LIVE UPDATES
Bota

Analiza/ Kriza globale e inflacionit rritet nga lufte e Rusisë ndaj Ukrainës! Parashikimet për vitin 2023

Obeng Krampah importon mobilje të përdorura për t'i shitur në qytetin e tij të lindjes, Akra. Por ai po përpiqet të nxjerr pak fitim. Inflacioni në Ganë ka arritur dyzet për qind këtë vit – dhe monedha vendase pothuajse është përgjysmuar në vlerë kundrejt dollarit amerikan.

26 December 2022, 19:42 Nga DOSJA
Analiza/ Kriza globale e inflacionit rritet nga lufte e Rusisë ndaj
Foto Ilustruese

SHBA- Ekonomia globale u mbërthye nga një krizë ekonomike në vitin 2022, pasi pasojat e pandemisë së koronavirusit u përkeqësuan nga agresioni rus në Ukrainën – gjë që bëri që çmimet e energjisë të rriteshin. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgwell njofton nga Londra.

Obeng Krampah importon mobilje të përdorura për t'i shitur në qytetin e tij të lindjes, Akra. Por ai po përpiqet të nxjerr pak fitim. Inflacioni në Ganë ka arritur dyzet për qind këtë vit – dhe monedha vendase pothuajse është përgjysmuar në vlerë kundrejt dollarit amerikan.

“Këto ditë duhet të përdorësh dyfishin e parave për të importuar le të themi një kontejner; Të njëjtat mallra, e njëjta sasi, por çmimi është dyfishuar”, thotë ai.

Në të gjithë botën, bankat qendrore kanë rritur normat e ineresit në përpjekje për të zbutur inflacionin e nxitur nga rritja e kostove të energjisë. Rezerva Federale amerikane rriti normat e interesit gjashtë herë në vitin 2022 – duke forcuar dollarin.

“Njerëzit blejnë mallra, shesin mallra, por me një ndryshim në kohë. Nëse gjatë asaj kohe monedha ndryshon, prodhuesi ose blerësi mund të humbasin para. Dhe e gjithë kjo, është gjithashtu e lidhur me inflacionin. Dhe jo vetëm inflacionin, por pritshmëritë e inflacionit. Pra, nëse po shes hamburgera, sa duhet t'i shes tani? A duhet të vazhdoj të ndryshoj çmimin çdo ditë?”

Pasiguria ka goditur ekonominë botërore - parashikimi është se ajo do të rritet me vetëm 2.2 për qind në vitin 2023, nga mbi pesë për qind vitin e kaluar.

“Rritja e normave globale të interesit po rrit koston e huamarrjes dhe po i vë shumë familje, firma dhe qeveri nën presion të shtuar. Lufta e Rusisë kundër Ukrainës po përkeqëson gjithashtu kushtet për vendet me të ardhura të ulëta. Shumë prej tyre janë veçanërisht të pafuqishme për të përballuar çmimet te larta të ushqimit dhe energjisë dhe, përveç kësaj, së bashku me kushtet financiare globale, rrisin rrezikun e shqetësimit të mëtejshëm të borxhit në ato vende“, thotë Mathias Cormann, Sekretar i Përgjithshëm me Organizatën për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik.

Ky shqetësim ndihet në mënyrë ekstreme në Sri Lanka – e cila po vuan krizën e saj më të keqe financiare që nga pavarësia në vitin 1948. Qeveria nuk pagoi dot në kohë borxhet e saj në maj, pasi inflacioni arriti në 70 për qind.

“Nuk mund të blejmë as pulë, peshk apo ndonjë mish tjetër. Hamë vetëm perime dhe gjethe. Është e vështirë për ne që t'i dërgojmë fëmijët tanë në shkolla dhe madje t'u sigurojmë ushqimet e duhura. Po kalojmë një kohë shumë të vështirë” thotë Nagamma, banore e zonës

Në të gjithë botën, punëtorët po kërkojnë paga më të mira, ndërsa inflacioni po zvogëlon rrogat e tyre. Në Britani, infermierët dhe punonjësit e ambulancës do të organizojnë greva në dhjetor.

“Më është dashur të pakësoj shumë gjëra për fëmijët, që nuk kam mundësi t’i siguroj për shkak të kostos së lartë të jetesës”, thotë Chukwudubem Ifeajuna, infermiere në Shërbimin Shëndetësor Kombëtar britanik.

Inflacioni parashikohet të bjerë paksa në vitin 2023. Por me luftën në Ukrainë që është ende e ndezur – dhe çmimet e energjisë të larta – viti i ri do të sjellë pak lehtësim për miliarda njerëz që luftojnë për t’ia dalë mbanë.

Marrë nga VOA

kriza prej luftes

Sondazh

Bota 26 December 2022, 17:42 I.A

FILOZOFI / Pyetja e parë e njeriut

Filozofia, dëshira për të ditur, lindi me pyetjet që njeriu filloi t’i bënte vetes dhe përgjigjet që përpiqej t&...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin