LIVE UPDATES
Bota

Analiza: Mbajtja e imigrantëve në Guantanamo dhe pikëpyetjet ligjore të këtij vendimi

Një nga premtimet kryesore të Presidentit Donald Trump në fushatën presidenciale të vitit të kaluar ishte reduktimi i imigracionit të ligjshëm dhe dëbimi i imigrantëve pa dokumente nga Shtetet e Bashkuara.

8 February 2025, 07:23 Nga E. D
Analiza: Mbajtja e imigrantëve në Guantanamo dhe pikëpyetjet
fotot ilustruese

GUANTANAMO- Përdorimi i bazës detare të Marinës së Shteteve të Bashkuara në Gjirin e Guantanamos në Kubë për mbajtjen e imigrantëve të ndaluar, ka rindezur debatin mes aktivistëve të të drejtave të njeriut dhe ekspertëve juridik për pasojat ligjore të këtij veprimi.

Një nga premtimet kryesore të Presidentit Donald Trump në fushatën presidenciale të vitit të kaluar ishte reduktimi i imigracionit të ligjshëm dhe dëbimi i imigrantëve pa dokumente nga Shtetet e Bashkuara.

Në fund të muajit të kaluar, ai udhëzoi administratën e tij të përgatiste objektet në Guantanamo për sistemimin e deri në 30,000 imigrantëve pa dokumente me të kaluar kriminale. Grupi i tyre i parë mbërriti të martën.

Departamenti i Sigurisë Kombëtare thotë se të ndaluarit, të konsideruar nga zyrtarët e administratës së Presidentit Trump "si kriminelët më të rrezikshëm", janë anëtarë të organizatës kriminale "Tren de Aragua", të cilën Shtetet e Bashkuara e shpallën organizatë të huaj terroriste më 20 janar.

Zëri i Amerikës i dërgoi disa kërkesa Zyrës amerikane të Imigracionit dhe Doganave për më shumë informacion në lidhje me krimet e kryera nga imigrantët, por ata udhëzuan Zërin e Amerikës të kontaktojë Departamentin e Sigurisë Kombëtare, i cili nuk u është përgjigjur email-eve për komente mbi këtë çështje.

Miriam Pensack, e cila merret me studimin e çështjeve të Amerikës Latine dhe Karaibeve në Universitetin ‘Princeton’, tha se qeveria e Shteteve të Bashkuara ka përdorur Gjirin e Guantanamos për të mbajtur imigrantë të paligjshëm për rreth 30 vjet.

"Ka një zyrë imigracioni në Guantanamo, por padyshim ajo që po shohim tani është një zgjerim i madh i kapaciteteve të saj", tha ajo.

Vendimi i Presidentit Trump për të përdorur bazën detare si qendër ndalimi për imigrantët e paligjshëm pason nënshkrimin nga ana e tij të Ligjit “Laken Riley”, i cili parashikon burgosjen e atyre që akuzohen për vjedhje apo krime të dhunshme, gjatë qëndrimit të paligjshëm në Shtetet e Bashkuara.

Mbështetësit e këtij ligji thonë se përdorimi i bazës në Guantanamo do të ofronte një lehtësim për burgjet e mbipopulluara në vend dhe do të shërbente si një masë e fortë frenuese kundër hyrjeve të paligjshme në Shtetet e Bashkuara.

Në fillim të kësaj jave, Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth e cilësoi Guantanamon si "vend të përkryer" për mbajtjen e imigrantëve ndërsa ai po vizitonte kufirin e Shteteve të Bashkuara me Meksikën.

Pentagoni do të sigurojë çdo kapacitet të nevojshëm "për të mbështetur dëbimin dhe ndalimin e personave të paligjshëm në vendin", tha ai për agjencinë e lajmeve ‘Agence France-Presse'.

Guantanamo dhe ndalimi i imigrantëve

Shtetet e Bashkuara përdorën fillimisht Gjirin e Guantanamos për të ndaluar imigrantët, kryesisht azilkërkues nga Haiti dhe Kuba, gjatë administratës së Presidentin George H.W. Bush në fillim të viteve 1990.

Pas një puçi ushtarak në Haiti në vitin 1991, mijëra njerëz u nisën me varka drejt Shteteve të Bashkuara, por u kapën në det të hapur dhe u dërguan në Guantanamo. Në vitin 1994, Guantanamo u bë burgu i parë dhe i vetëm në botë për njerëzit e infektuar me virusin HIV, ku më shumë se 300 refugjatë nga Haiti, përfshirë fëmijë, u mbyllën në një ndërtesë të rrethuar me një gardh me tela me gjemba.

“Këta ishin refugjatë që ikën nga masakrat në vendin e tyre. Frika e tyre nga përndjekja u konfirmua nga zyrtarët amerikanë që i kontrolluan dhe i mbajtën për asnjë arsye tjetër përveç faktit se ata ishin të infektuar me HIV(virusi që shkakton sëmundjen e SIDË-s). Kur këta njerëz protestuan kundër ndalimit, përgjigja ishte brutale”, tha Pardiss Kebriaei, avokate në Qendrën për të Drejtat Kushtetuese me seli në Shtetet e Bashkuara në një konferencë për shtypin të enjten e kaluar.

Sfidat ligjore përfundimisht e detyruan qeverinë amerikane të lironte të arrestuarit, duke krijuar një precedent se ndalimi me afat të pacaktuar në det të hapur, pa një proces të rregullt ligjor, është i dyshimtë.

Në vitin 2002, administrata e Presidentit George W. Bush ndërtoi një kamp paraburgimi në Gjirin e Guantanamos për të mbajtur të dyshuarit për terrorizëm, pasi Shtetet e Bashkuar morën kontrollin e Afganistanit menjëherë pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001.

Përdorimi i Guantanamos për mbajtjen e imigrantëve të ndaluar vazhdoi edhe të paktën gjatë administratave të Presidentëve Bill Clinton dhe Joe Biden.

Administrata e Presidentit Biden u përpoq ta mbyllte Guantanamon, por Kongresi nuk e miratoi projektligjin për këtë çështje, duke e lënë bazën funksionale për përdorim në të ardhmen.

“Ideja e mbylljes së burgjeve në Guantanamo është një gjë tjetër nga mbyllja e bazës detare prej 72 kilometrash katrorë në Kubë”, thotë ekspertja Pensack.

Shqetësimet ligjore dhe të drejtat e njeriut

Aktivistët paralajmërojnë se burgjet në bazat jashtë vendit u japin mundësinë Shteteve të Bashkuara të mos zbatojnë mbrojtjet ligjore dhe kushtetuese, që gëzojnë të burgosurit që ndodhen brenda vendit. Kjo gjithashtu mund të kufizojë mbikëqyrjen.

Eunice Cho, avokate në Projektin Kombëtar të Burgjeve të organizatës Unioni Amerikan i Lirive Civile, u tha gazetarëve të enjten se "imigrantët e ndaluar në bazat ushtarake në Shtetet e Bashkuara dhe Guantanamo do të përballen me kushte të rrezikshme....sepse nuk kanë qasje tek avokatët, shtypi apo mbikëqyrje të Kongresit".

Historikisht, sfidat ligjore kanë ndihmuar në pakësimin e numrit të burgosjeve me afat të pacaktuara në Guantanamo. Në rastin Rasul kundër Bush më 2004, Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara vendosi se të burgosurit e Guantanamos kanë të drejtë të sfidojnë masat e tyre për paraburgim, në gjykatat amerikane. Megjithatë, administrata e Presidentit Trump mund të përpiqet të argumentojë se ky precedent nuk vlen për të arrestuarit për shkelje të ligjeve të imigracionit.

Ndërsa administratat e mëparshme mund ta kenë parë Guantanamon si një zonë ku nuk vlejnë ligjet amerikane, "kjo ka ndryshuar sot", thotë avokatja Pardiss Kebriaei nga Qendra për të Drejtat Kushtetuese, duke shtuar se imigrantët në Guantanamo tashmë "kanë të drejtë për një proces të rregullt sipas Kushtetutës".

Ndërkohë, zyrtari i administratës së Presidentit Trump për Kufirin dhe Çështje të imigracionit të Paligjshëm, Tom Homan, u tha gazetarëve jashtë Shtëpisë së Bardhë të enjten se "Presidenti Trump është zotuar se kriminelët më të këqinj të dërgohen në Gitmo (Gjirin e Guantanamos)".

Pasojat ndaj politikave më të gjera të imigracionit

Baza e Guantanamos është përdorur historikisht në momente krize, nga eksodet e imigrantëve nga Kuba dhe Haiti, tek mbajtja e të dyshuarve për terrorizëm të kapur në operacione ushtarake pas 11 shtatorit 2001. Vendimi i administratës së Presidentit Trump për të përfshirë Guantanamon në strategjinë e saj të arrestimeve masive, sinjalizon një zhvendosje drejt masave gjithnjë e më ndëshkuese, sipas disa analistëve.

Stacy Suh, drejtore në organizatën “Detention Watch Network”, theksoi lidhjen mes zgjerimit të objekteve të paraburgimit dhe dëbimeve.

“Ndalimi luan një rol vendimtar në operacionet e dëbimit. Qendrat e paraburgimit me kapacitete të mëdha krijojnë mundësinë për dëbimin e më shumë njerëzve”, tha ajo.

Departamenti i Sigurisë Kombëtare ende nuk ka sqaruar nëse politika e fundit e Shtëpisë së Bardhë përfshin ndalimin e imigrantëve pa histori të kaluar kriminale apo nëse ata do të kenë qasje në procedurat e azilit apo thjesht do të dëbojnë të gjithë imigrantët pa dokumente.

Vendimi i administratës ka ngjallur reagime nga grupet e aktivistëve, ekspertët ligjorë dhe anëtarët e Kongresit, shumë prej të cilëve po bëjnë thirrje për seanca mbikëqyrëse dhe ndoshta veprime ligjore.

Eunice Cho nga organizata Unioni Amerikan i Lirive Civile bëri thirrje për vigjilencë, duke thënë se ka nevojë për "një përgjigje të fortë nga shtypi, agjencitë e mbikëqyrjes qeveritare, Kongresi, organizatat e mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe komuniteti".

Duke marrë parasysh historinë e ndalimeve të debatueshme dhe ligjërisht të paqarta në Guantanamo, ekspertët parashikojnë beteja gjyqësore dhe politike rreth përdorimit të kësaj baze për zbatimin e ligjeve të imigracionit./VOA

donal trump shba guantanamo

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin