LIVE UPDATES
Bota

Analiza: Kamala Harris është makthi më i keq i Donald Trump për pesë arsye

Të dielën, Biden njoftoi se do të largohej nga gara pasi u përball me presionin pas debatit të tij me Trump në fund të qershorit, kur performanca e tij e dobët rriti shqetësimet për moshën dhe aftësinë e tij për detyrë. Në letrën e tij në mediat sociale, Biden, mbështeti Harris, duke u thënë kolegëve të tij demokratë se “është koha për t’u bashkuar dhe për të mposhtur Trump”.

23 July 2024, 08:54 Nga M.B
Analiza: Kamala Harris është makthi më i keq i Donald Trump
Donald Trump dhe Kamala Harris

SHBA- Zëvendës-presidentja Kamala Harris është kandidatja kryesore demokrate për t’u përballur me Donald Trump pas vendimit të presidentit Joe Biden për t’u larguar nga gara presidenciale. Të dielën, Biden njoftoi se do të largohej nga gara pasi u përball me presionin pas debatit të tij me Trump në fund të qershorit, kur performanca e tij e dobët rriti shqetësimet për moshën dhe aftësinë e tij për detyrë. Në letrën e tij në mediat sociale, Biden, mbështeti Harris, duke u thënë kolegëve të tij demokratë se “është koha për t’u bashkuar dhe për të mposhtur Trump”.

Gara e Shtëpisë së Bardhë kishte qenë mes dy burrave të bardhë të moshuar, por vendimi i Biden do të thotë se Trump, 78-vjeç, ka të ngjarë të përballet me Harris shumë më të re, 59-vjeçe. Ajo do të bënte histori si gruaja e parë me ngjyrë që do të bëhej kandidate presidenciale e një partie të madhe. Dhe janë disa arsye pse Harris mund të përbëjë një problem të vërtetë për Trump në nëntor.

Mbledhja e fondeve

Harris është e vetmja kandidate demokrate që mund të marrë kontrollin “e shumicës së mjeteve” të fushatës së Bidenit. Fushata e Biden tashmë ka ndryshuar zyrtarisht dosjet në Komisionin Federal të Zgjedhjeve në mënyrë që Harris të mund të përdorë fondet nëse siguron nominimin e Demokratëve.

“Në mënyrë të veçantë, për shkak se Biden dhe Harris ndajnë një komitet të fushatës, zëvendës-presidentja dhe kandidati i saj mund të vazhdojnë të përdorin fondet ekzistuese të fushatës për zgjedhjet e përgjithshme nëse ajo është në garën demokrate si kandidate presidenciale ose zëvendës-presidente”, ka thënë Trevor Potter, themelues dhe president i “Campaign Legal Center”, në një deklaratë.

Regjistrimet e Komisionit Federal të Zgjedhjeve tregojnë se fushata e Trump ka më shumë “para në dorë” sesa ajo e Bidenit. Fushata e presidentit përfundoi qershorin me 95 milionë dollarë të mbledhura, ndërsa ajo e Trump e mbylli muajin me 128 milionë dollarë. Por donacionet demokrate kanë vërshuar që kur Biden u tërhoq nga gara dhe hodhi mbështetjen e tij pas Harris.

ActBlue, platforma Demokratike për mbledhjen e fondeve, raportoi ditën më të madhe të mbledhjes së fondeve të ciklit 2024 të dielën, duke thënë se “donatorët e vegjël” kishin kontribuar rreth 47 milionë dollarë që kur Harris shpalli kandidaturën e saj.

Mosha

Trump ka shpenzuar muaj duke e goditur Bidenin mbi moshën dhe aftësinë e tij për të qenë në detyrë, përcjell Telegrafi. Por tani Trump do të jetë kandidati më i vjetër në historinë e SHBA-së nëse Harris ose dikush më i ri zëvendëson Biden në krye të garës së Demokratëve. Sondazhet kanë treguar se shumë amerikanë mendojnë se Trump është shumë i vjetër për të shërbyer një mandat të dytë.

Entuziazmi i demokratëve

Kandidatura e Harris mund të ringjallë entuziazmin mes votuesve të rinj, një bllok vendimtar në garën e vitit 2024 dhe një bllok ku Biden po humbiste mbështetjen.

“Harris ka të ngjarë të ringjallë energjinë dhe entuziazmin pas fushatës – dikush mund ta ndiejë këtë tashmë”, ka thënë për Newsweek, Grant Davis Reeher, një profesor i shkencave politike në Universitetin e Syracuse. “Grumbullimi i hershëm i fondeve është një shenjë e mirë për të”.

Por Thomas Gift, një profesor i asociuar i shkencave politike dhe drejtor i “Center on U.S. Politics at University College London”, i tha Newsweek se demokratët “duket se po nxitojnë të bindin veten se Kamala Harris është tani një zgjedhje popullore për president”.

Biografia

Harris do të bënte histori si gruaja e parë me ngjyrë dhe aziatike e Jugut në vend që do të kryesonte garën e një partie të madhe nëse siguron nominimin e Demokratëve. Ajo është “një kandidate historike e rëndësishme”, tha Reeher. Ndërkohë, ajo ka të ngjarë të krahasojë rekordin e saj si prokurore e përgjithshme shtetërore me statusin e Trump si “një kriminel i dënuar”. Ai u shpall fajtor në gjyqin e tij penal në New York City në fillim të këtij viti, por ende nuk është dënuar.

Të drejtat e abortit

Demokratët kanë kërkuar të bëjnë të drejtat e abortit një çështje kryesore në zgjedhjet e nëntorit. Si grua, Harris është e gatshme të sulmojë Trumpin për këtë çështje. Trump nuk ka mbështetur një ndalim kombëtar të abortit nëse ai rifiton Shtëpinë e Bardhë. Ai thotë se beson se vendimet për abortin duhet t’u lihen shteteve.

Harris ka qenë veçanërisht e zëshme për të drejtat e abortit, duke thënë në qershor se “gjithçka është në rrezik” me të drejtat e shëndetit riprodhues në zgjedhjet e nëntorit. Aborti është një pozicion fitues për demokratët, kështu që ata “do ta sjellin atë shpesh për ta mbajtur Trumpin në mbrojtje”, tha më parë Paul Goren, profesor i shkencave politike në Universitetin e Minesotës./ Newsweek

shba

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin