LIVE UPDATES
Bota

Analiza: Me Trump në horizont, e ardhmja e luftës në Ukrainë mjegullohet

Trump, gjatë karrierës së tij politike, ka lavdëruar në mënyrë të përsëritur Putinin... madje edhe pas pushtimit të Ukrainës, në shkurt të vitit 2022.

8 April 2024, 07:31 Nga M.B
Analiza: Me Trump në horizont, e ardhmja e luftës në Ukrainë
Donald Trump

SHBA- Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, përsërit vazhdimisht se është në pozitë të mirë për të negociuar fundin e luftës në Ukrainë, duke thënë se ka marrëdhënie të mira si me udhëheqësin rus, Vladimir Putin, ashtu edhe me atë ukrainas, Volodymyr Zelensky. Trump, gjatë karrierës së tij politike, ka lavdëruar në mënyrë të përsëritur Putinin... madje edhe pas pushtimit të Ukrainës, në shkurt të vitit 2022.

Vetëm pak ditë pasi tanket ruse kanë hyrë në territorin e shtetit fqinj, Trump e ka përshkruar liderin rus si lojtar “të zgjuar” politik dhe ka shprehur admirim për, siç ka thënë ai, faktin që Rusia ka marrë shpejt “një copë të madhe toke” me koston e, sipas tij, sanksioneve relativisht të lehta. Trump ka qenë vazhdimisht kritik edhe ndaj përfshirjes së SHBA-së në luftën në Ukrainë, duke thënë se në vend se t’i jepte ndihmë, do të duhej t’i jepte kredi. Këtë gjë e ka përsëritur edhe pak javë më parë në Ohajo, derisa ka bërë fushatë për kandidaturën e tij për president në zgjedhjet që do të mbahen në nëntor.

“Duhet t’i japim para hua, e jo t’i dërgojmë para. Pra, t’i huazojmë para dhe nëse ia del, të na i kthejë”, ka thënë Trump.

Prej se Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës, më shumë se dy vjet më parë, SHBA-ja ka qenë donatorja më e madhe e ndihmave ushtarake për shtetin e pushtuar. Por, një paketë e re ndihme, në vlerë prej 60 miliardë dollarësh, prej muajsh mbetet e bllokuar në Kongresin amerikan, për shkak të kundërshtimeve të republikanëve pro Trumpit.

Trump, i cili ka qenë president nga viti 2017 deri më 2021, do të garojë sërish për të parin e Shtëpisë së Bardhë - sipas të gjitha gjasave, kundër presidentit aktual, Joe Biden. Në disa paraqitje, Trump ka thënë se, nëse do të zgjidhej president, do t’i jepte fund luftës në Ukrainë për 24 orë, por pa treguar se si. Ka thënë se SHBA-ja nuk ka municione për vete dhe ka akuzuar Evropën se nuk kontribuon sa duhet. Ai nuk ka pranuar të thotë nëse do të donte që Ukraina ta fitonte luftën.

“Dua të ndalojnë vrasjet. Rusët dhe ukrainasit po vriten. Dua që kjo të ndalojë”, ka thënë Trump për rrjetin televiziv CNN.

Muajin e kaluar, pasi ka takuar Trumpin në SHBA, kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka thënë se nëse zgjidhet president, Trump nuk do ta financojë luftën e Ukrainës kundër Rusisë. “Kjo është arsyeja përse lufta do të përfundojë”, ka thënë Orban. Duke i komentuar këto deklarata për programin Expose të Radios Evropa e Lirë, Ben Hodges, ish-komandant i ushtrisë amerikane në Evropë, thotë:

“Nëse dëgjojmë atë që ka thënë Trump javëve të fundit, rikthimi i tij do të sillte një situatë të tmerrshme. Ai e ka ndaluar kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, që ta çojë përpara paketën e ndihmës për Ukrainën. Pra, nuk ka indikatorë të mirë nëse ai rikthehet”.

“Tash për tash, për fat të mirë, shumica e Kongresit vazhdon ta mbështesë ndihmën për Ukrainën dhe do të mund të gjenden mënyra për ta çuar përpara, por po bëhet më e vështirë”, thotë Hodges.

Grant Reeher, drejtor i Shkollës Maxwell për Marrëdhënie Publike në Universitetin Syracuse në Nju Jork, thotë se kthimi i Trumpit në Shtëpinë e Bardhë do të sillte një ndryshim rrënjësor të multilateralizmit të Bidenit. Ai do të vinte theksin në marrëdhëniet dypalëshe dhe jo shumëpalëshe; do të reduktonte po ashtu përfshirjen amerikane në çështjet ndërkombëtare, thotë Reeher për Exposenë.

“Është po ashtu e rëndësishme të theksohet se kjo nuk ka të bëjë vetëm me Donald Trumpin dhe me atë që ai mund të bëjë si president. Ndjesia në SHBA për ndihmën që duhet t’i jepet Ukrainës, po ndryshon. Dhe mënyra se si amerikanët mendojnë për pjesën tjetër të botës, lidhet pikërisht me të menduarit për Amerikën së pari”, thotë ai.

Një sondazh i qendrës së kërkimeve Pew në SHBA ka gjetur qysh në mes të vitit të kaluar se mbështetja e publikut amerikan për Ukrainën, është në rënie. Sondazhi ka nxjerrë në pah një numër më të lartë të amerikanëve që besojnë se SHBA-ja duhet të fokusohet më shumë në problemet në vend. Gjenerali i pensionuar amerikan, Ben Hodges, nuk beson se tërheqja e mundshme e ndihmës amerikane do t’i jepte fund luftës në Ukrainë. Sipas tij, një skenar i tillë nuk do të nënkuptonte automatikisht as disfatën e Ukrainës.

“Ukrainasit nuk do të tërhiqen. Ata e dinë se çfarë ndodh nëse tërhiqen. Evropa, po ashtu, është duke u zgjuar ngadalë dhe duke e kuptuar se çfarë kërcënimi paraqet Rusia. Shumica e vendeve të Evropës Lindore, të cilat kanë jetuar nën ndikimin rus - qofshin ato vendet sovjetike, vendet e Paktit të Varshavës apo fqinjët e tyre - e kuptojnë kërcënimin. Tani edhe shumica e vendeve perëndimore e kuptojnë këtë”, thotë Hodges.

Bashkimi Evropian dhe vendet e tij veç e veç kanë dërguar po ashtu në Ukrainë ndihma të vazhdueshme ushtarake, në vlerë prej miliarda eurosh. Më herët këtë vit, BE-ja është dakorduar që të ndajë edhe 50 miliardë euro si mbështetje të re financiare për Qeverinë e Ukrainës. Gjenerali Hodges thotë se evropianët, deri diku, mund të ndërhyjnë dhe ta mbushin boshllëkun që lë tërheqja eventuale e SHBA-së nga ndihmat, por thekson se është tejet e rëndësishme të ruhen lidhjet transatlantike.

“Qasja që vendet evropiane i japin SHBA-së me bazat e tyre ajrore, portet detare dhe lehtësirat tjera, është e rëndësishme për interesat tona strategjike në Afrikë, në Lindjen e Mesme dhe jo vetëm në Evropë. Por, në anën tjetër, askush në Evropë nuk mund të ofrojë mbrojtje bërthamore në nivelin që mundet SHBA-ja”, thotë Hodges.

Si ekspert i mbrojtjes, Hodges thotë se gjatë dy vjetëve luftë kundër pushtimit rus, Ukraina ka shpenzuar sasi të mëdha municionesh dhe armësh. Në këtë pikë, thotë ai, asaj i mungojnë municione artilerie dhe armë precize me rreze të gjatë veprimi, të cilat mund të bëjnë vërtet ndryshime. Për t’ia mbajtur sadopak anën, Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se ka ndarë një paketë emergjente për Ukrainën, që përfshin artileri dhe raketa Himars, në vlerë prej 300 milionë dollarësh. Këshilltari për siguri kombëtare, Jake Sullivan, ka thënë se fondet janë siguruar nga disa kursime të paparashikuara të Pentagonit.

“Është një ndihmë për të cilën Ukraina ka dëshpërimisht nevojë që t’iu kundërvihet sulmeve ruse dhe t’i zmbrapsë ato në lindje dhe në pjesë të tjera të vendit”, ka thënë Sullivan.

Në një intervistë dhënë Televizionit Fox News javën e kaluar, kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Mike Johnson, ka thënë se ai do që ndihma e re për Ukrainën të miratohet “tani” dhe ka thënë se do të propozojë një paketë shpejt, pasi që Kongresi të kthehet nga pushimet, më 9 prill. Johnson, aleat i Trumpit, ka thënë se propozimi i tij do të përfshijë “risi të rëndësishme”, por nuk i ka përshkruar ato. Paketa që mbetet e bllokuar, parasheh fonde kryesisht për armë dhe pajisje të tjera ushtarake. Johnson ka thënë vetëm se ligjvënësit do të konsiderojnë tri elemente: dhënien e ndihmës në formë kredie, shfrytëzimin e aseteve të ngrira ruse për të mbështetur Ukrainën, dhe rritjen e eksporteve të gazit natyror të SHBA-së, për të zvogëluar të ardhurat buxhetore të Rusisë. Duke folur për Politico-n javën e kaluar, ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka thënë se çfarëdo që të ndodhë, Ukraina duhet të gjejë një mënyrë për t’u angazhuar me fituesin e zgjedhjeve në SHBA.

“Kur bëni një luftë ekzistenciale, gjëja e fundit për të cilën duhet të shqetësoheni, është rezultati i një zgjedhjeje ku nuk mund të keni ndonjë ndikim, sepse janë njerëzit e tjerë që e bëjnë zgjedhjen. Ju do të duhet të punoni me atë zgjedhje, cilado qoftë ajo”, ka thënë Kuleba.

Duke komentuar mundësinë e negociatave mes dy vendeve në luftë - që në disa raste e ka përmendur edhe Trump - gjenerali Hodges thotë se kushdo që beson se Rusia mund të negociojë me mirëbesim, e ka gabim. Por, ndryshe mendon Reeher nga Universiteti Syracuse. Ai thotë se SHBA-ja apo vendet tjera mund të ndihmojnë për t’i ulur palët në tryezë.

“Nëse ngërçi që po shohim do të vazhdojë me muaj, më duhet të mendoj se presioni për të zhvilluar negociata do të rritet. Palët nuk mund të mbeten në këtë luftë për një dekadë. Unë thjesht nuk shoh se si ato do të mund ta përballojnë këtë”, thotë Reeher.

Trump, disa herë, ka thënë se do të donte që SHBA-ja të tërhiqej krejtësisht edhe nga NATO-ja - aleanca më e madhe ushtarake në botë - si dhe nga marrëveshje të tjera me Perëndimin. Ish-këshilltari i Trumpit, John Bolton, tani njëri nga kritikët më të mëdhenj të tij, ka shkruar në librin e tij “Dhoma ku ndodhi: Një kujtim nga Shtëpia e Bardhë” se “nëse katër vjetët e parë të Trumpit ishin të këqij, katër vjetët e dytë do të ishin edhe më të këqij”./ REL

donalda trump

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin