, Kosova dhe Serbia.

Duke folur për shpalljen e zgjedhjeve të reja në veri, Muhaxhiri thotë se ato do të jenë të suksesshme vetëm atëherë kur të sigurohet gatishmëria dhe vullneti i Listës Serbe për të marrë pjesë në to.

“Kjo do ta rrisë legjitimitetin politik të atij procesi zgjedhor. Çdo gjë tjetër, do të ishte vetëm përsëritje e farsës dhe do të ndikonte tejet negativisht në veri”, vlerëson Muhaxhiri.

Që nga shpërthimi i krizës, vendet perëndimore kanë kërkuar që Kosova të ndërmarrë hapa për uljen e tensioneve, ndërkaq Serbia të sigurojë pjesëmarrjen e pakushtëzuar të serbëve në zgjedhjet që do të shpalleshin.

Marrë nga REL

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin