LIVE UPDATES
Bota

"Armëpushimi nuk duket në horizont"/ Takimi në Stamboll, DW: Rusia është e kënaqur, Ukraina flet për kërkesa "të papranueshme"

Pritshmëritë ishin të larta. Ky ishte takimi i parë i drejtpërdrejtë në më shumë se tre vjet:

17 May 2025, 08:13 Nga r.ll
"Armëpushimi nuk duket në horizont"/ Takimi në
foto ilustruese

TURQI- Përfaqësuesit e Ukrainës dhe Rusisë u takuan shkurt në Stamboll. Pa rezultat po do  të bisedohet më tej. Ishte një bisedë pa parakushte, siç kishte paralajmëruar presidenti Putin, që donte ta bënte të qartë  me sa duket menjëherë, se nuk ka nevojë për armëpushim dhe sigurisht nuk ka nevojë për ultimatume për fillimin e negociatave. Nga këndvështrimi rus, megjithatë për një paqe të mundshme, ka rrethana që nuk janë më të negociueshme, por që bota dhe Ukraina duhet t'i pranojnë. Pas bisedimeve dy orëshe Rusia është e kënaqur, Ukraina flet për kërkesa "të papranueshme". Të dyja palët kanë rënë dakord për shkëmbimin e të burgosurve: 1000 robër lufte nga secila palë, do të ishte shkëmbimi më i madh i të burgosurve deri më sot.

Si erdhi deri tek negociatat në Turqi?

Vetë Vladimir Putin propozoi "negociata të drejtpërdrejta" me Ukrainën dhe ate në Turqi, pasi Shtetet e Bashkuara iu bashkuan presionit të disa vendeve evropiane ndaj Moskës. Por me kërkesën e Ukrainës dhe BE-së që, ndërsa negociatat janë në zhvillim e sipër, armët të heshtin për 30 ditë, Putini nuk u dakordua. Për një kohë të gjatë nuk ishte e qartë nëse Putini do të shkojë në Stamboll në bisedimet Ukrainë-Rusi. Zelensky tha se do ta presë atje personalisht, edhe Trump e kishte lënë të hapur mundësinë e shkuarjes atje, por në fund Putini nuk pranoi armëpushimin dhe nuk shkoi personalisht në Stamboll. Kështu që bisedimet mbahen në një nivel shumë më të ulët.

Pse Turqia?

Siç ndodhi edhe gjatë bisedimeve të para në mars 2022, Turqia përsëri ofroi të priste negociatat. Por iniciativa erdhi nga vetë Putini. Turqia vazhdon të ruajë marrëdhënie të mira me të dy vendet. Shumë kompani turke bashkëpunojnë me Rusinë. Turqia si anëtare e NATO-s është shteti i vetëm që nuk iu bashkua sanksioneve perëndimore pas fillimit të luftës.

Megjithatë, Turqia dhe Presidenti i saj Erdogan janë në kontakt të vazhdueshëm edhe me Ukrainën. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskye ka vizituar Turqinë disa herë vitet e fundit, herën e fundit në mars të vitit 2024. Turqia gjithashtu furnizon me armë Ukrainën, veçanërisht dronë me rëndësi strategjike.

Po kështu, Turqia nuk i ka njohur përfitimet territoriale të Rusisë në Ukrainë dhe në asnjë mënyrë nuk ndihet rehat me faktin e daljes së flotës ruse nga Deti i Zi, që është një lloj dritare edhe e Stambollit.

Delegacioni rus në nivel këshilltarësh

Në vend të Putinit Rusia ka dërguar në Turqi njerëz që mezi kanë ndonjë autoritet për të marrë përsipër ndonjë detyrim. Zelensky ka kërkuar vazhdimisht që Putini të vijë personalisht në Turqi për të negociuar me të. Deri të mërkurën - një ditë para se bisedimet fillimisht duhej të fillonin - Putini nuk zbuloi nëse do të merrte pjesë. Pastaj erdhi lajmi se ai nuk do të vinte.

Delegacioni rus drejtohej nga këshilltari i presidentit, Vladimir Medinsky. Ish-ministri i Kulturës konsiderohet një ligë e dytë politike dhe u kritikua në skenën ndërkombëtare për përhapjen e propagandës së Kremlinit. Ky 54-vjeçar promovoi për shembull një pikëpamje të kontestuar të historisë ruse dhe ukrainase midis historianëve në tekstet shkollore. Shkencëtarët dhe kritikët e Kremlinit e akuzojnë atë për falsifikime dhe shtrembërime të qëllimshme të historisë.

Së bashku me Medinskin, Moska dërgoi në Turqi edhe zëvendësministrin e Punëve të Jashtme Mihail Galuzin dhe zëvendësministrin e Mbrojtjes Aleksandar Fomin. Igor Kostyukov, kreu i shërbimit të inteligjencës ushtarake ruse GRU, është gjithashtu në delegacion. Ekspertë nga Ministria e Mbrojtjes, Shtabi i Përgjithshëm, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Zyra e Presidentit duhet të marrin pjesë gjithashtu në bisedime.

Përfaqësuesit e Ukrainës

As kjo nuk ishte e qartë për një kohë të gjatë. Presidenti ukrainas Zelensky udhëtoi për në kryeqytetin turk, Ankara, ku u takua me Presidentin Erdogan të enjten. Por kur u bë e qartë se as Putin dhe as Presidenti i SHBA-së Donald Trump nuk do të merrnin pjesë në negociata, Zelensky po ashtu anuloi pjesëmarrjen e tij.

Në krye të delegacionit ukrainas, ai emëroi Ministrin e Mbrojtjes Rustem Umerov. Të gjithë negociatorët e tjerë ishin zëvendësshefa të inteligjencës, oficerë të lartë të shtabit dhe një këshilltar i shefit të zyrës presidenciale.

Fillimisht, bisedimet duhej të fillonin me 15 maj. Së pari, sipas mediave ruse, ato duhej të fillonin në mëngjes, pastaj pasdite. Por problemi ishte pikërisht çështja e përbërjes së delegacionit rus dhe niveli në të cilin mund të zhvillohet dialogu.

Dy bisedime trepalëshe janë duke u zhvilluar aktualisht: midis SHBA-së, Ukrainës dhe Turqisë, dhe midis Rusisë, Ukrainës dhe Turqisë. Tani pritet vendimi për takimin katërpalësh në formatin SHBA-Rusi-Ukrainë-Turqi. SHBA-të përfaqësohen nga Sekretari i Shtetit Marco Rubio, si dhe të dërguarit specialë Steve Witkoff dhe Keith Kellogg. Presidenti Trump anuloi një udhëtim në Turqi pasi Putin njoftoi se nuk do të merrte pjesë.

Çfarë kërkon Ukraina dhe çfarë kërkon Rusia?

Ukraina, e mbështetur nga BE dhe SHBA, fillimisht po këmbëngul për një armëpushim 30-ditor. Sipas udhëheqjes ukrainase, kjo është baza për negociatat për një marrëveshje paqeje afatgjatë. Pala ukrainase kërkon largimin e trupave ruse nga vendi dhe lirinë e plotë të Ukrainës që të veprojë si të gjitha shtetet sovrane, por edhe garanca ndërkombëtare.

Rusiatheksoi përpara bisedimeve të planifikuara se ato duhet të mbahen "pa parakushte". Kreu i delegacionit, Medinsky, e përsëriti këtë pretendim. Ministria e Jashtme ruse tha se pala e tyre ishte "e gatshme të punonte seriozisht" për të gjetur një zgjidhje. Megjithatë, fokusi duhet të jetë në "eliminimin e shkaqeve të konfliktit".

Ky është një tregues se Rusia nuk do të devijojë nga kërkesat e saj të vjetra maksimaliste - tërheqja e Ukrainës nga anëtarësimi në NATO, demilitarizimi i vendit dhe përvetësimi i territorit të Ukrainës në të cilin kanë depërtuar forcat ruse./DW

negociata ukraine rusi

Sondazh

Bota 16 May 2025, 18:20 N.F

Sa paguhen deputetët në Gjermani?

Foto ilustruese GJERMANI- Bundestagu ka 630 deputetë, 100 më pak se ai i mëparshmi. Po si paguhen deputetët, sa janë të ardhu...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin