LIVE UPDATES
Bota

Analiza nga REL/ Çfarë po e shkakton ndryshimin e strukturës së popullsisë në Kosovë?

Projeksioni i Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitet 2011-2061 tregon se 2034-ta pritet të jetë viti kur Kosova do të fillojë të ballafaqohet me depopullimin si problem demografik, i cili nga dekada në dekadë do të thellohet vazhdimisht.

20 June 2022, 18:51 Nga k.m.
Analiza nga REL/ Çfarë po e shkakton ndryshimin e strukturës
Foto ilustruese

Trendi në rënie i lindjeve dhe ai në rritje i migrimit të popullsisë mund të shkaktojnë ndryshime demografike në Kosovë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave, që nga viti 2014, Kosova ka regjistruar rënie të natalitetit pothuajse për çdo vit. Në vitin 2014, numri i lindjeve të gjalla ka qenë 25,929. Në vitin 2019 janë regjistruar 21,798 lindje të gjalla, ndërsa në vitin 2020 – 18,188. Rritje ka pasur vetëm vitin e kaluar, kur janë regjistruar 28,549.

Në anën tjetër, sipas një dokumenti të publikuar nga Autoriteti Qeveritar për Migrim, për periudhën 2018-2020, nga Kosova kanë emigruar 71,799 banorë. Projeksioni i Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitet 2011-2061 tregon se 2034-ta pritet të jetë viti kur Kosova do të fillojë të ballafaqohet me depopullimin si problem demografik, i cili nga dekada në dekadë do të thellohet vazhdimisht. Në një anketë të Radios Evropa e Lirë, të realizuar në Prishtinë, gra dhe burra veçojnë kushtet ekonomike si një nga faktorët kryesorë që ndikojnë në vendimin e prindërve të rinj për të pasur më pak fëmijë.

Ismet Arifi, një jurist 64-vjeçar, me prejardhje nga Podujeva, thotë se prindërit e gjeneratave më të reja dëshirojnë standard më të mirë për fëmijët e tyre.

“Mospunësimi… kërkojnë standard më të mirë… nuk mund t’ia plotësojnë kushtet”, janë arsyet që Arifi mendon se çojnë në më pak lindje.

Elmina Osmani, 42-vjeçare nga Prishtina, nënë e një fëmije 15 vjeç, thotë se faktorët e jashtëm e ndikojnë vendimin për të pasur shumë apo pak fëmijë.

“Pak është dinamizmi i jetës që ta imponon të mos kesh shumë fëmijë. Me kalimin e viteve e kam parë që për ta rritur një fëmijë mirë, duhet shumë mund”, thotë Elmina, me profesion gazetare.

Duke shtuar se nëna e saj ka lindur tre fëmijë, ajo thotë se ndihet e përmbushur vetëm me një. Ekspertë të sociologjisë dhe antropologjisë e ndërlidhin rënien e natalitetit në Kosovë me, siç thonë, ndryshimet shoqërore dhe ekonomike që ka pësuar shoqëria, viteve të fundit. Nita Luci, profesoreshë në Departamentin e Sociologjisë në Universitetin e Prishtinës, thotë se siguria ekonomike dhe emancipimi i grave janë ndër faktorët kryesorë që ndikojnë vendimin e prindërve për të pasur më pak fëmijë.

Kosova, ndër vite, ka pasur natalitet të lartë dhe kjo ka ndodhur për shkak se “kemi qenë shoqëri më agrare; kjo ka ndikuar në mënyrën se si është strukturuar familja”, thotë Luci.

“Puna e grave në shtëpi është parë si diçka e natyrshme, ndërsa tani trajtohet ndryshe”, shton ajo.

Sipas Lucit, shoqëria sot është e orientuar drejt profitit, ndërsa është më i vështirë balancimi i të pasurit më shumë fëmijë me dy prindër që punojnë me orar të plotë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave, niveli i papunësisë në Kosovë është mbi 25 për qind, ndërsa punësimi te gratë është rreth 15%.

Tahir Latifi, profesor në Departamentin e Antropologjisë, thotë se transformimet shoqërore, ekonomike dhe politike të pasluftës së vitit 1998-99 “natyrshëm kanë prekur edhe strukturën e familjes, e si rrjedhojë edhe tranzicionin demografik”.

“Brezi i tanishëm, garantimin e një mirëqenieje të mirë nuk e sheh më nga numri i fëmijëve që lind, por nga krijimi i kushteve sa më të mira për një edukim dhe shkollim sa më kualitativ, për t’iu përshtatur nevojave të tregut të punës”, thotë Latifi për Radion Evropa e Lirë.

Ai shton se në Kosovë nevojiten politika sociale që promovojnë amësinë, të ndërlidhura me punësimin, respektivisht që “nuk e rrezikojnë karrierën e grave”. Sipas demografes Mimoza Dushi, rënia e numrit të lindjeve është trend normal përballë zhvillimit shoqëror.

“Është shumë e vërtetë që shkalla e lindshmërisë ka filluar të bjerë në Kosovë, ashtu sikurse edhe në vendet e tjera të rajonit dhe më gjerë”, thotë Dushi.

Ajo shton se ndryshimi i shkallës së natalitetit do të ketë ndikim në zhvillimin demografik të Kosovës.

“Do të rritet mosha mesatare e popullsisë dhe në një të ardhme do të rritet shkalla e moshës demografike. Por, e gjitha është në përputhje me faktorët dhe zhvillimet [shoqërore]. E ndikojnë dhe e zhvillojnë njëra-tjetrën”, thotë Dushi.

Popullsia e Kosovës, aktualisht, konsiderohet si relativisht e re – me një moshë mesatare prej 35 vjeç.

Sipas shifrave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës në janar të vitit 2021, popullsia e përgjithshme rezidente në Kosovë ka qenë 1,798,188 banorë. Ndërkaq, sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, në periudhën 2013-2017, mesatarisht në vit kanë emigruar deri në 35 mijë qytetarë të Kosovës. Sipas një hulumtimi të Institutit për Politika Zhvillimore (INDEP), të publikuar në vitin 2021, emigrimin e kanë shkaktuar kryesisht kushtet ekonomike.

“Shkaktarët kryesorë, të cilët kanë detyruar popullsinë të emigrojë, ishin dhe mbeten: niveli i ulët i zhvillimit ekonomik, shkatërrimet nga luftërat, si dhe situata jo e favorshme politike”, thuhet në hulumtim.

Sipas këtij hulumtimi, që bazohet në projeksionet e Agjencisë së Statistikave të Kosovës për periudhën 2011-2061, e vetmja kategori e popullsisë që do të ketë rritje të vazhdueshme në Kosovë, do të jetë grup-mosha mbi 60 vjeç.

“Në raport me vitin 2011, në vitin 2031 kjo grup-moshë do të rritet për 185,197 persona (109.1%), që do të thotë se do të dyfishohet”, thuhet në hulumtim.

Sipas INDEP-it, situata me rënien dhe plakjen e popullsisë “është aq e pafavorshme saqë mund të përcaktohet edhe si krizë demografike”. Regjistrimi i fundit i popullsisë në Kosovë është bërë në vitin 2011, ndërsa regjistrimi që është dashur të bëhet në vitin 2021, është shtyrë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Sipas regjistrimit të 2011-ës, numri mesatar i një ekonomie familjare në nivel vendi ka qenë 5.9 banorë. Qeveria e Kosovës nuk i është përgjigjur pyetjes së Radios Evropa e Lirë se kur parashihet të bëhet regjistrimi i radhës i popullsisë./ REL

popullsia ne kosove kosove

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin