LIVE UPDATES
Bota

Analiza e VOA: Maqedonia e Veriut para zgjedhjeve të 8 majit

Drejtuesit politikë gjatë fushatës presidenciale dhe parlamentare shpesh kanë përdorur një gjuhë dhe retorikë denigruese ndaj kundërshtarëve të tyre.

4 May 2024, 19:59 Nga I.A

Analiza e VOA: Maqedonia e Veriut para zgjedhjeve të 8 majit

SHKUP- Në Maqedoninë e Veriut, partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE u bën thirrje shqiptarëve që të dalin në votimet e 8 majit, ndërsa akuzon BDI-në dhe social-demokratët për një skenar për bojkotin e balotazhit të zgjedhjeve presidenciale. Ndërkohë, partitë shqiptare nuk i bëjnë thirrje elektoratit të tyre për mbështetjen e njërit prej dy garuesve maqedonas. Më 8 maj votohet së bashku edhe për zgjedhjet parlamentare edhe për raundin e dytë të atyre presidenciale.

Partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nuk kanë vendosur se cilin prej dy kandidatëve për president të vendit do ta mbështesnin dhe me gjasë do të lënë elektoratin e tyre të vendosë mbi bazë të vullnetit të tij. Ali Ahmeti i BDI-së ka biseduar me garuesin e Lidhjes Social Demokrate, Stevo Pendarovski, por publikisht nuk ka shpjeguar hollësi të bisedës.

Nga ana tjetër, kandidatja e VMRO-DPMNE-së Gordana Siljanovska shikohet nga elektorati shqiptar si një politikane nacionaliste që synon rishikimin e Marrëveshjes së Ohrit, me çka u avancuan të drejtat e shqiptarëve dhe një kundërshtare e marrëveshjeve me Greqinë dhe Bullgarinë që mundësuan integrimin e Maqedonisë së Veriut në NATO dhe përshpejtuan proceset drejt BE-së.

Drejtuesit politikë gjatë fushatës presidenciale dhe parlamentare shpesh kanë përdorur një gjuhë dhe retorikë denigruese ndaj kundërshtarëve të tyre.

VMRO-ja akuzon BDI-në dhe LSDM-në për një skenar bojkoti të balotazhit për president më 8 maj, ndërsa Hristijan Mickovski u bën thirrje shqiptarëve që të dalin në votime:

“Bashkimi Demokratik për Integrim në vazhdimësi shpikë rregulla. Janë të frikësuar dhe të vetëdijshëm për kriminalitetin që e kanë bërë”, u shpreh drejtuesi opozitar në përgjigje të komenteve të zyrtarëve të BDI-së se qeveria e re duhet të zgjidhet me votim të dyfishtë duke respektuar parimin e njohur si të Badinterit, me anë të të cilit kërkohet shumica edhe e votave të përfaqësuesve të komuniteteve jomaqedonase në parlament.

Zoti Mickovski akuzon BDI-në se me ndihmën e zyrtarëve policorë po ushtron shantazh dhe trysni te banorë të zonave në lindje të vendit për të fituar vota.

Ndërkaq, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti i hedh poshtë akuzat, teksa fton organet e hetuesisë që të merren me to. Ai, nga ana tjetër ngre shqetësime lidhur me ndikimin rus në fushatë:

“Pushka pas lufte dhe fjala pas kuvendit nuk kanë vlerë, prandaj le të mësojnë edhe ata kandidatë për presidentë edhe për kryeministër se sot ne kemi nevojë për stabilitet; kemi nevojë për paqe, për siguri. Rusia është duke investuar mjaftë që vendi ynë të mos ketë stabilitet. Rusia është mjaftë e interesuar që Ballkani Perëndimor të mos ketë stabilitet”, tha zoti Ahmeti në një takim me qytetarë në rrethinën e Tetovës.

Ndërkohë, koalicioni i partive opozitare shqiptare i njohur si VLEN thotë se nuk mund t’i orientojë votuesit se cilin kandidat presidencial ta mbëstesin në balotazh se “nuk i kanë votat e tyre në xhep”, siç shprehet Izet Mexhiti i këtij koalicioni.

Lidhja Social Demokrate (LSDM), e cila duket se ka një rënie të madhe të mbështetjes së elektoratit të saj, një pjesë të fajit për këtë e shikon tek partneri i saj i qeverisjes 7-vjeçare, Bashkimi Demokratik për Integrim.

Dimitar Kovaçevski akuzon VMRO-në dhe BDI-në për nxitjen e mosdurimit ndëretnik dhe rrezikimin e karakterit shumëetnik të vendit.

“Edhe Hristijan Mickovski edhe Ali Ahmeti edhe Gordana Siljanovska Davkova sillen me papërgjegjësi ndaj shtetit dhe ndaj qytetarëve dhe nëse nuk bëjmë diçka për ta penguar këtë sjellje, një ditë të gjithë ne do ta paguajmë në një mënyrë a në një tjetër”, tha drejtuesi social-demokrat.

Sondazhet e nxjerrin VMRO-DPMNE-në si fituese të zgjedhjeve parlamementare, ndërkohë që të dy kalicionet shqiptare që tani ngulin këmbë se do të jenë pjesëmarrës në qeverinë e re. VMRO-ja shpehet kundër BDI-së, ndërsa parapëlqen koalicionin VLEN. Një parim i viteve më parë se fituesi i njërit bllok me fituesin e bllokut tjetër të elektoratit të ndarë në baza etinike, do të duhet ta formojnë qeverinë, është prishur pas zgedhjeve të vitit 2017 kur BDI-ja hyri në qeveri me LSDM-në, ndonëse VMRO-ja kishte fituar zgjedhjet.

Për formimi e kabinetit qeveritar nevojiten 61 vota nga 120 vendet në parlament. Zgjedhjet parlamentare dhe balotazhi për president mbahen më 8 maj. Pak mbi 1 milion e 800 mijë banorë kanë të drejtë vote.

Marrë nga VOA

stevo pendarovski ali ahmeti

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin