LIVE UPDATES
Bota

Analiza: Si reagoi rajoni për nacionalizmin në protestat studentore në Serbi

Brenda shtatë muajsh, protestat e thirrura nga studentët në Serbi duket se kanë ndryshuar kahe, sipas analistëve me të cilët bisedoi Radio Evropa e Lirë.

30 June 2025, 22:54 Nga E. D
Analiza: Si reagoi rajoni për nacionalizmin në protestat studentore
foto ilustruese

SERBI- Filluan me thirrje për përgjegjësi për vdekjen e 16 njerëzve në Novi Sad. Vazhduan me thirrje për zgjedhje të parakohshme, luftë kundër korrupsionit dhe lirimin e aktivistëve të arrestuar. E kulmuan me thirrje për integritetin territorial të Serbisë.

Brenda shtatë muajsh, protestat e thirrura nga studentët në Serbi duket se kanë ndryshuar kahe, sipas analistëve me të cilët bisedoi Radio Evropa e Lirë.

“I pamë ato deklarata, pamë sesi askush nuk e përmendi strehën e [stacionit hekurudhor], që askush nuk i përmendi njerëzit e vrarë në Novi Sad, që u shndërrua në një orgji çetnike, një glorifikim të Kosovës. Në fakt, ky është repertori që Vuçiq po e përdor tashmë”, thotë kolumnisti Dragan Bursaq.

Tubimi në Sheshin Slavija më 28 qershor filloi me 16 minuta heshtje në kujtim të 16 njerëzve që vdiqën kur u shemb streha prej betoni në stacionin e rindërtuar hekurudhor të Novi Sadit. Kjo ngjarje nxiti bllokada dymujore nga studentët në fakultete dhe protesta në të gjithë Serbinë.

Ndër fjalimet që pasuan ishte një studente e paidentifikuar, e cila i tha turmës se "korrupsioni është thelbi i të gjithë regjimit në Serbi".

"Është çështje ditësh para se tragjedia në Novi Sad të përsëritet diku tjetër. Përgjegjësia për këto viktima nuk i takon natyrës apo rastësisë, por sistemit që emëroi njerëz të përshtatshëm, në vend që të ishin profesionistë, në çdo nivel të qeverisjes", tha ajo.

Ndryshe nga këmbëngulja e organizatorëve për protesta kundër korrupsionit, narrativat nacionaliste dominuan fjalimet.

Nga skena në sheshin Slavija, u dëgjuan mesazhe, ndër të tjera, nga profesori universitar Milo Lompar, i njohur për pikëpamjet e tij të krahut të djathtë, i cili tha se në Kushtetutën serbe "Kosova dhe Metohia është një pjesë e patjetërsueshme' e Serbisë", dhe përmendi gjithashtu mbrojtjen e sovranitetit të Republikës Sërpska, popullit serb në Mal të Zi dhe të drejtave kombëtare serbe në Kroaci dhe Maqedoninë e Veriut.

Kosova u përfshi si pjesë e Serbisë në preambulën e Kushtetutës në vitin 2006. Dy vjet më vonë, Kosova shpalli pavarësinë, por Serbia ende e konsideron Kosovën si provincë të veten autonome.

Dhe, një nga përfaqësuesit e studentëve në bllokadë, i cili lexoi programin e lëvizjes studentore, foli për "respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të Serbisë, Kushtetutën, neutralitetin ushtarak dhe mbrojtjen e popullit serb në Kosovë e Metohi dhe në rajon".

Sociologu dhe analisti politik nga Prishtina, Artan Muhaxhiri, thotë se nuk e priste një “kthesë” të tillë në protestat studentore, duke marrë parasysh se ato u konsideruan “një qasje e guximshme, krijuese dhe premtuese nga shtresat kritike të shoqërisë serbe kundër udhëheqjes autoritare të Aleksandar Vuçiqit”.

“Ky nuk është drejtimi i duhur, sepse shërbimi më i madh i protestave studentore për njerëzit do të ishte forcimi i shërimit socio-kulturor, përballja me të vërtetën, interpretimi i së kaluarës dhe ndihma për të hyrë në një fazë të neorealizmit politik”, i thotë ai Radios Evropa e Lirë.

Muhaxhiri thekson se konfliktet në ish-Jugosllavi kanë treguar "pasojat e thella të politikave shkatërruese pseudo-nacionale" dhe se është detyrim moral i brezave të rinj të bëjnë një "ndarje historike me trendet negative".

"Prova më e madhe është Kosova, sepse kjo temë është fija që ndan normalen nga anormalja, vizionaren nga reaksionarja dhe, më e rëndësishmja, realitetin nga iluzionet në Serbi. Nëse studentët dështojnë në këtë provim, kjo do të shkaktojë dëme të mëdha afatgjata", vlerëson ai.

Megjithatë, ai shton se kjo kthesë e ngjarjeve mund të kuptohet edhe si një përpjekje e studentëve për të fituar mbështetjen e një pjese të elektoratit që është "i dhënë pas mesazheve populiste".

"Pra, një lloj fushe e mesme midis dy ekstremeve: përrallat manipuluese të Vuçiqit dhe e vërteta brutale për Kosovën", shpjegon ai.

Por, ideologjia, në këtë rast "ideologjia nacionaliste e Aleksandar Vuçiqit, nuk mund të mposhtet nga nacionalizmi", paralajmëron profesori Enver Kazaz nga Fakulteti i Filozofisë në Sarajevë.

"Studentët bënë një gabim kur nisën të rrëmbenin kapital simbolik nga zoti Vuçiq", thotë ai.

Kolumnisti Dragan Bursaq gjithashtu beson se ky është një veprim i gabuar.

“Është gabim katastrofik ta sulmosh Vuçiqin duke përdorur metodat e Vuçiqit”, thotë Bursaq.

Ai shton se tani njerëzit progresivë po dorëzohen dhe se gjithçka është shndërruar në një lloj "litia".

"Njerëzit shkuan në diçka që nuk ka të bëjë fare me protesta, përveç nëse ky është qëllimi i tyre, por nëse ky është qëllimi i tyre, atëherë janë të dënuar që në fillim", nënvizon ai.

Por, duke marrë parasysh dekada të tëra të politikës nacionaliste, zhvillimi i situatës nuk është i habitshëm, thotë Nihad Omeroviq, anëtar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit të Bosnje e Hercegovinës dhe përfaqësues i Partisë Popullore dhe Drejtësisë.

“Fatkeqësisht, kjo ka mbetur e ngulitur në vetëdijen e brezave të rinj. Tani studentëve, në një mënyrë që e pamë në valën e fundit të protestave, Qeveria serbe ka fituar një partner ose rival në garën, në thonjëza, se kush do të jetë luftëtari më i madh për serbizmin dhe sigurisht në garë, kur bëhet fjalë për politikën e jashtme për luftën për të drejtat e serbëve, pavarësisht se ku jetojnë, dhe sigurisht duke menduar për territorin e Kosovës dhe territorin e Bosnje e Hercegovinës”, thotë Omeroviq.

Megjithatë, thotë ai, duke pasur parasysh qëndrimet fillestare liberale të organizatës studentore, nuk e priste një kthesë të tillë djathtas.

"Fatkeqësisht, kemi një zhvendosje djathtas dhe në disa mënyra qëndrime pothuajse identike me Qeverinë e Aleksandar Vuçiqit dhe me presidentët e mëparshëm të Serbisë", shton ai.

Nga ana tjetër, për disa si Millan Petkoviq, përfaqësues në Dhomën e Përfaqësuesve të Bosnjes nga partia Sërpska e Bashkuar, këto nuk ishin protesta studentore, por protesta nga opozita.

"Nëse ka protesta studentore, ato duhet të jenë protesta të përqendruara në kërkesat e studentëve dhe jo mesazhe që kanë të bëjnë me tema të tjera. Natyrisht, kemi një përmbysje të plotë të tezave këtu dhe dikush këtu thjesht i ka përdorur këta studentë për të arritur disa nga interesat e tyre të tjera personale", thotë Petkoviq.

Protesta e Vidovdanit në Beograd nxori në pah impulset nacionaliste dhe shoviniste brenda lëvizjes studentore, pavarësisht premtimeve të tyre të mëparshme progresive, sipas një analisti politik nga Podgorica, Dushan Pajoviq.

“Kur filluan protestat, e majta dhe shoqëria civile në Mal të Zi u dhanë atyre mbështetje të plotë, duke besuar se metodat anarkiste parandalonin një kthesë drejt nazizmit serbomadh. Ne besonim se nëse studentët udhëhiqeshin nga demokracia, ata nuk mund ta arrinin nazizmin serbomadh”, thotë Pajoviq.

Megjithatë, siç thotë ai, simboli i dorës së përgjakur është zëvendësuar nga flamuj me mbishkrimin "Asnjë dorëzim", dhe historia e krimit të tmerrshëm në stacionin hekurudhor është zëvendësuar nga një rrëfim për tradhtinë e Kosovës.

"Tani, sipas modelit të matricës hegjemonike, as Bosnje e Hercegovina dhe as Mali i Zi nuk janë kursyer", thotë ai.

Sipas tij, është bërë e qartë se, përveç problemeve me politikat e brendshme të Vuçiqit, disa studentë kanë edhe pakënaqësi ndaj politikave të tij të jashtme.

"Por, jo për shkak të asaj që menduam ne - ndërhyrje të drejtpërdrejtë dhe abuzim të vendeve përreth, por sepse, sipas mendimit të tyre, ai nuk po bën mjaftueshëm".

Dy protesta u mbajtën në qendër të Beogradit më 28 qershor, festën kombëtare të Vidovdanit. Njëra u organizua nga studentët që kanë bllokuar universitetet në të gjithë vendin që nga nëntori i vitit 2024 dhe kërkojnë zgjedhje të parakohshme. Tjetra u organizua nga qytetarët që thonë se mbështesin presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Sipas një vlerësimi paraprak nga Arkivi i Tubimeve Publike, 140.000 njerëz u mblodhën në protestën e thirrur nga studentët, ndërsa Ministria e Punëve të Brendshme serbe thotë se kishte 36.000 njerëz.

Dhjetëra mijëra studentë dhe banorë në të gjithë Serbinë kanë protestuar për shtatë muaj. Ndër kërkesat e tyre ishin thirrja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe heqja e një kampi nga qendra e qytetit të ngritur nga studentët që kundërshtojnë bllokadat e universiteteve.

Megjithatë, studentët, si dhe të tjerët që iu bashkuan atyre, përfaqësonin një grup heterogjen njerëzish. Siç vëren profesor Kazaz, kishte njerëz nga e djathta ekstreme deri te e majta ekstreme. Në një kuadër të tillë, është e vështirë të përcaktohet ideologjia si një "faktor koheziv".

“Për një kohë të gjatë, studentët ishin apolitikë dhe me natyrën e tyre apolitike, ata arritën ta bindnin Vuçiqin. Tani që kanë hyrë në arenën ideologjike, gjërat janë shumë të pasigurta”, thotë Kazaz.

"Duke luftuar Vuçiqin në territorin e tij, ata po legjitimojnë drejtpërdrejt ideologjinë nacionaliste dhe mendoj se ky është një gabim i madh dhe se ishte e nevojshme të rrëzohej Vuçiqi me ideologji liberale dhe të majtë", thekson Kazaz.

Zyrtarisht, përfundimi i protestës studentore të Vidovdanit u shpall më 28 qershor rreth orës 21:45.

"Nga ky moment e tutje, kjo nuk është më një protestë studentore. Ne mbetemi këtu si qytetarë. Kjo luftë nuk është vetëm studentore. Sot, të gjithë kërkojmë zgjedhje. Do të ngrihemi të gjithë dhe do të fitojmë të gjithë", thuhej në një mesazh të regjistruar të transmetuar në altoparlant.

Përleshjet midis disa prej demonstruesve dhe policisë pasuan shpejt, dhe disa persona u arrestuan gjatë këtij procesi. Pastaj filluan të ngriheshin barrikada në të gjithë Serbinë si një "akt i mosbindjes civile".

Barrikadat rrugore po ngrihen spontanisht, të organizuara nga tubime joformale qytetare - me thirrje të studentëve.

Bllokadat kërkojnë që Qeveria të shpallë zgjedhje të parakohshme dhe të lirojë të gjithë protestuesit e arrestuar në incidentet pas protestës masive të studentëve më 28 qershor në Beograd./REL

protesta ne serbi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin