LIVE UPDATES
Bota

Analiza: Kush e kontrollon përdorimin e parasë publike në kohë zgjedhjesh?

Në ditët para hapjes së fushatës zgjedhore më 28 maj, ajo ndau nga 100 euro si përkrahje të njëhershme për pensionistët, studentët, fëmijët dhe punëtorët; e rriti në 500 euro mbështetjen për lehonat; dhe ndau dy milionë euro subvencionim për kompanitë ajrore, për t’ua lehtësuar fluturimin mërgimtarëve gjatë verës. Mbështetje e tillë ad hoc ishte dhënë edhe në prag të zgjedhjeve të kaluara, më 2025.

29 May 2026, 08:49 Nga E. D
Analiza: Kush e kontrollon përdorimin e parasë publike në
Albin Kurti

KOSOVË- Kur një qeveri shpërndan para publike në prag të zgjedhjeve, kufiri mes politikës sociale dhe ndikimit elektoral bëhet i paqartë. Në Kosovë, ky kufi u sprovua sërish pas vendimeve të fundit të Qeverisë në detyrë të Albin Kurtit për një sërë masash të mbështetjes sociale, në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 qershorit.

Në ditët para hapjes së fushatës zgjedhore më 28 maj, ajo ndau nga 100 euro si përkrahje të njëhershme për pensionistët, studentët, fëmijët dhe punëtorët; e rriti në 500 euro mbështetjen për lehonat; dhe ndau dy milionë euro subvencionim për kompanitë ajrore, për t’ua lehtësuar fluturimin mërgimtarëve gjatë verës. Mbështetje e tillë ad hoc ishte dhënë edhe në prag të zgjedhjeve të kaluara, më 2025.

Vendimet nxitën kritika nga shoqëria civile dhe opozita, e cila i cilësoi veprimet e Qeverisë në detyrë si përpjekje për “blerje votash”. Ligjet e tanishme në Kosovë nuk ia ndalojnë qartazi një qeverie ndarjen e ndihmave sociale apo subvencioneve në kohë parafushate apo në prag të zgjedhjeve.

Çfarë ndryshimesh mund të bëhen?

Naim Jakaj, hulumtues në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), thotë për Radion Evropa e Lirë se do të duhej të përcaktohej qartë me ligj se, pas shpalljes së datës së zgjedhjeve, Qeveria në detyrë nuk duhet dhe nuk mund të marrë vendime për ndarjen e pakove të reja financiare për kategori të caktuara shoqërore.

Qeveria në detyrë, sipas parimit të kufizimit të veprimeve të saj, duhet të ushtrojë vetëm funksione të domosdoshme, dhe të vazhdojë zbatimin e politikave të nisura apo të planifikuara paraprakisht, vlerëson ai.

Jakaj thotë se “ajo nuk duhet të ketë hapësirë që, përmes vendimeve të veçanta, të transferojë mjete publike për kategori të caktuara, nëse këto mjete nuk janë të planifikuara qartë dhe nëse vendimi mund të prodhojë efekt elektoral”.

Për këtë arsye, nënvizon ai, është e nevojshme të krijohet një periudhë “fiskale neutrale” para zgjedhjeve, gjatë të cilës një qeveri nuk mund të shpallë masa të reja financiare apo subvencione, pasi çdo ndërhyrje e tillë krijon pabarazi në garën zgjedhore dhe rrezikon që buxheti publik të përdoret për ndikim zgjedhor.

Po ashtu, këshillon ai, nevojitet një kod i sjelljes për Qeverinë gjatë periudhës zgjedhore, veçanërisht për përdorimin e resurseve shtetërore, si automjetet zyrtare, derivatet e të tjera, në mënyrë që partia që qeveris të mos ketë përparësi ndaj partive të tjera.

Ligji i tanishëm për Zgjedhjet nuk specifikon nëse vendime si këto të Qeverisë në detyrë, në prag të fillimit të fushatës zgjedhore, janë të kundërligjshme.

Meqë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk ka rol të drejtpërdrejtë në kontrollin e shpenzimeve publike të Qeverisë, pasi mandati i saj lidhet kryesisht me administrimin e procesit zgjedhor, Jakaj thotë se Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit duhet të ketë rol më aktiv në vlerësimin e konfliktit të interesit dhe të keqpërdorimit të resurseve shtetërore gjatë fushatës.

Gjithashtu, sipas tij, Zyra Kombëtare e Auditimit duhet të bëjë inspektim të veçantë për shpenzimet publike në periudhën parazgjedhore dhe zgjedhore, sidomos për subvencionet dhe vendimet ad hoc të qeverisë.

Në prill, IKD-ja e dorëzoi në Kuvend një nismë legjislative për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal, ku njëra nga fushat kryesore lidhet pikërisht me kriminalizimin e keqpërdorimit të parasë publike për përfitim elektoral gjatë periudhave zgjedhore dhe parazgjedhore.

Kur ndihmat lidhen me zgjedhjet

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe Komisioni i Venecias i Këshillit të Evropës thanë më 2016, përmes një udhëzuesi, se ligjet shtetërore duhet të garantojnë ndalesa të qarta dhe të zbatueshme kundër përdorimit të buxhetit dhe infrastrukturës shtetërore për përfitime zgjedhore.

Sipas udhëzuesit, keqpërdorimi i mjeteve publike është fenomen i konsoliduar dhe i përhapur në shumë vende evropiane, dhe keqpërdorimet ndodhin gjatë gjithë procesit zgjedhor, dhe jo vetëm gjatë periudhës zyrtare të fushatës zgjedhore.

Për shembull, në një raport më 2022, misioni vëzhgues i OSBE-së gjeti se Qeveria në detyrë në Serbi paraqiti një sërë skemash financiare për të joshur demografi specifike votuesish pak para zgjedhjeve parlamentare e presidenciale të atij viti.

Ajo ndau pagesa të njëhershme prej 100 eurosh për të rinjtë, dhe pagesë prej 2.500 eurosh për të sapolindurit. OSBE-ja tha se, derisa shteti pretendoi se këto ishin masa për mirëqenie publike, koha dhe shpërndarja e tyre në mënyrë të paplanifikuar dhe të jashtëzakonshme ishin në kundërshtim me rekomandimet e Komisionit të Venecias.

Si i ka arsyetuar Kurti vendimet?

Kryeministri në detyrë i Kosovës i ka hedhur poshtë kritikat se vendimet për mbështetje financiare nga Qeveria në kohë zgjedhjesh janë “blerje votash”. Duke reaguar në veçanti për subvencionimin prej 2 milionë eurosh për linjat ajrore, Kurti tha më 27 maj se këtë e bëri për ta shmangur anulimin e mundshëm të fluturimeve në muajt gusht dhe korrik për shkak të rritjes së kostos së karburantit, por pa ofruar dëshmi. Mbështetja për mërgatën përfshihet në Pakon e Ringjalljes Ekonomike, të miratuar fillimisht më 2021, por ajo nuk specifikon subvencionim për kompanitë e fluturimeve.

Ministria e Financave nuk iu përgjigj pyetjes së Radios Evropa e Lirë nëse subvencionimi i linjave ajrore ishte parashikuar më herët, apo nëse do të jetë përkrahje afatgjatë. Qeveria në detyrë i ekzekutoi shtesat për lehonat me vlerën e re, të rritur, prej 500 eurosh më 24 maj, më shumë se një muaj para se paga minimale prej 500 eurosh të hynte në fuqi./REL

kosove

Sondazh

Bota 29 May 2026, 08:27 E. D

Pse po përhapet Ebola?

foto ilustruese KONGO- Epidemia e Ebolës vazhdon të përhapet në provincat Ituri dhe Kivu Veriore në Republikën Demokratike t&...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin