8 April 2024, 14:31
Nga M.B
Foto ilustruese
SHBA- Ari arriti një nivel të ri historik të hënën, duke vijuar rritjen e nisur që muajin e kaluar, teksa investitorët reaguan ndaj sinjaleve se Rezerva Federale do të ulë normat e interesit këtë vit edhe pse inflacioni mbetet mbi objektivin e bankës qendrore të SHBA, shkruan Financial Times. Shefi ekzekutiv i JPMorgan Chase, Jamie Dimon, ka paralajmëruar se inflacioni dhe normat e interesit në SHBA mund të mbeten më të larta se sa presin tregjet për shkak të shpenzimeve të larta të qeverisë. Në letrën e tij vjetore drejtuar aksionerëve, kreu i bankës më të madhe amerikane për nga aktivet tha se JPMorgan parashikon se normat e interesit mund të luhate nga 2 në 8 për qind.
“Është e rëndësishme të theksohet se ekonomia po ushqehet nga sasi të mëdha të shpenzimeve të deficitit qeveritar dhe stimujve të viteve të kaluara,” shkroi Dimon.
“Ekziston gjithashtu një nevojë në rritje për shtimin e shpenzimeve ndërsa po kalohej drejt një ekonomie më të gjelbër, po ristrukturohen zinxhirët e furnizimit global, po shtohen shpenzimet ushtarake dhe duhen luftuar kostot në rritje të kujdesit shëndetësor”.
Ari për dorëzimet e menjëhershme u rrit me 0,3% në 2,335,70 dollarë për ons që në 1002 GMT, pasi kishte arritur më herë një nivel rekord prej 2,353,79 dollarë. Kontratat e së ardhmes së arit në SHBA fituan 0.4% në 2,354.70 dollarë. Një tjetër arsye e rritjes së çmimeve të arit, sipas Reuters, lidhet edhe me kërkesën e fortë të sektorit zyrtar nga Azia, sidomos nga Kina dhe India.
“Rritja e fortë e arti mund të jetë ndikuar nga Banka Popullore e Kinës (PBoC), e cila po vazhdon të blejë pa fre metalin e çmuar për të 17-in muaj radhazi në mars,” tha Han Tan, analisti kryesor i tregut në Exinity Group.
Kina e shtoi zotërimin e arit në 72.74 milion troy ons në fund të marsit, nga 72.58 milion ons në fund të shkurtit, treguan të dhënat zyrtare të dielën.
“Duke pasur në konsideratë që PBoC dhe Banka e Rezervës së Indisë po blejnë shufra ari ose argjendi për të shtuar rezervat e tyre përkatëse, kjo blerje pa fre nga bankat qendrore globale sigurisht që po nxit rritjen e çmimit të arit”./ Monitor
ari
Bota
8 April 2024, 14:22
N.F
Jorn Rohde
KOSOVË- Ambasadori gjerman, Jorn Rohde ka reaguar në lidhje me vendimin e Listës Serbe për mospjesëmarr...
Bota
8 April 2024, 14:17
N.F
Gynesh Veshall
KOSOVË- Prej njërës dritare të shkollës e nëpër rrugët e shtruara me kalldrëm të Prizrenit...
Bota
8 April 2024, 14:15
S.B
Thonis-Heracleion
EGJIPT- Në kohët e lashta qëndronte një qytet egjiptian i njohur për tempujt dhe portet e tij të pabes...
Bota
8 April 2024, 14:12
M.B
Këshilli i Sigurimit
NEW YORK- Këshilli i Sigurimit do të mblidhet për të shqyrtuar kërkesën e Auto...
Bota
8 April 2024, 14:02
N.F
Pamje nga dëmet
SHBA- Një tjetër incident është regjistruar në një aeroplan Boeing menjëherë pas ngritjes n&...
Bota
8 April 2024, 14:04
M.B
Foto ilustruese
GJERMANIA- Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, ka njoftuar për krjimin e një brigade gjermane në Lituani si ...
Bota
8 April 2024, 13:56
M.B
MAQEDONIA E VERIUT- Instituti i Shëndetit Publik në Maqedoninë e Veriut ka bërë të ditur të hënën se në jav&...
Bota
8 April 2024, 13:41
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Zëdhënësi i KQZ-së në Kosovë, Valmir Elezi ka konfirmuar ditën e sotme se anëtar&...
Bota
8 April 2024, 13:29
N.F
Macron dhe Vuçiç
PARIS- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po qëndron në Paris, ku të hënën do t&eu...
Bota
8 April 2024, 13:01
N.F
Pamje nga incidenti
ANGLI- Pamje tronditëse janë publikuar ku duket momenti se si një vajzë e vogël hpëton për fije t&eu...