LIVE UPDATES
Bota

ANALIZA E THE GUARDIAN: Andrew Tate; hetimi që mund të rrënojë 'mbretin e maskulinitetit toksik', por dëmi është bërë (NDIKIMI&PASOJA)

Tate, i cili lindi në SHBA dhe u rrit në Luton, Bedfordshire, pasi nëna e tij britanike dhe babai amerikan u divorcuan, ka grumbulluar një numër të madh ndjekësish mes të rinjve duke u paraqitur si një playboy modern, duhanpirës, i cili nxjerr në pah pasurinë e tij në postimet në internet dhe pretendon të jetë trilioneri i parë në botë.

6 January 2023, 20:16 Nga k.m.
ANALIZA E THE GUARDIAN: Andrew Tate; hetimi që mund të
Andrew Tate

RUMANI- 18-vjeçarja Omais Hilal, studentja e stomatologjisë nga Libani, qëndron dhe bën ece-jakje jashtë kompleksit të fortifikuar në periferi të Bukureshtit ku Andrew Tate u arrestua javën e kaluar. Omais Hilal ka parë postime që pretendojnë se 36-vjeçari ishte liruar pasi u areestua si pjesë e një hetimi për trafikim njerëzor, krim të organizuar dhe përdhunim. Edhe pse lirimi i tij nuk është i vërtetë, Hilal, me sa duket, tipike adoleshente që mahnitet marka e tij ekstreme e maskulinitetit toksik, tregon se ende pret.

"Erdha t'i them se e dua,"-thotë Halili, si shumë prej miliona ndjekësve të Tate në internet, beson se influenceri britaniko-amerikan dhe mizogjeni i vetëshpallur është arrestuar si pjesë e një komploti për "shpëtimin e suksesshëm nga Matrix".

"Policia nuk kishte asnjë arsye për ta arrestuar atë. Dua të jem muskuloz dhe i pasur si Andrew, por kjo nuk do të thotë se jam një përbindësh,”-thotë një tjetër i fiksuar me të, bodybuilder aspirant. Ai tregon për flotën e makinave luksoze të parkuara brenda kompleksit të sigurisë së lartë të Tate, i cili përfshin një Aston Martin Vanquish prej 300,000 £ dhe një Porsche 911 prej 80,000 £ me targa të personalizuara në Mbretërinë e Bashkuar që fillojnë "T8".

Tate, i cili lindi në SHBA dhe u rrit në Luton, Bedfordshire, pasi nëna e tij britanike dhe babai amerikan u divorcuan, ka grumbulluar një numër të madh ndjekësish mes të rinjve duke u paraqitur si një playboy modern, duhanpirës, i cili nxjerr në pah pasurinë e tij në postimet në internet dhe pretendon të jetë trilioneri i parë në botë.

Ish-kikboksieri profesionist është ndaluar nga platforma të ndryshme të mediave sociale për postimin e deklaratave helmuese për gratë, duke përfshirë pretendimet se gratë duhet të "mbajnë njëfarë përgjegjësie" për përdhunimin. Por, pavarësisht se çfarë thoshte, postimet e tij shpërndaheshin në YouTube dhe TikTok, ku videot me #AndrewTate janë parë më shumë se 12.7 miliardë herë.

Ai u vendos në paraburgim së bashku me vëllain dhe partnerin e tij të biznesit, Tristan, 34 vjeç dhe dy gra rumune, Georgiana Naghel, 28 dhe Luana Radu, 32, më 29 dhjetor, si pjesë e një hetimi për trafikimin e qenieve njerëzore, krimin e organizuar dhe përdhunimin. Dënimi maksimal për dikë që është dënuar për të tre veprat është 17 vjet e gjysmë. Dy vëllezërit Tate mohojnë akuzat dhe javën e ardhshme pritet të apelojnë kundër vendimit për t'i mbajtur ata në paraburgim për 30 ditë ndërsa drejtoria e Rumanisë për hetimin e krimit të organizuar dhe terrorizmit (Diicot) vazhdon hetimet e saj. Avokati i tyre, Eugen Vidineac, tha: Jam shumë i sigurt për pafajësinë e klientëve të mi. Ne vlerësojmë se nuk ka prova të drejtpërdrejta kundër tyre.

Prokurorët kanë akuzuar vëllezërit se kanë përdorur "metodën e dashurisë" për të joshur gratë nga Evropa dhe SHBA në Rumani. Ata pretendojnë se Tates mashtroi gratë me deklarata dashurie dhe premtime martese përpara se t'i detyronte të prodhonin video pornografike për OnlyFans.

Ramona Bolla, një prokurore dhe zëdhënëse e Diicot, tha se ata kishin identifikuar gjashtë viktima.

“Gratë u detyruan të prodhonin materiale çdo ditë. Nuk e dimë sa kanë fituar vëllezërit, por gratë nuk kanë marrë asnjë cent. Ne e dimë se një grua që bën një punë të tillë mund të fitojë 50,000 € [44,259 £] në muaj. Gratë që janë arrestuar po siguroheshin që viktimat të respektonin programin. Çdo vajzë duhej të kishte materiale të postuara, ata kishin objektiva dhe duhej të ndiqnin orarin. Nëse jo, sanksionoheshin."

Të enjten, një transmetues rumun publikoi një transkript të një bisede që besohet të jetë midis Tate dhe një prej viktimave të tij, teksa e fuste në kurth.  Thuhet se ai ka joshur një viktimë të supozuar me mesazhe duke thënë: Duhet të kuptosh se sapo të jesh e imja, do të jesh e imja përgjithmonë. Një grua nuk e lë kurrë burrin e saj. Unë do të jem njeriu i fundit në jetën tuaj. A do të jesh gjithmonë pranë meje, kudo që të shkoj? Flisni me burra të tjerë përveç meje? Duhet të vish në Rumani me mua, për të të mbajtur në sy. Ti je e imja. Mos harroni. Së shpejti do të jemi bashkë.

Në një vendim të botuar të enjten, gjykatësi rumun, i cili miratoi paraburgimin 30-ditor të katër të pandehurve, tha se transkriptet vërtetojnë rrëfimin e viktimave. Një nga viktimat tregoi se Tate premtoi se do të jetonin së bashku, por kur ajo mbërriti në Rumani ai ishte jashtë vendit. Ajo u tha se ishte marrë nga aeroporti nga një prej të pandehurve femra që kishte paguar biletën e saj të avionit.

“Ajo [i pandehuri] i tha asaj se do të jetonte me disa vajza që punojnë për të pandehurin dhe vëllain e tij, të cilët kanë llogari në [OnlyFans] dhe ndajnë fitimet do i merrnin dy vëllezërit,”- tha gjykatësi. Hetimi i policisë filloi prillin e kaluar pasi një grua 21-vjeçare amerikane informoi një të afërm në SHBA se po mbahej kundër dëshirës së saj në një pronë afër kompleksit të Tate.

Ambasada amerikane informoi policinë rumune që bastisi shtëpinë dhe identifikoi dy viktima. Kompleksi i Tate u bastis gjithashtu dhe vëllezërit u morën për t'u marrë në pyetje dhe u liruan. Ata i mohuan akuzat. Të dy pronat, dhe tre të tjera, u bastisën sërish javën e kaluar. Një ditë para bastisjes, Tate kishte pushtuar titujt kryesorë pasi u përfshi në një grindje në Twitter me aktivisten për klimën Greta Thunberg.

Nga vilat, prokurorët thanë se Policia sekuestroi 11 supermakina, para të gatshme, armë, orë luksoze, puro dhe pije alkoolike gjatë kontrolleve. Por para nxjerr edhe "Hustler's University", "shkolla" online e Tate me 40 £ në muaj që promovon skemat e pasurimit të shpejtë dhe kurse si psh: "diploma e pimpin' hoe". Në tetor, shkolla kishte 221,000 përdorues, duke gjeneruar të ardhura që përllogariteshin në 9 milion £.

Një fqinj përballë vilës së Tate tha: Para bastisjes në prill, kishte shumë njerëz që hynin e dilnin, veçanërisht gra dhe bënin festa. Por ata ishin fqinjë të mirë, shumë të ndryshëm nga personazhet e tyre në rrjetet sociale. Më pak se 500 metra larg, ishte vendi ku gruaja 21-vjeçare amerikane pretendohej se ishte mbajtur rob prillin e kaluar. Shtëpia aktualisht është e banuar nga një grua 22-vjeçare ukrainase, asistente personale e Tate dhe dy interpretuese femra rumune të TikTok. Gruaja ukrainase i tha "Times" se asnjëri prej tyre nuk ishte i përfshirë në pornografi. Por kur "Guardian" vizitoi pronën të mërkurën, një grua e re rumune me të brendshme mëndafshi rozë iu përgjigj derës, duke thënë: Nuk mund të flas me ty. Unë nuk do të flas me ju.

“Nuk i njohim vajzat apo ta dimë sa janë. Por ka pasur shumë vajza gjatë dy-tre viteve të fundit dhe ato ndryshojnë shumë. Një nga vëllezërit, nuk jam i sigurt se cili, është shfaqur në një Bentley dhe një herë në Lamborghini. Qiraja këtu është 1,700 euro në muaj, kështu që nuk është e lirë. Është një shtëpi e madhe, rreth 240 metra katrorë me të paktën tre dhoma gjumi. Të gjitha vajzat duket se flasin anglisht sepse i dëgjojmë duke folur në telefon në kopsht. Një vajzë dukej se kishte një theks amerikan. Ne pamë Policinë të bastisi pronën në një pasdite prillin e kaluar dhe më pas nuk e pamë më atë vajzë. Është e qartë për të gjithë se çfarë lloj pune po bëjnë. Ata duket se punojnë kryesisht gjatë natës pasi shtëpia bëhet vërtet e 'ngjallet' atëherë. Ata njihen si vajzat e Tate nga ne të lagjes, sepse ne e dimë llojin e punës që kanë,”-tregoi një tjetër fqinj. 

Gjykatësi rumun zbuloi se të dy vëllezërit nuk kishin asnjë dënim të mëparshëm, por ishin përballur me hetime policore në Angli. Në fakt, u zbulua këtë javë se Tate u transferua në Rumani ndërsa po hetohej në Mbretërinë e Bashkuar për një përdhunim dhe sulm të dyshuar në vitin 2015. Tate u bë i famshëm si konkurrent në Big Brother të Channel 5 në vitin 2016, por ai u përjashtua nga shfaqja kur producentëve iu tha nga Policia se po hetonin akuzat për abuzim kundër tij.

Tate i mohoi akuzat përmes avokatit të tij, duke thënë: Ato [viktimat e supozuara] donin para sepse unë i pushova. Policia e kuptoi pas hetimeve që unë jam i pafajshëm dhe policia gjeti mesazhe nga telefonat e vajzave ku ato flisnin mes tyre dhe planifikonin të gënjejnë për mua.

Vidineac tha se vëllezërit pretenduan se të dashurat që i kishin lënë ishin ato që kishin orkestruar akuzat në Rumani për inat.

“Gratë besonin se do martoheshin me vëllezërit. Ka të bëjë me xhelozinë kjo. Andrew do të shtojë që me rëndësi është që fakti që numri i ndjekësve po rritet. Nëse kritikët nuk janë një gjë e mirë, fansat, po."

Marrë dhe përkthyer nga TheGuardian

andrew tate arrestohet andrew tate

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin