LIVE UPDATES
Bota

Anulohet diploma e drejtoreshës së Qendrës Klinike të Sarajevës: Magjistraturën nuk e ka dorëzuar kurrë në Universitet

Komisioni, i udhëhequr nga Muhamed Ajanoviç, dekan i Fakultetit të Stomatologjisë, ka identifikuar një sërë mangësish dhe i ka dërguar Senatit propozim zyrtar për anulimin e diplomës në nivel master të drejtoreshës së Qendrës Klinike Universitare.

6 March 2023, 16:36 Nga k.m.
Anulohet diploma e drejtoreshës së Qendrës Klinike të
Sabija Izetbegoviç

Më 6 mars, Senati i Universitetit të Sarajevës anuloi diplomën e magjistraturës së shkencave mjekësore të Sebija Izetbegoviç, drejtoreshë e Qendrës Klinike Universitare të Sarajevës. Senati pranoi analizën e komisionit, i cili u emërua më 1 shkurt me detyrë që të analizojë dokumentacionin e mbledhur dhe të verifikojë besueshmërinë e dokumenteve për studimet pasuniversitare të Sebija Izetbegoviçit.

Komisioni, i udhëhequr nga Muhamed Ajanoviç, dekan i Fakultetit të Stomatologjisë, ka identifikuar një sërë mangësish dhe i ka dërguar Senatit propozim zyrtar për anulimin e diplomës në nivel master të drejtoreshës së Qendrës Klinike Universitare.

Vendimi u mor me 30 vota për, pesë ishin kundër dhe gjashtë abstenuan. Kundër vendimit të Senatit nuk mund të bëhet ankesë, por procedura mund të inicohet në gjykatën kompetente në Sarajevë brenda 30 ditëve. Rektori i Universitetit të Sarajevës, Rifet Shkriel, tha se Izetbegoviç "nuk i ka përmbushur të gjitha obligimet e provimeve në Fakultetin e Mjekësisë në Sarajevë".

Pasi që me këtë vendim anulohet titulli i magjistraturës, Shkriel tha se ky vendim mund të nënkuptojë që Izetbegoviç do të humbasë edhe titullin e doktoraturës dhe rrjedhimisht edhe postin e profesoreshës në Fakultetin e Mjekësisë në Sarajevë.

“Kontestohet që diploma e magjistraturës nuk është dorëzuar në Universitet dhe nuk ekziston. Sot një nga prodekanët e Fakultetit të Mjekësisë dhe një përfaqësuese në Senat deklaroi se Izetbegoviç nuk e ka pasur kurrë atë diplomë në dorë. Nuk ka vërtetim të provimeve nga Zagrebi”, tha Shkriel.

Gjatë seancës së Senatit, Sebija Izetbegoviç, njoftoi se do të ngre kallëzim penal për keqpërdorim të pozitës dhe shpërdorim të autoritetit, për diskriminim dhe për të deklarata të pavërteta në përpjekje për ta diskredituar atë si profesoreshë e rregullt në Universitetin e Sarajevës.

Izetbegoviç është anëtare e Partisë udhëheqëse Boshnjake për Veprim Demokratik (SDA) dhe është gruaja e Bakir Izetbegoviq, president i këtij subjekti politik.

Në vitin 2021, Prokuroria e Kantonit të Sarajevës nisi një hetim lidhur me diplomën e Izetbegoviçit. Nga autoritetet kroate është kërkuar dokumentacion, sepse Izetbegoviq ka deklaruar se një pjesë të specializimit e ka kryer në Zagreb. Ministria e Shkencës dhe Arsimit e Republikës së Kroacisë ka njoftuar se Sebija Izetbegoviç është regjistruar në studimet pasuniversitare në Zagreb, por ministria nuk ka informacione për provimet që i ka dhënë.

Më 2 korrik 2021, Administrata për Çështjet e Inspektimit të Kantonit të Sarajevës përcaktoi se titulli i magjistraturës së Izetbegoviç kërkon kontrolle shtesë. Sipas ligjit, Universiteti gëzon autonomi dhe vetëqeverisje, duke përfshirë organizimin e brendshëm, miratimin e statusit dhe të tjera. Ai financohet nga buxheti shtetëror dhe të hyrat vetanake. Senati vendos për të gjitha çështjet akademike dhe profesionale, përfshirë zgjedhjen e rektorit, me votim të fshehtë, ndërmjet profesorëve të rregullt, për një mandat katërvjeçar.

Sebija Izetbegoviq është drejtoreshë e Qendrës Klinike Universitare të Sarajevës. Ajo u emërua nga Bordi i Drejtorëve. Për emërimin në këtë post, miratimin e jep ministri Federal i Shëndetësisë./REL

sabija izetbegovic

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin