LIVE UPDATES
Bota

Analiza: Si po e ndan Serbinë funerali për Ratko Mladiç

Ndërsa qeveria serbe ia ka lënë familjes vendimin për organizimin e funeralit të Ratko Mladiqit, presioni ndërkombëtar ndaj Serbisë po rritet. Si e shohin serbët këtë çështje?

5 September 2026, 15:46 Nga I.A
Analiza: Si po e ndan Serbinë funerali për Ratko Mladiç
Ratko Mlladiç

Trupi i ish-komandantit të Ushtrisë së Serbëve të Bosnjës, Ratko Mladiç, i cili u nda nga jeta javën e kaluar në Hagë, ku po vuante një dënim me burgim të përjetshëm për gjenocid dhe krime të tjera lufte në Bosnje dhe Hercegovinë, është kthyer në Serbi.

I mbështjellë me flamurin serb, arkivoli i Mladiqit u transportua nga anëtarët e Forcave të Armatosura Serbe nga avioni në një automjet që e çoi trupin e tij në Akademinë Ushtarako-Mjekësore për autopsi.

Disa grupe qytetarësh u mblodhën përgjatë rrugës nga aeroporti deri në spital. Duke qëndruar në mbikalime, ata përshëndetën autokolonën që transportonte trupin e Mladiqit, duke mbajtur pankarta me mbishkrimet “Faleminderit, Gjeneral” dhe “Heronjtë nuk vdesin kurrë”.

Tabloidët proqeveritarë raportuan minutë pas minute për ngjarjen, duke iu referuar Mladiqit si një "gjeneral serb” dhe duke pretenduar se ai ishte "vrarë në Hagë”.

Një funeral me nderime të plota shtetërore?

Ratko Mladiq u dënua në vitin 2017 me burgim të përjetshëmnga Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë në Hagë për gjenocidin në Srebrenicë, ku u vranë më shumë se 8.000 burra dhe djem myslimanë, për rrethimin shumëvjeçar të Sarajevës gjatë Luftës së Bosnjës (1992-1995), si dhe për krime të tjera lufte, përfshirë ngritjen e kampeve të ndalimit për civilë joserbë dhe robër lufte.

Mediat e Beogradit raportojnë se Mladiqi do të varroset të hënën (07.09.2026) në Beograd. Ministri i Drejtësisë, Nenad Vujiq, kishte njoftuar më parë se funerali do të zhvillohej me nderimet më të larta shtetërore.

Megjithatë,presidenti serb Aleksandar Vuçiqtha se vendimi do t’i lihet familjes.

Agjencitë e sigurisë vlerësojnë se dhjetëra mijëra njerëz mund të marrin pjesë në funeral.

"Ne do të jemi aty për të ofruar çdo lloj mbështetjeje logjistike dhe transporti, si dhe për të ruajtur rendin dhe sigurinë publike”, tha presidenti, duke shtuar: "Është shumë e vështirë të sigurohet dhe garantohet siguria e të gjithëve.”

Glorifikimi që ka vazhduar për dekada
Për Jasmina Lazoviq, drejtoreshë ekzekutive e Qendrës për të Drejtën Humanitare në Beograd, e cila prej dekadash merret me drejtësinë dhe përballjen me të kaluarën, asgjë nga kjo nuk është befasi.

Ajo thekson glorifikimin afatgjatë të Ratko Mladiqit në Serbi dhe trashëgiminë e tij. "Nuk ka asnjë qytet të vogël në Serbi pa të paktën një mural që vlerëson Ratko Mladiqin. Narrativa se ai u dënua padrejtësisht ekziston prej vitesh”, tha ajo për DW. "Tani ka lindur edhe narrativa se ai u vra, megjithëse ai vdiq në moshën 85-vjeçare pasi kishte pësuar disa goditje në tru.”

Sipas Lazoviqit, këto narrativa përputhen me paraqitjen që udhëheqja shtetërore i bën Serbisë si një vend që ka zhvilluar vetëm luftëra mbrojtëse dhe nuk lënë hapësirë të mjaftueshme për diskutimin e pasojave të këtyre luftërave dhe viktimave që ato lanë pas, as në media dhe as në sistemin arsimor e institucionet.

"Dhe ka qindra mijëra viktima në Kroaci, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kosovë. Mbi të gjitha, këto ishin krime të kryera kundër civilëve, krime që i lanë vendet e rajonit, veçanërisht Bosnjën dhe Hercegovinën, me një strukturë etnike krejtësisht të transformuar”, tha ajo.

Lazoviq shton se lista e viktimave përfshin gjithashtu të mbijetuarit e përdhunimeve dhe torturave, si dhe ata që u dëbuan me forcë. "Lista është e gjatë dhe njohuritë tona janë të kufizuara”, shtoi ajo.

Një gjeneral pa gradë

Njoftimi se Mladiq mund të varroset me nderimet më të larta shtetërore shkaktoi reagime të menjëhershme nga komuniteti ndërkombëtar. "Glorifikimi i kriminelëve të luftës është në kundërshtim me vlerat evropiane. Nuk ka vend për këtë as në shtetet anëtare të BE-së dhe as në vendet kandidate. Shpresoj që qeveria në Beograd ta ketë të qartë këtë”, tha Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos.

Aleksandar Vuçiq u përgjigj duke akuzuar Perëndimin dhe Tribunalin e Hagës se kanë fajësuar vetëm serbët për krimet e luftës dhe se nuk kanë sjellë drejtësi për viktimat serbe. Megjithatë, ai zyrtarisht ia ka lënë familjes së Mladiqit vendimin nëse gjenerali i ndjerë do të marrë nderime shtetërore.

Jasmina Lazoviq beson se Vuçiq do të ndjekë edhe një herë një qasje pragmatike dhe se vendimi përfundimtar do të varet nga vlerësimi se çfarë i sjell më shumë përfitim politik pushtetit dhe çfarë mund të shkaktojë më shumë dëm.

Ajo thekson gjithashtu se çështja nuk është vetëm politike, por edhe juridike. "Ajo që po anashkalohet këtu është fakti se Ratko Mladiq ishte vërtet gjeneral, por ai u dënua me burgim të përjetshëm. Sipas Ligjit për Forcat e Armatosura të Serbisë, kushdo që dënohet me më shumë se një vit burg për një vepër penale humbet gradën e tij dhe, rrjedhimisht, të gjitha privilegjet që lidhen me atë gradë”, tha ajo.

"Nëse Ratko Mladiq do të varrosej me nderimet më të larta shtetërore në përputhje me gradën që mbante gjatë konflikteve të armatosura, kjo do të ishte një shkelje e drejtpërdrejtë e ligjit të këtij vendi.”

Çfarë duan serbët?

Kur u pyetën se si e shohin Ratko Mladiqin, qytetarët serbë të intervistuar nga DW në disa qytete të krahinës autonome multietnike të Vojvodinës shprehën mendime thellësisht të ndryshme, nga ata që besojnë se Mladiq u dënua padrejtësisht deri tek ata që e pranojnë pa rezerva pë

"Çfarë duhej të bënte ai, t'i linte të vrisnin të gjithë serbët? Faleminderit, Mladiq, për gjithçka”, tha një burrë nga Ruma për DW.

"Për mua, çështja u mbyll kur u dha vendimi për gjenocid”, tha një student nga Novi Sadi.

Por shumica e njerëzve thjesht i shmangen pyetjes.

"Kam mjaft probleme të miat”, tha Svetlana nga Zrenjanini.

Gorani nga Novi Sadi beson se kjo është thjesht një çështje tjetër politike. "Na kanë mashtruar prej vitesh. Asgjë nuk ka ndryshuar tani”, tha ai për DW.

Lazoviq beson se shumica e serbëve janë indiferentë ndaj kësaj çështjeje.

Sipas saj, ky është një problem më i madh sesa thjesht fakti që mediat proqeveritare e paraqesin Serbinë si një vend që dëshiron t'i japë lamtumirën Mladiqit si gjeneral. Ajo argumenton se përballja me trashëgiminë e Mladiqit dhe me të kaluarën është thelbësore nëse shoqëria serbe dëshiron të ecë përpara./DW

ratko mladiç

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin