22 February 2024, 07:34
Nga M.B
Anija Odysseus pas nisjes nga Toka (16 shkurt 2024)
SHBA- Një anije hapësinore private amerikane hyri në orbitë përreth Hënës të mërkurën, një ditë përpara se të tentojë një sipërmarrje edhe më të vështirë – uljen në sipërfaqen e Hënës. Një ulje e suksesshme do të rikthente praninë amerikane në Hënë për herë të parë që kur astronautët e NASA-s i dhanë fund programit Apollo në vitin 1972. Nëse del me sukses, kjo kompani do të bëhej entiteti i parë privat që do të realizonte një ulje të suksesshme në Hënë. I nisur javën e kaluar, mjeti hapësinor i kompanisë “Intuitive Machines” kaloi në anën e errët të Hënës, ku nuk pati asnjë kontakt me Tokën. Kontrollorëve në selinë e kompanisë në Hjuston iu desh të prisnin derisa të shfaqej mjeti për të mësuar nëse ishte futur me sukses në orbitë. Kompania “Intuitive Machines” konfirmoi se mjeti hapësinor, i quajtur Odysseus (Odisea) po lëvizte përreth Hënës ndërsa zhvilloheshin eksperimentet e porositura nga NASA dhe klientë të tjerë. Mjeti është pjesë e një programi të NASA-s për të filluar aktivitetet e para ekonomike në Hënë. NASA ka paguar 118 milionë dollarë për këto eksperimente hënore.
Të enjten, kontrollorët do ta ulin lartësinë e orbitës ku lëviz mjeti nga 92 kilometra në 10 kilometra, përpara se të tentojnë një ulje pranë polit jugor të Hënës. Është një zonë e rrezikshme për ulje për shkak të kraterëve dhe kodrave të shumta, por që konsiderohet me vlerë pasi në kraterët gjithnjë në hije mendohet se mund të ketë ujë të ngrirë. Sipërfaqja e Hënës ka plot pjesë të mbetura nga uljet e dështuara në të kaluarën. Madje disa misione nuk arritën as deri në atë fazë. Një tjetër kompani private amerikane, “Astrobotic Technology”, u përpoq të dërgojë një anije hapësinore drejt Hënës muajin e kaluar, por nuk arriti t’i afrohet për shkak të një rrjedhje të karburantit. Anija e dëmtuar u rikthye drejt atmosferës së Tokës, duke u djegur mbi Paqësor./ VOA
hena nasa
Bota
21 February 2024, 22:05
N.F
Arben Taravari
MAQEDONI- Një nga tre postet më të rëndësishme shtetërore në Maqedoninë e Veriut – presidenti,...
Bota
21 February 2024, 20:21
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Hakmarrja serviret e ftohtë dhe rendësinë e kësaj shprehje duket se dinë më mirë forcat e u...
Bota
21 February 2024, 20:10
N.F
Pamje nga ngjarja
NEW MEXICO- Një incident në një avion në American Airlines ku një pasagjer ka tentuar të hapë der...
Bota
21 February 2024, 19:55
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, tha të mërkurën se qeveria është duke ...
Bota
21 February 2024, 19:26
N.F
Andrei Murz Morozov
RUSI- Një bloger i njohur njëkohësisht edhe një ushtarak rus u gjet i vdekur pasi rrëfeu humbjet kolosal...
Bota
21 February 2024, 18:40
N.F
Fermerët spanjollë në Madrid
MADRID- Fermerët spanjollë kanë arritur ditën e sotme në qendër të Madr...
Bota
21 February 2024, 18:25
N.F
Alexei Navalny
RUSI- Zëdhënësja e Alexei Navalny-t, Kira Yarmysh për mes një njoftimi në "X" ka bërë me dije se for...
Bota
21 February 2024, 18:18
N.F
Javad Owji
IRAN- Ministri iranian për Naftë, Javad Owji, ka fajësuar Izraelin për një sërë shpërthimesh të ndo...
Bota
21 February 2024, 17:50
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
FRANCË- Një burrë dhe një grua u shpallën të vdekur jashtë gjykatës Palais de Justice n&...
Bota
21 February 2024, 17:41
N.F
Lyudmila Navalny
RUSI- Lyudmila Navalny, nëna e politikanit të ndjerë opozitar rus, Aleksei Navalny, ka dorëzuar një padi në...